Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi studimi “Buxheti i kohës”

Popullsia bullgare pjesën më të madhe të kohës e kalon në gjumë (40%), pas kësaj vijnë kujdeset për familjen (15%) që përfshijnë gatimin e ushqimit, pastrimin, kujdeset për fëmijët dhe të moshuarit në familje. Mesatarisht 8 orë në ditë bullgari punon, burrat kanë me afro 40 minuta më shumë zënie në punë në krahasim me gratë. Por femrat ndryshe nga burrat ndajnë më shumë kohe për punë suplementare. Gjatë viteve pakësohet pjesa e dëfrimeve dhe ato zëne po thuaj 7 për qind prej 24 orëve të ditës së bullgarit. Ai preferon të çlodhet duke komunikuar me fqinjët, miqtë ose të afërmit ose duke zgjedhur shëtitjet ose turizmin. Një pjesë të madhe prej kohës së tyre njerëzit ndajnë për lexim, shikim të televizionit dhe dëgjim të radios. Të tilla janë rezultatet e studimit të fundit të buxhetit të kohës, zhvilluar nga Instituti kombëtar i statistikave në periudhën e viteve 2001-2002. Gjatë këtij muaji statistikët fillojnë një studim të ri, të pestin sipas radhës, që do të jetë gjatë gjithë vitit për buxhetin e kohës. Ai është pjesë e programit Evrostat (zyra statistikore pranë Komisionit Evropian) për studimin unik të buxhetit të kohës në vendet evropiane. Ai jep mundësi për krahasimin e rezultateve në përpjesëtime evropiane. Një studim i tillë lejon gjithashtu të analizohen proceset ekonomike dhe sociale që ndodhen në një shoqëri, si edhe mbi bazën e konkluzioneve prej tij të formohen politika te reja.

“Nga sindikatat morëm letra me propozim të përfshijmë në studimin dhe udhëtimin e njerëzve deri në vendin e punës, sepse mendojnë, se humbet shumë kohë për udhëtim – jep një shembull Jordan Kallçev nga Instituti kombëtar i statistikave. Në vendet perëndimore koha e udhëtimit deri në vendin e punës gjithashtu është e gjatë, sepse njerëzit preferojnë të jetojnë në periferinë e qytetit. Por këtu lindet pyetja si të optimizohet rrjeti ynë i transportit.”

Në studim janë përfshirë mbi 3 000 familje nga gjithë vendi, të cilat plotësojnë një Ditar të posaçëm për shfrytëzimin e kohës. Në të ato duhet të shënojnë çfarë kanë bërë brenda 24 orëve. Buxheti i kohës është një tregues universal, i cili lejon të karakterizohen kushtet e jetesës në vendet e veçanta, shpjegon zoti Kallçev.

“Kur flasim p.sh. për punën shtëpiake, nuk ka vend, ku burrat të ndajnë më shumë kohë për të, se sa gratë – thotë Ellka Jakimova, udhëheqëse e studimit për Bullgarin. Tjetër është çështja, se në disa shtete evropiane, p.sh. në ato skandinave – Suedia, Finlanda, koha që burrat ndajnë për punën shtëpiake, është e përafërt me atë të grave. Ndërsa në vende si Bullgaria dhe Italia, dallimet janë shumë më drastike. Për shembull, meshkujt tek ne ndajnë rreth 2 orë e gjysmë për detyrimet e tyre shtëpiake, ndërsa gratë mbi 5 orë e gjysmë për punën në shtëpi. Në Itali dallimet janë edhe më të mëdha. Puna shtëpiake ndikohet nga zhvillimi i ekonomisë. Me depërtimin e lehtësimeve të ndryshme në familje si makinat për larjen e enëve, lavatriçet etj, me zhvillimin e industrisë kulinare, ajo kërkon më pak kohë. Një gjyshe në fshat për të bërë një byrek i nevojiten 1 -2 orë, ndërsa në qytetet ne mund ta bëjmë byrekun me peta të gatshme që kërkon vetëm gjysmë ore.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD