Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Berkovica – natyrë e pasur dhe histori e lashtë

Foto: Veneta Nikolova
Në gjinjtë e maleve bullgare zhyten shumë qytete piktoreske, në të cilët ndjehet atmosfera e së kaluarës historike. Era në ato vendbanime sikur është e plotësuar me romantikën e trimërive heroike dhe me idilin e jetës së qetë në mesë të natyrës së bukur. Ato qytete të lashta sot në mënyrë tërheqëse gërshetojnë të kaluarën dhe të tanishmen. Kështu ata bëhen më interesante për ata njerëz, që kërkojnë pushim dhe argëtim jashtë qendrave të mëdha pushimore.

Një qytet i tillë është Berkovica. Ky është një vendbanim jo i madh. Bullgarët e lidhin emrin e qytetit me shkrimtarin e njohur bullgar Jordan Radiçkov, me bandën e qytetit Berkovica dhe me festivalet e shumta, që organizohen në të.

Qyteti Berkovica struket në rrëzat e malit Ballkan, nën shtatin e fuqishëm të majës Kom. Ai është i rrethuar nga pyjet e dendura ahu dhe pishnajat e fuqishme. Afërsia e pyllit, përrenjtë me uji kristaltë të pastër, barnat dhe lulet aromatike e bëjnë ajrin e kthjellët dhe të tejdukshëm. Nga maja Kom qyteti Berkovica shihet si në pëllëmbë dhe i ngjan një qilimi të gjelbër, zbukuruar aty këtu me bardhësinë e shtëpive dhe me të kuqen e çative. Qyteti u themelua në kohën më të lashtë. Dëshmitë e para historike për jetën në ato troje datojnë nga mijëvjeçari i parë para erës sonë. Atëherë fisi trak triballi populluan ato troje. Gjatë shekujve XVIII-XIX, Berkovica u afirmua si një vatër kulturore dhe ekonomike me zanate të zhvilluara. Një lulëzim të vërtetë në ekonomi dhe në kulturë qyteti arriti gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Gjatë kësaj epoke u ndërtua gjimnazi dhe shkolla e parë profesionale në Bullgarinë Veriperëndimore. Edhe sot e kësaj dite qyteti Berkovica vazhdon të jetë një nga qendrat kulturore të rajonit veriperëndimor. Vet banorët e quajnë vendbanimin “qyteti i festivaleve”. Këtu organizohet Festivali Ndërkombëtar i Arteve Fëmijësh “Këpucë me lustër”, Festivali i Muzikës Rok – “Berkrok” dhe Festivali Folklorik “Ballkani këndon dhe vallëzon”.

Festivali “Berkrok” ka popullaritet të madh ndër admiruesit e muzikës rok në Bullgari. Në skenën e tij talentin e tyre kanë shfaqur më se 100 grupe dhe këngëtarë nga vendi dhe nga jashtë. Atmosfera specifike, që krijohet brenda ditëve të festivalit tërheq shumë turistë bullgarë dhe të huaj. Këtu mund të shihen familje të tëra, që vijnë jo vetëm të dëgjojnë muzikën e preferuar por edhe të njihen me tendencat më të reja në këtë stil muzikor. Jordan Radiçkovi është një nga shkrimtarët e respektuar bullgar. Librat e tij janë të përkthyera në dhjetëra gjuhë të huaja. Ky shkrimtar origjinal futi në letërsinë bullgare atmosferën e “realizmit origjinal magjik” kombëtar. Për nderë të tij në qytet ngrihet një monument interesant me emrin “Pema e jetës”. Ai u krijua nga druri, mbi të cilin janë të gdhendur heronj dhe skena nga veprat e shkrimtarit. Në qytetin Berkovica do të realizohet edhe një projekt i madh për krijimin e qendrës sportive dimërore. Për adhuruesit e malit ka shumë shtigje ekologjike.

Qyteti Berkovica është një nga vendbanimet e shumta në Bullgari, në të cilët njeriu zbulon kuptimin e fjalëve “Zoti iu dhuroi bullgarëve një copë prej Parajsës”. Natyra është shumë e pasur, historia e qytetit është tepër e lashtë. Një vend i mrekullueshëm dhe piktoresk për shëtitje janë Ujëvarat me emrin Hajdushki. Shtegu drejt tyre gjarpëron përmes një pylli ahu, ku dëgjohet cicërima e zogjve dhe ndjehet aroma e freskisë pyjore. Përmbi qytet ngre shtatë krenar maja Kom, lartësia e së cilës është 2016 metra mbi nivelin e detit. Në rrugën për në pushimoren Vërshec është edhe Manastiri Klisurski – i katërti për nga madhësia në Bullgari. Në mesë të qytetit shtrihet kodrina Kaleto, ku edhe më sot mund të shihen rrënojat e kohës romake. Nga pika më e lartë e kësaj kodrine hapet një pamje e mrekullueshme drejt mbarë qytetit Berkociva.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistët meksikanë vijnë tek ne për turne kulturore

Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..

botuar më 24-05-26 6.10.PD
Bethany Hughes

Thesaret e Bullgarisë “shkëlqyen” në transmetimin e Bethany Hughes më 24 Maj (VIDEO)

Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..

botuar më 24-05-25 9.35.PD
Kisha „Shën Dhimitër i Selanikut“ (Mirovliti) u ndërtua midis viteve 1876 dhe 1892

Për fshatin Garvan, mullirin e vjetër dhe kush janë grebencite

Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..

botuar më 24-05-22 7.05.PD