Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Rusia konfirmuan angazhimet e tyre në kuadrin e projekteve të përbashkëta energjetike

Takimi i ministrit bullgar të ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov me homologun e tij rus Sergej Shmatko gjatë shtatorit në Sofje.
Foto: BGNES
“Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në kuadrin e tre projekteve energjetike janë pjesë e lojës moderne, që përshkruhet nga laureatit i çmimit Nobel Jon Nash. Në të arrihet paritet, në të cilin fitojnë edhe të dy palët” – kështu eksperti mbi energjetikën, prof. Atanas Tasev komentoi për Radio Bullgarinë takimin e ministrit bullgar të ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov me homologun e tij rus Sergej Shmatko dhe me zëvendëskryeministrin e Rusisë Sergej Sobjanin. Në këtë takim Bullgaria dhe Rusia konfirmuan angazhimet e tyre për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma jugore”, naftësjellësit “Burgas-Aleksandrupolis” dhe të Centralit atomik “Belene” në territorin bullgar.

Bullgaria i dha një sinjalizim të qartë Rusisë, se nuk do që të shqyrtojë tre projektet në paketë, por me kujdes do të vlerësojë secilin prej tyre nga pikëpamja e efektivitetit të tyre ekonomik. Pas takimit të kryeministrit bullgar Bojko Borisov me homologun e tij rus Putin para një muaji, kryeministri rus e kuptoi drejtë sinjalizimin, duke nënshkruar tre marrëveshje të veçanta. Vizita e ministrit Trajkov në Moskë ishte paraprirë nga një sërë spekulimesh në shtypin rus, se Bullgaria do të zëvendësohet nga Turqia në ndërtimin e dy projekteve. Rast për këtë ishte vendimi i Ankarasë t’i japë leje Rusisë për studime që kanë të bëjnë me kalimin e gazsjellësit “Rryma jugore” nëpër territorin e saj. Vendi rus i ka garantuar Bullgarisë se gazsjellësi do të kalojë përmes ujërave territoriale turke, ndërsa segmenti tokësor do të vazhdojë përmes Bullgarisë.

Nxitimi me projektin ruso-turk për ndërtimin e naftësjellësit “Samsun-Xhejhan” shkaktoi komente në drejtim se kështu do të eliminohet naftësjellësi “Burgas -Aleksadrupolis”. Të dy impiantet janë konkurruese dhe ai që do të ndërtohet i pari dhe do të dëshmojë kushte më të mira tregtare, do të fitojë shanse më të mëdha për realizimin e kapacitetit”, deklaroi në kohën e takimit në Moskë ministri rus i energjetikës Sergej Shmatko.

“Për mua “Samsun Xhejhan” është një mundësi që pala bullgare të tërhiqet në mënyrë delikate nga projekti “Burgas-Aleksandrupolis” – shpreh pozitën e tij prof. Atanas Tasev. Kemi probleme serioze për realizimin e tij dhe ai përbën rrezik potencial për ekologjinë e Detit të Zi. Projekti “Samsun-Xhejhan” është me përpjesëtime më të mëdha dhe zgjidh problemet e transitit të naftës. Për mua dy projektet janë konkurruese, por përparësi ka “Samsun-Xhejhan”.

Pas bisedimeve në Moskë u bë e qartë, se parashikohet rritje e dyfishtë e kapacitetit të “Rrymës jugore”. Profesor Tasev komentoi, se me dyfishimin e sasive të transitit, përmes gazsjellësit jugor do të kalojnë tashmë 63 miliardë metra kub gaz për vit, ndërsa përmes atij verior baltik – 55. Shuma e dy shifrave jep totalin prej 118, aq sa është transiti i gazit rus përmes Ukrainës. D.m.th. qëllimi i dy projekteve është të kalohet anës Ukrainës për të evituar problemet eventuale me ndërprerjen e gazit.

Projekti i tretë është ndërtimi i Centralit atomik “Belene”. “Shteti bullgar ka ndërmend të heq dorë nga pjesa e tij prej 51 % e centralit, duke ofruar pjesë prej saj investitorëve të huaj. Njeri prej klientëve të mëdhenj për blerjen e aksioneve të shtetit është pikërisht Rusia. Këto ditë u bë e njohur, se edhe kompani energjetike italiane kanë shfaqur interes ndaj kësaj oferte.

“Nuk jam përkrahës i idesë që shteti bullgar të heqë dorë nga pjesëmarrja e saj prej 51% - thotë eksperti energjetik. Sepse pjesë marrja e shtetit në projekte të tilla të mëdha është një indikator serioz për investitorët e tjerë. Tërheqja nga pjesa financiare e projektit, nuk do të thotë, se shteti do të distancohet nga problemet e tjera të centralit.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria mbuloi standardin e Eurozonës për inflacionin në vitin 2024

Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..

botuar më 25-01-16 5.45.PD
Dimitër Gllavçev

Brenda ditëve do të përmbushim kriterin e katërt për Eurozonën – stabilitetin e çmimeve

Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..

botuar më 25-01-08 4.27.MD

Anëtarësimi në Eurozonë sjell pluse për biznesin dhe ekonominë bullgare

Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..

botuar më 25-01-08 1.03.MD