Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhja e profesionit – një dilemë midis pragmatizmit dhe krijimtarisë

“Çfarë profesion të zgjedh?” është pyetja, e cila qëndron para të gjithë të rinjve, që lënë prapa pakujdesisë së fëmijërisë dhe hyjnë në botën e të moshuarve. Për të mirën ose për të keqen, pothuajse gjysma e jetës së njeriut kalon në vendin e punës. Kështu që padyshim rruga drejtë lumturisë kalon edhe përmes zgjedhjes së profesionit të përshtatshëm. Disa fëmijë e kanë të qartë çfarë do të bëhen që nga vogëlia. Mirëpo, ka të tillë, të cilët për një kohë të gjatë trullosen të hutuar çfarë të gjedhin për profesion. Jo rrallë ata njerëz mbeten të pakënaqur për tërë jetën. Ëndrrat në zgjedhjen e profesionit nuk janë gjithçka. Psikologët janë kategorik, se zgjedhja duhet të jetë në përputhje edhe me veçoritë individuale. Shpesh herë në ato çaste prindërit ndërhyjnë në jetën e fëmijëve, por nuk mund të thuhet, se ata janë këshilltarët më të mirë. Një gabim bëjnë ata prindër, që dëshirojnë t’u imponojnë fëmijëve vullnetin e tyre të prirë nga ambicione të parealizuara. Mirëpo ka një kategori të rinj dhe të reja, të cilët zgjedhin profesion, në të cilin mund të kombinojnë krijimtarinë me pragmatizmin.

Një zgjedhje e tillë ka bërë Denica, e cila tani është nxënëse e klasës së XI në Shkollën Kombëtare të Arteve Figurative “Akademik Ilija Petrov” specialitetin “Pikturim”. Lidhur me këtë ajo tregon: “Në Shkollën tonë ka specialitete të ndryshme interesante – “Pikturim”, “Skulpturë”, “Grafikë”, “Grafika kompjuterike”. Unë e zgjodha specialitetin “Pikturim”. Kam dëshirë që pas mbarimit të shkollës të orientohem te dizajni dhe të punojë në fushën e reklamës.”

Denica është e bindur, se me gjithë dëshirën e madhe të vizatojë, ajo nuk do të jetë në gjendje të nxjerrë bukën e gojës me këtë punë. Një qëndrim të tillë shpreh edhe docenti Johan Jotov – pedagog i grafikës në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative. Ai është anëtar i Komitetit të Kujdestarisë pranë Shkollës Kombëtare të Arteve Figurative “Akademik Ilija Petrov”, sepse edhe biri i tij mëson në të:

“Është e vërtetë, se me çdo vit që po kalon nuk shfaqet interes ndaj profesionit të piktori. Është fakt, se ulet numri i të rinjve, që kanë dëshirë të mësojnë në shkollën ose në akademinë e arteve figurative. Në të kaluarën jo të largët, puna e piktorit dhe qëndrimi ndaj tij nga ana e shoqërisë ishte krejt e ndryshme. Piktori ishte një njeri i respektuar. Tani në kohën e ekonomisë së tregut situata u ndryshua krejtësisht. Sot nuk është rentabile, që piktori të merret vetëm me pikturim. Nga ana tjetër, një piktor mund të krijojë tërë jetën me etje dhe dashuri, por puna e tij të vlerësohet mezi pas vdekjes. Kështu që sot, nuk do të jetë e tepruar në se do të themi, se arti figurativ shndërrohet në një punë aristokratike dhe njeriu në të vërtetë duhet të jetë tepër i pasionuar pas krijimtarisë, që të vazhdojë të punojë dhe të përsoset. Biri im preferoi si specialitet grafikën. Në sajë të saj ai do të ketë mundësi të zhvillojë talentin e tij në fusha të ndryshme. Në shkollë nxënësit mësojnë teknika klasike grafike dhe forma dhe metoda moderne të grafikës, grafika digjitale dhe shtypi digjital. Thënë me fjalë të tjera, nxënësit disponojnë një bazë të pasur diturish për zhvillimin e tyre të ardhshëm profesional.”

Drejtoresha e Shkollës Kombëtare të Arteve Figurative “Akademik Ilija Petrov” Marija Landova është optimiste për realizimin profesional të nxënësve të saj. Ajo e argumentoi qëndrimin e vet kështu:

“Një perceptim i afirmuar për pamjen e piktorit është,
se ai është një njeri artistik me berete, i cili e mban në duart një palete dhe vizaton peizazhe. Mirë po ky është një përfytyrim i gabuar. Piktorët janë kudo. Në fakt mbarë bota është fryt i punës së tyre. Duke filluar me këpucët dhe veshjet, deri në sendet e zakonshme që shfrytëzojmë në jetën e përditshme – të gjitha këto janë vepra të krijimtarisë njerëzore. Pas mbarimit të shkollës shumë nxënës fillojnë të punojnë si dizajnerë. Është fakt, se specialistët kompjuterik nuk janë në gjendje të projektojnë ndonjë model, ose të bëjnë një reklamë të ndonjë produkti. Për këtë njeriu duhet të ketë mendim krijues dhe talent. Dhe pikërisht ato veçori formojmë te nxënësit tanë në procesin e mësimdhënies. Nxënësit e Shkollës Kombëtare të Arteve Figurative jo vetëm që kanë shije dhe talent, por ata mund të krijojnë. Duke marrë parasysh faktin, se ata zotërojnë gjuhën universale të arteve figurative, ata janë në gjendje të punojnë kudo në botë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Krasimir Martinov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD

Në hap me kohën, Sinodi lëshon një aplikacion ortodoks për të rinjtë

Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..

botuar më 25-11-03 10.09.PD