Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrojtja e interesave të policisë kalon përmes besimit të shoqërisë

Policia është një institucion i komplikuar dhe mbrojtja e interesave të nëpunësve të saj nuk është vetëm çështja sindikale ose profesionale. Në vendet demokratike sektori i sigurisë është i fuqishëm, vetëm kur nëpunësit e tij janë të respektuar dhe kanë autoritet në shoqëri. Ky është qëndrimi i sociologut Antonij Gëllabov. Në një forum me temë “Mbrojtja e interesave të nëpunësve të policisë”, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”, ai prezantoi dinamikën e orientimeve shoqërore nga pikëpamja e besimit dhe përkrahjes së veprimeve të policisë gjatë viteve të tranzicionit.

Sipas të dhënave, në vitin 1992 policia kishte përkrahjen e 44 për qind të të anketuarve, përderisa në vitin 2000 – kjo përqindje uli në 37. Gjatë periudhës së viteve 2001-2004 shihej një tendencë e rritjes së përkrahjes dhe besimit te policia. Mirë po, në periudhën tjetër midis viteve 2005-2008 u regjistruan përqindjet më të ulëta të përkrahjes dhe besimit. Sipas anketimeve 9 nga 10 bullgarë mendojnë, se ligji nuk respektohet. Ja përse pjesa dërmuese e qytetarëve nuk kërkojnë ndihmën e organeve kompetente. Për shkak të mungesës së besimit dhe të frikës nga hakmarrja, gatishmëria shoqërore për të dhënë dëshmi në gjyq është tepër e ulët. Sipas sociologëve ato rezultate vet vetiu janë tepër shqetësuese. Kur pjesa dërmuese e popullsisë mendon, se ligji nuk respektohet, se njerëzit nuk janë të barabartë para ligjit, se ligji aplikohet në varësi të njeriut, kjo do të thotë se ka problem në vet thelbin e shtetit, në demokracinë dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Sociologu Antonij Gëllëbov vazhdon:

“Brenda 17 viteve të fundit shihet një amplitudë e madhe në besimin dhe mosbesimin ndaj organeve policore. Dhe një pjesë nga problemi lidhur me pamjen publike të policisë përqendrohet edhe në stabilizimin e institucioneve demokratike. Çdo policë e ka të qartë, se kur ka nevojë më të madhe, mund të mbetet i pambrojtur nga politikanët. Prandaj ai nuk e ka sedrën dhe autoritetin të mbrojë normat dhe ligjet.”

A është e prirë shoqëria bullgare të përkrahë idenë për mbrojtjen më të madhe të policëve bullgarë?

Kësaj pyetjeje iu përgjigjet sociologu Antonij Gëllëbov: “Është tepër e vështirë t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, sepse vetë njerëzit në Bullgari e ndjejnë veten të pasigurt dhe të kërcënuar. Nuk ekziston edhe solidariteti të pranohet, që policët në të vërtetë rrezikojnë jetën e tyre. Prandaj mungon përkrahja e kërkesës së policëve të jenë më mirë mbrojtur. Por një gjë është e sigurt, se ato probleme mund të kapërcehen nëpërmjet diskutimeve dhe sinqeritetit, shfaqur nga të dyja palët.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesella Rajçinova nga Bat Jam: Ditët kritike për vendime të rëndësishme janë përpara

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe përzierjes së më shumë vendeve në konflikt. "Nga ana e Izraelit, Iranit dhe grupeve terroriste, ne..

botuar më 24-10-04 5.10.MD

Shkencëtarët mbështesin shkollat ​​me mësime mbi mënyrat e jetesës së shëndetshme në mjediset urbane

Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..

botuar më 24-10-04 5.45.PD

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD