Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aspektet ekologjike të uzinës së ardhshme për përpunimin e plehrave të kryeqytetit

Me gjithë përparimin e arritur nga Bullgaria në administrimin e plehrave, pjesa dërmuese prej plehrave organike hidhet në plehërishtat dhe në depot afër qyteteve të mëdha të vendit. Mirë po, plehrat organike janë një bombë me shpërthim të vonuar. Në kushtet anaerobe, pra shpërbërja e lidhjeve organike në mungesë oksigjeni në rast mbyllja e plehërishtës, hidrokarburet nga plehrat shndërrohen në metan, i cili në një moment mund të plaset. Në fakt, kjo ndodhi para disa vitesh me plehërishtën në Stamboll. Si rezultat i plasjes vdiqën 12 veta dhe 42 shtëpi u shkatërruan. Jo vetëm për ekzistencën e këtij rreziku dhe për kërcënimin e Bullgarisë me sanksione financiare nga Komisioni Evropian, kohët e fundit në qytetin gjenerator më të madh të plehrave në Bullgari – Sofje, u shpejtua procedura e ndërtimit të uzinës për përpunimin e plehrave. Projekti për të ashtuquajturin sistem të integruar impiantesh për përpunimin e plehrave përfshin një uzinë për trajtim mekanik dhe biologjik të plehrave shtëpiake, instilacione për veçim dhe kompostim të plehrave të gjelbra dhe depo për plehrat jo të rrezikshme. Sistemi do të ndërtohet në rajonin e fshatrave Jana dhe Gorni Bogrov në afërsi të kryeqytetit. Sipas planeve të bashkisë instilacioni duhet të jetë gati deri në vitin 2011.

Përderisa Sofja bënë hapat e parë në ndërtimin e uzinës për plehrat, kryeqyteti austriak Vjena që në vitet 50-të të shekullit të kaluar zgjidhi këtë problem. Kështu në vend të groposin plehrat në dhe, austriakët përpunojnë ato dhe i djegin. Një shembull në këtë drejtim është uzina e Vjenës “Shpitellau”, uzinë kjo e cila përbën edhe një atraksion turistik. Shkencëtarja e njohur profesoresha Marija Zllateva, e cila prej vitesh merret me problemet e kompostimit, shndërrimi i plehrave organike në pleh, shpjegon:

“Austria është ndër vendet evropiane, që zgjidhën problemin me plehrat në mënyrën më të mirë. Në Vjenë ka një uzinë për djegien dhe ajo është e para e këtij lloji në Evropë. Mirë po, në kryeqytetin austriak u ndërtua edhe uzina më moderne për veçimin e plehrave, megjithëqë banorët e Vjenës në mënyrë precize veçojnë plehrat e tyre në 8 ena të ndryshme. Të gjitha punimet në uzinën e veçimit kanë të bëjnë me pastrimin e plehrave që shpërbëhen në mënyrë biologjike. Kështu që kryeqyteti austriak ka një uzinë për veçimin e plehrave, një uzinë për kompostimin e biomasës së pastruar dhe një uzinë për djegien e të gjitha plehrave, që nuk mund të kompostohen.”

Në projektin e sistemit të integruar të impianteve për trajtimin e plehrave të Sofjes gjithashtu parashikohen instilacione për veçimin dhe kompostimin. Parashikohet gjithashtu, që pas përpunimit mekanik të plehrave të prodhohet lëndë djegëse – biodizel ose biometan. Mirë po, problemi është që në Bullgari struktura e plehrave ndryshohet nga struktura e plehrave të shteteve evropianoperëndimore. Tek ne biomasa dhe letra përbëjnë 60-70 për qind nga plehrat e hedhura. Shkak për këtë është, se pjesa dërmuese e familjeve bullgare vet gatuajnë në shtëpi dhe kështu hedhin më shumë plehra ushqimore. Në Evropën Perëndimore biomasa përbën 5-10 për qind nga plehrat. Që të punojë në mënyrë efektive uzina e kryeqytetit, instilacioni kryesor në të duhet të jetë për kompostimin e plehrave. Sipas profesoreshës Zllateva, në se në Sofje do të pranohet si metodë dominuese djegia e plehrave, kjo do të kërcënojë jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe do t’i sjell dëme të mëdha ambientit rrethues. Kjo për shkak se në rast djegie të biomasës lëshohen lëndët toksike – dioksin dhe furan në ajër, gjë që provokon sëmundjet e kancerit. Lidhur me këtë profesoresha Zllateva thekson:

“Ekipe të instituteve më të mëdha botërore, që studiojnë ndryshimet e klimës, zbuluan, se dëmet më të mëdha të natyrës sjell djegia e plehrave. Emisioni më i dëmshëm, që lëshohet është dyoksidi karbonik. Ekspertët njoftuan, se si rezultat i djegies së plehrave, pyjeve dhe qymyrgurit planeti u privua nga një pjesë e madhe e materisë. U evidentua, se në se deri në vitin 2050 nuk do t’i jepet fund djegies së sasive aq të mëdha plehrash, Toka do të jetë e detyruar të marrë materi nga ndonjë planetë tjetër, që të vazhdohet jeta në të.”

Në ç’shkallë ekipi, që merret me ndërtimin e uzinës së plehrave afër kryeqytetit, do të marrë në konsideratë rekomandimet e shkencëtarëve, mezi tani do të shikojmë. Mirë po, një gjë është e siguritë, se e ardhmja e të gjithëve, është në varësi të dëshirës njerëzore të jetohet në përputhje me zakonet natyrore. Prandaj një nga idetë e ekologëve është që plehrat të shfrytëzohen si burim i energjisë. Për këtë më shumë hollësi sjellë prapë profesoresha Zllateva:

“Plehrat mund të shfrytëzohen për prodhimin e energjisë, pasi prej tyre do të nxirret hidrogjeni. Pas shpërbërjes së hidrogjenit si rezultat i djegies, mbetet vetëm uji. Një pjesë tjetër prej plehrave mund të kompostohet dhe kështu të shndërrohen në pleh organik. Nëpërmjet kompostimit rivendoset lënda organike në dhe, lëndë kjo e cila soset nga dheu dhe në se ky proces do të vazhdojë planeti do të bëhet shkretëtirë. Rajonet shkretohen si rezultat i mungesës së lëndës organike. Krahas kësaj duhet t’i kushtojmë vëmendjen e domosdoshme kalciumit. Pa kalciumin në natyrë nuk do të ekzistonte kjo larmi e madhe biologjike.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Krasimir Martinov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD