Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në buxhetin e vitit 2010 pakësohen parat për ndihmën spitalore

Foto: BGNES
“Një picë e vogël pa mish” - kështu ministri i financave i Bullgarisë Simeon Djankov prezantoi në mënyrë figurative përpara gazetarëve buxhetin e vendit për vitin 2010. Nga kjo picë një copë vogël është caktuar për financimin e shëndetësisë gjatë vitit të ardhshëm. Spitalet do të marrin me 300 milionë leva më pak në krahasim me këtë vit. Më pak mjete do të livrojë shteti edhe për programet profilaktike dhe për riimbursimin e barnave. Është pakësuar dhe buxheti i Arkës kombëtare të sigurimeve shëndetësore. Siç u bë e qartë po vjen një vit i rëndë edhe për mjekët edhe për pacientët. Por barrën më të rëndë do ta mbajnë spitalet që kanë grumbulluar borxhe të ndryshme gjatë viteve:

“Më alarmante, për sa i përket buxhetit dhe analizës së bërë, janë borxhet e pa shlyera të institucioneve shëndetësore në fushën e ndihmës spitalore – theksoi ministri i shëndetësisë Bozhidar Nanev. – Në krahasim me vitin e kaluar ato janë rritur nga 33 deri në 51 milionë leva. Me këtë rast kemi filluar veprime të caktuara dhe po kërkohet përgjegjësi nga shefat e atyre spitaleve, që kanë lejuar mos shlyerjen e këtyre borxheve.”

Problemi është tepër serioz, sidomos duke pasur parasysh, se në Bullgarinë e vogël spitalet janë mbi 300. Privatizimi i spitaleve është një prej temave më akute në jetën e përditshme politike të vendit që nga fundi i viteve 90 të shekullit të 20. Në shkurt të vitit 2008 ndalimi i privatizimit të spitaleve ishte hequr nga Kuvendi popullor nëpërmjet ndryshimeve të bëra në Ligjin për privatizim dhe kontroll pas privatizimit. Sipas këtyre ndryshimeve ndalimi mbetet i vlefshëm vetëm për 67 spitale dhe qendra shëndetësore në Bullgari. Por me gjithë këtë deri tani s,kemi spitale të privatizuara. Mbrojtësit e idesë për privatizim në sektorin spitalor argumentohen me përmirësimin e pritur të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe të bazës materiale të spitaleve. Sipas tyre pas privatizimit në spitalet do të investohen më shumë para. Por interesi i investitorëve ndaj spitaleve bullgare do të varet nga sistemi shëndetësor. A do të vazhdojë monopoli ekzistues i Arkës kombëtare të sigurimeve shëndetësore apo do të krijohen dhe institute të tjera të këtij lloji. Sipas prognozave të ministër Bozhidar Nanevit monopoli mund të prishet vetëm pas vitit 2010. Sipas tij kriza financiare ka reflektuar negativisht edhe mbi procesin e privatizimit të spitaleve.

Me gjithë krizën, Ministria e shëndetësisë planifikon në vitin 2010 të shtojë 10% pagesën në Ndihmën urgjente në vend. Dikasteri parashikon gjithashtu të rriten dhe çmimet e disa shtigjeve klinike të ndihmës spitalore që paguhen nga Arka kombëtare e sigurimeve shëndetësore. Gjithashtu spitaleve do t’u ofrohen buxhete të deleguara, kurse drejtorët e tyre do të mbajnë përgjegjësi personale për shpenzimin e mjeteve të livruara.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!"

Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..

botuar më 25-11-05 2.30.MD
Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD