Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prognoza e UniKredit Grup-it për sektorin bankar në Evropën Qendrore dhe në atë Lindore

Ndryshimi i rregullave të lojës në sektorin bankar pas krizës do të ndryshojë mënyrën e funksionimit të bankave në Evropën Qendrore dhe në atë Lindore. Kjo vihet në dukje në analizën e fundit të UnikKredit Grup-it italian për gjendjen e sektorit bankar në regjionin e Ballkanit dhe në shtetet e Evropës Qendrore dhe të asaj Lindore.

Pas rimëkëmbjes së ekonomive vlerësimi i drejt i riskut në livrimin e kredive do të jetë faktori kyç prej të cilit do të varen fitimet e sektorit bankar në regjion, përfshirë dhe të bankave në Bullgari. Ndoshta institucionet bankare do të fokusohen mbi ofrimin e shërbimeve të reja në sferën e kursimeve qe të tërheqin më shumë resurse financiare. Për shkak të krizës dhe zvogëlimit të veprimtarisë së tyre në një kohë të afërt firmat nuk do të kenë nevojë për kredi bankare. Prandaj në rendin e ditës është rritja e numrit të shërbimeve të ndryshme në fushën e kreditimit në Evropën Qendrore dhe Lindore përfshirë dhe në Bullgari. Një vëmendje e veçantë do ti kushtohet biznesit të vogël dhe atij të mesëm. Sipas Kristofër Pavlov, ekonomist i përgjithshëm i degës bullgare të UniKredit Grup-it italian - UniKredit Bullbank, biznesi bankar në regjionin tonë do të fillojë rehabilitimin e tij të plot në vitin 2011. Për sa i përket bankave bullgare nga UniKredit Grup prognozojnë ule të interesit si të kredive, ashtu dhe të depozitave. Kristofër Pavlov shpjegon:

“Interesat e depozitave do të ulen dhe do të arrijnë nivelet e interesit nga fundi i vitit 2008. Krahas kësaj do të pakësohen dhe kamatat e kredive, Kjo do të vazhdojë deri në vitin 2010, që do të jetë viti më i vështirë në procesin e rimëkëmbjes së bankave. Gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm pritet dhe rritja më e lartë e kredive që nuk shlyhen. Vendet që do të preken më rëndë nga ky proces janë Lituania, Letonia, Rumania dhe Serbia. Bullgaria ka një pozitë relativisht të mirë, i ngjashme me pozitën e Kroacisë, d.m.th. numri i kredive të pashlyera tek ne do të jetë pak më i madh nga numri në shtetet e Evropës Qendrore.”
Sipas prognozave të UniKredit Bullbank kreditë, shlyerja e të cilave është vonuar më se 90 ditë nuk do të tejkalojnë 10%. Kristofër Pavlov shpjegon, se sipas llogaritjeve humbjet e sektorit bankar në Bullgari do të jenë afro 1,9 miliardë euro, ose relativisht 6% prej Produktit të Brendshëm Bruto të vendit.

“Jemi të mendimit, se këto humbje do të rivendosen në një periudhë trevjeçare, duke u nisur nga viti 2009 – thotë Kristofër Pavlov. – Sektori bankar bullgar pret krizën me rezerva shumë më të mëdha kapitalesh në krahasim me bankat e tjera të regjionit dhe në këtë kuptim shqetësimet për stabilitetin e sektorit bankar në Bullgari (doemos po të ketë shqetësime të tilla) duhet të jenë më të vogla. Sipas nesh sektori bankar në përgjithësi do të arrijë nivelet e fitimit përpara krizës, por për këtë atij i nevojiten disa vjet. Ky proces do të fillojë në vitin 2011, kur të gjitha ekonomitë e regjionit gjithashtu do të fillojnë të shënojnë rritje.”

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD