Në Bullgari ka dhjetëra mijë monumente kulturore-historike të epokave të ndryshme, të cilat bëjnë pjesë në trashëgimin botëror. Për fat të keq kjo pasuri e paçmueshme mbetet në hijen e vendpushimeve detare dhe dimërore që reklamohen gjerësisht. Por me ndihmën e fondeve strukturore të BE gjithnjë e më shumë bashki në Bullgari filluan të përpunojnë dhe të mbrojnë projekte për zhvillimin e suksesshëm të turizmit kulturor. I tillë është rasti me bashkinë e Jambollit. Projekti i përgatitur nga administrata vendore për zbatimin e praktikave të reja në turizëm financohet nga programi operativ “Zhvillimi rajonal”, ndërsa partneri kryesor në projekt është provinca Katania në Itali.
Çfarë është gjëja e përbashkët midis bashkisë bullgare Jamboll, e cila shtrihet 100 km nga bregdeti ynë jugor, dhe provincës siciliane Katania në rrëzat e vullkanit Etna? Përgjigja është – historia mijëvjeçare dhe pasuria e madhe kulturore-historike. Si Katania, ashtu dhe Jamboll u ofrojnë vizituesve më kureshtarë një shëtitje emocionale në të kaluarën dhe mundësi të njihen me pjesë prej trashëgimit kulturor botëror. Por tiparet e ngjashme midis bashkisë bullgare dhe provincës italiane janë deri këtu. Sepse, ndryshe nga Jambolli, Katania ka një përvojë po thuaj gjysmëshekullore në zhvillimin e suksesshëm të turizmit kulturor, në saj të së cilës kjo pjesë diellore e Sicilisë u imponua si një destinacion prijës në tregjet botërore turistike.
“Bezisteni” - e vetmja godinë e ruajtur në vendin tonë e stilit arkitekturor laik osman
Praktikat e suksesshme të ekspertëve italianë në fushën e turizmit do të zbatohen edhe në rajonin e qytetit Jamboll, në saj të projektit që ka nisur në bashki. Për këtë qëllim një ekip specialistësh bullgarë dhe italianë përpunojnë model për zbatimin e shembullit sicilian në zhvillimin e turizmit kulturor në bashkinë Jamboll. Parashikohet organizimi i seminareve dhe konferencave, në kohën e të cilave administrata vendore do të njihet me praktikat e suksesshme të Kataniës në këtë sferë. Vlera e projektit është 98 mijë euro dhe 75 % prej mjeteve janë siguruar në kuadrin e programit operativ “Zhvillimi rajonal” i BE, ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i shtetit. Gjatë prillit të vitit 2010 turoperatorë italianë do ta vizitojnë qytetin Jamboll për të njohur me mundësitë për zhvillimin e turizmit kulturor në rajon. Ideja është që bashkia e vogël të mund të dalë në tregjet turistike evropiane. “Aktualisht po përgatitim një paketë turistike të bashkisë, e cila të përfshijë monumentet tona më atraktive kulturore-historike, ndër to spikat Kabile - qyteti më i madh trak, i zbuluar në territorin tonë” – shpjegon Nadja Dankinova, zëvendëskryetare e bashkisë së Jambollit. Kabile është dhe objekti i parë turistik i cili frekuentohet nga çdo një turist në Jamboll.
Parku Ormana, buzë lumit Tunxha
“Pranë qytetit trak gjendet i vetmi manastir në Bullgari i ndërtuar në fushë “Lindja e Hyjlindëses”, i cili gjithashtu është një atraksion turistik – tregon zonja Dankinova. Pranë tij sipërmarrës vendës ngritën një bazë të mrekullueshme hipizmi, përreth kalon dhe lumi Tunxha. Këtu janë zbuluar dhe mbeturina të një vendi kulti trak. Supozohet, se në këto vende ka pasur observatorë astronomikë. Kemi ide që atje të montohen binokla, sepse para syve të turistëve hapen panorama të mrekullueshme drejt luginës dhe lumit Tunxha. Në krahinën tonë zhvillohet festivali ndërkombëtar “Kukerlandia”, sepse Jamboll është anëtar i Asociacionit ndërkombëtar të qyteteve të festivaleve. Rajoni ynë është i njohur me lojërat e kukerve ( burrave të veshur me maska) që zhvillohet gjatë muajit shkurt. Në lidhje me këtë në qytet mbërrijnë shumë turistë nga vendi dhe nga jashtë. Do të vëmë theksin edhe mbi traditat e prodhuesve lokalë të verës. Ndër simbolet e qytetit Jamboll është dhe Bezisteni i restauruar nga shekulli i 15. Ai është e vetmja godinë e ruajtur në vendin tonë e stilit arkitekturor laik osman. Në kuadrin e projektit do të kandidojmë për shndërrimin e tij në një qendre turistike të informacionit”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism..