Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të marrë kompensime për Centralin atomik “Kozlloduj”

Foto: arkiv
BE i lëshoi Bullgarisë 300 mln euro kompensime suplementare për mbylljen e 4 blloqeve të vjetra të Centralit atomik “Kozlloduj”. Kësti i parë prej 75 mln eurosh do të jepet në vitin 2010. Pjesa tjetër e shumës do të ndahet në këste të barabarta që do të jepen deri në vitin 2013. Para një muaji Komisioni Evropian propozoi zyrtarisht që Bullgarisë t’i lëshohen kompensime suplementare me të cilat do të financohen demontimi i reaktorëve të mbyllur si edhe projekte për rritjet e efektivitetit energjetik në vendin tonë. Do të rikujtojmë, se për shkak të aderimit të Bullgarisë në BE, vendi ynë mori përsipër angazhimin që t’i mbyllë katër reaktorët e tipit sovjetik dhe për këtë qëllim mori si dëmshpërblim nga KE 550 milionë euro në periudhën e viteve 2005-2009.

Gjatë marsit të këtij viti ish kryeministri Sergej Stanishev iu drejtua zyrtarisht KE me kërkesën për kompensime suplementare. Vendi bullgar shprehu pozitën, se dëmshpërblimi i lëshuar për mbylljen e blloqeve nuk është i mjaftueshëm. Duhet të merret parasysh fakti, se Bullgaria ishte prekur rëndë nga kriza e gazit midis Rusisë dhe Ukrainës gjatë janarit të këtij viti, sepse është në vartësi të madhe prej resurseve energjetike ruse. Çështja për kompensimet ishte shtruar përsëri edhe nga kryeministri i ri Bojko Borisov gjatë vizitave të tij jashtë shtetit. Këto ditë Parlamenti Evropian miratoi shumën prej 300 mln eurosh.

Në fakt Bullgaria nuk është i vetmi vend prej anëtarëve të rinj të BE, që merre kompensime për mbylljen e blloqeve të centralit bërthamor. Raste të tilla ka pasur me Lituanin dhe Sllovakin, të cilat gjithashtu morën mjete nga BE për nxjerrjen nga shfrytëzimi të reaktorëve të vjetër sovjetikë të centraleve atomike “Ignalina” dhe “Bohunice”.

Kompensimet do të derdhen në Fondin ndërkombëtar “Kozlloduj”, që drejtohet nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillimi, i cili deri tani shpërndante kompensimet prej 550 mln eurosh për mbylljen e reaktorëve. Nga Londra erdhi lajmi, se Fondi monetar ndërkombëtar do të financojë ndërtimin e Depos kombëtare të mbeturinave radioaktive, ku do të investohen 4,2 mln euro. Deri tani ky fond financonte projekte në vlerë prej 513 mln eurosh.

Le të kthehemi 35 vjet mbrapa, kur zyrtarisht u hap Centrali atomik “Kozlloduj”. Atëherë Bullgaria u bë vendi i parë në Evropën Juglindore dhe një prej shteteve të para në botë, që prodhonin energjinë elektrike në bazë të teknologjive bërthamore. Pas mbylljes së 4 blloqeve të vogla atomike, në shfrytëzim mbetën dy reaktorë me nga 1000 megavatë. Me gjithë se kapacitetet u pakësuan, Centrali atomik “Kozlloduj” është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në regjion dhe siguron një të tretën prej energjisë së vendit.

Tashmë 35 vjet Bullgaria është pjesë e “familjes botërore bërthamore” ku bëjnë pjesë 31 shtete me centrale atomike. Vendi ynë nuk ka hequr dorë nga ambiciet e tij për ndërtimin e një centrali të dytë atomik. Pas krizës pritet rritje e ekonomisë dhe kërkimi i energjisë elektrike në rajon do të rritet. Për shkak të problemeve me ngrohjen globale dhe shkarkimin e emisioneve të dëmshme në atmosferë, shumë vende evropiane po rimendojnë politikën e tyre ndaj energjetikës bërthamore duke zgjatur afatin e shfrytëzimit të reaktorëve ose duke ndërtuar centrale të reja.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magdalena Stojanova

Vizatimi i një vajze bullgare u vlerësua në një konkurs botëror për shëndet dhe art

Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..

botuar më 25-11-10 11.21.PD
Brijë e bardhë

Dy pemë shekullore, 200-vjeçare, u shpallën të mbrojtura

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..

botuar më 25-11-09 7.00.PD

Kontrolle falas në fushën e mjekësisë riprodhuese në Korçë

Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..

botuar më 25-11-08 5.05.MD