Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Optimizmi dhe pesimizmi në Bullgari për daljen nga kriza

Ekonomistët е grupit “Macro Watch” nuk presin përkeqësim të situatës ekonomike në Bullgari gjatë vitit tjetër.
Foto: Tanja Harizanova
“Bullgaria ndodhet në një pozitë unikale: për herë të parë në historinë e saj pas 130 vjetëve ajo mund të dalë nga kiza pa ndihmën e huaj nën formën e kredive dhe injeksioneve financiare”. Këtë e deklaroi Georgi Ganevi, drejtor i Qendrës për strategji liberale, në kohën e debateve me temën “Një vit kriza”. Diçka më tepër, Bullgaria është e vetmja ekonomi në Evropë dhe një prej pak ekonomive në botë, e cila do të përjetojë krizën pa pasoja të rënda për politikën e saj fiskale. Ky fakt do të ndikojë pozitivisht mbi imazhin e vendit para investitorëve të huaj.

Analizat e ekonomistëve të grupit “Macro Watch” për situatën ekonomike në vend tregojnë se për 60 % prej bullgarëve më të keqen tashmë e kemi pas shpinës. Ata nuk presin përkeqësim të situatës ekonomike në vend gjatë vitit tjetër.

“Në mënyrë të konsiderueshme rritet numri i optimistëve për zhvillimin ekonomik të vendit – pohon Georgi Stojçev, drejtor i institutit “Shoqëria e hapur”, mbi bazën e studimit kombëtar për efektet e krizës mbi popullsinë. Numri i optimistëve gjatë tetorit është tre herë më i madh se sa gjatë marsit të këtij vitit. Ky optimizëm për të ardhmen u dedikohet më tepër faktorëve politikë se sa ekonomikë. Qytetarët bullgarë në një farë mënyre e konsiderojnë krizën ekonomike si politike. Prandaj zgjidhja e një pjesë prej problemeve politike në vend pas formimit të qeverisë së re automatikisht çon në rritjen e konsiderueshme të optimizmit në shoqëri. Kriza i ngjan gripit të ri. Prek më shumë njerëzit e rinj aktivë dhe është më pak e dhimbshme për më të moshuarit. Më pak të prekur si grup social janë pensionistët bullgar, ndërsa njerëzit në moshë aktive nga 30 deri në 60 vjeç janë më shumë të prekur nga kriza. Qytetarët e ndjejnë krizën para së gjithësh si humbje e vendit të punës dhe të ardhurve. Besimi në sistemin financiar të vendit është stabil, gjë e cila nuk mund të thuhet për vendet e tjera në regjion.”

Pensionistët janë më pak të prekur, sepse pensionet e tyre u rritën me 20%, ndërkohë inflacioni vazhdimisht po ulet, saktësoi ekonomisti Georgi Angellov nga i instituti “Shoqëria e hapur”. Sipas tij gjëja më e keqe tashmë ka kaluar, mbajtja e një buxheti të balancuar do të rikthejë besimin ndaj vendit tonë, por duhet të zhvillohen reforma për përmirësimin e mjedisit të investimeve. Makroekonomistët parashikojnë, se investimet e drejtpërdrejta të huaja gjatë vitit të ardhshëm do të ruhen në po këtë nivel – rreth 3 mlrd eurosh, që përben 8% prej Produktit të Brendshëm Bruto.

Goditja më e madhe nga kriza ra mbi biznesin bullgar, komenton Georgi Prohaski, kryetar i Qendrës për zhvillim ekonomik. Kreditimi bankar ka shënuar pikën më të ulët dhe sot e tutje do të ketë mundësi për marrje më të lehtë të resurseve financiare, kamatat do të bien gradualisht, tregojnë të dhënat e Qendrës për zhvillim ekonomik. Vitin tjetër ekonomia bullgare do të shënojë rritje prej 0,5 %, ndërsa inflacioni do të ruhet në nivele të ulëta – rreth 1%.

Një stimul për rimëkëmbjen e ekonomisë bullgare do të japin tregtia e jashtme dhe fluksi i kapitaleve, parashikon Dimitër Çobanov nga Instituti për përparim të ri ekonomik. Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë vendet e BE dhe të rajonit. Gjallërimi do të bëhet fakt, kur ekonomitë e këtyre vendeve do të stabilizohen.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD