Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asnjë ideologji nuk arriti ta shlyejë dashurinë e bullgarit ndaj poetit Nikolla Vapcarov

Foto: arkiv
Më 7 dhjetor mbushen 100 vjet nga lindja e poetit të madh bullgar Nikolla Vapcarov – një prej novatorëve në letërsinë tonë, njeri me fat të komplikuar dhe tragjik. Familja e tij është prej më të pasurave dhe më të respektuarave në qytetin Bansko (Bullgari Jugperëndimore), i ati i tij është njëri prej udhëheqësve të luftërave për çlirimin e kësaj krahine që ka mbetur në kufirin e Perandorisë osmane deri në vitin 1912.

Më vonë familja e poetit mban lidhje miqësore me familjen mbretërore. E ëma e Vapcarovit ka mbaruar Kolegjin amerikan tek ne dhe më vonë zhvillon interesa të gjëra kulturore te fëmijët e saj. Nikolla Vapcarov ka mbaruar Shkollën teknike detare në qytetin Varna. I dhuruar me mendje të mprehtë dhe talent letrar ai mund të kishte një jetë të qetë e të sigurt. Por në vend të kësaj ai ka zgjedhur të jetë punëtor si personazhet e tij letrare. Të përshkruajë kontradiktat e mëdha të shekullit të 20, të zbulojë romantikën në makinat dhe të shprehë besimin e tij për një botë më të drejtë. Gjatë viteve 30 bëhet anëtar i Partisë Komuniste Bullgare, ndërsa në vitet e Luftës së dytë botërore, kur Bullgaria është aleate e Gjermanisë, ai është ndër organizatorët e rezistencës antifashiste. Është dënuar me vdekje dhe është pushkatuar më 23 korrik të vitit 1942.

“Për Vapcarov janë botuar mijëra faqe - si biografike, ashtu dhe analitike kushtuar veprimtarisë së tij – tregon në intervistën dhënë Radio Bullgarisë Katja Zografova, përgjegjësja e Muzeut “Nikolla Vapcarov” në Sofje dhe shton: “Bullgari e ka zbuluar Vapcarovin kur është botuar përmbledhja e tij vjershash “Këngë motorësh” në vitin 1940, me gjithë se ky libër nuk është vënë re nga kritika, dhe nuk është reklamuar nga ndonjë institucion ose nga bashkëmendimtarët e tij të majtë. Kështu qe Vapcarov është zbuluar nga populli, nga lexuesit e tij. Dhe kjo shpjegon faktin, se deri tani asnjë ideologji nuk arriti ta shlyejë dashurinë e bullgarit ndaj Vapcarovit. Sepse nga vjershat e tij rrezaton ngrohtësi, intimitet dhe humanizëm, bile kur flet për problemet më globale të historisë. Dhe pikërisht për këtë lexuesit e dashurojnë, sepse sikur bisedon me ne si një mik i ngushtë. Jo rastësisht vjershat e tij janë botuar në mbi 40 vende, në më se 60 gjuhë, përfshirë dhe në gjuhën shqipe.”

Nikolla Vapcarov është i vetmi bullgar mbajtës i Çmimit nderi ndërkombëtar për paqe, t’i akorduar atij pas vdekjes në vitin 1952. Kurse UNESKO-ja e shpalli vitin 2009 Vit i Vapcarovit me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij. “Vapcarov është një poet modern evropian dhe botëror, dhe do të thosha gjithnjë e më aktual për lexuesin e ri” – thotë Katja Zografova:

“Poeti i pëlqen brezit të ri në një mënyrë shumë speciale – vazhdon ajo. – Të rinjtë tani janë mjaftë skeptikë dhe nuk janë motivuar. Dhe Vapcarov në çastin e parë i duket atyre si një romantik, utopitë e të cili nuk janë realizuar. Kështu qe në fillim të rinjtë e lexojnë Vapcarovin me një buzëqeshje të lehtë, por dalëngadalë po pasionohen pas veprave të tij. Sepse po të mos kemi besimin e Vapcarovit duhet t'i bëjmë shtëpitë tona bunkerë dhe të presim fundin e botës. Në vjershat e tij poeti e krahason tjetërsimin dhe urrejtjen mes njerëzve me gangrenën. Prandaj tërë jeta dhe veprimtaria e tij i janë kushtuar besimit te njeriu.”

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Veneta Pavlova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD

Propozojnë shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim evropian

Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..

botuar më 24-06-07 11.46.PD