Muzeu Kombëtar Historik shpalli një fushatë dhurimi për Kishën e Bojanës që është filial i tij. Kisha ndodhet në lagjen Bojana të kryeqytetit, në rrëzat e malit Vitosha. Ajo është ndërtuar në fund të shekullit të X dhe në fillimin e shekullit të XI, ndërsa në mesin e shekullit të XIII është zgjeruar dhe pikturuar. Vizatimet mbi mur nga viti 1259 në të cilat dallohen 240 figura, me bukurinë dhe realizmin e tyre konsiderohen paraardhës të Renesansit. Për shkak të afreskeve të mrekullueshme kisha është përfshirë në Listën e UNESKO-së të trashëgimisë kulturore botërore.
Për Radio Bullgarinë drejtorja e Muzeut kombëtar historik dr. Cvetana Kjoseva tregoi:“Vetëm përpara dy vjetëve në periudhën 2006-2008 mbaroi restaurimi i afreskeve në Kishën e Bojanës. Edhe ai u ndihmua nga dhurues. Gjatë këtij restaurimi u zbulua dhe një mbishkrim me emrin e zografit Vasilij që ka pikturuar këto afreske unikale. Por pas restaurimit si vizituesit e kishës, ashtu edhe ne u bindëm se edhe mjedisi rreth kishës ka nevojë për rehabilitim. Prandaj me rastin e 750 vjetorit të pikturimit të kishës startuam një fushatë të re dhurimi. Çfarë do të bëjmë në parkun që e rrethon kishën? Në të ka pemë dhe shkurre të llojeve të rralla që do të ruhen. Po planifikojmë të mbjellim akoma shumë lule dhe gjelbërim, të rehabilitohen shëtitoret. Kemi probleme me çatinë që duhet të rinovohet dhe prandaj shpresojmë të na ndihmojnë firma që merren me veprimtari ndërtimore dhe gjelbërim të mjedisit.”
Shumë qytetarë përfituan nga mundësia për të parë Dorëshkrimin Eninski dhe Triodin e Argirovit, të cilat u ekspozuan sot, më 20 janar, për dy orë në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”. Ngjarja u zhvillua me rastin e 1170 vjetorit të..
Dita e Athanasit, e quajtur edhe "mesdimri" në kalendarin popullor bullgar, është një festë në të cilën Kisha Ortodokse dhe traditat tona folklorike nderojnë Shën Athanasin e Madh – kryepeshkop të Aleksandrisë dhe luftëtarit kundër Arianizmit - një..
E vetmja kishëz në vend që mban emrat e shenjtorëve Andoni dhe Thanasi dhe shenjtërimi i saj do të bëhet nga Hirësia e Tij Mitropoliti i Nevrokopit Serafim, raporton Andon Kotev - një nga iniciatorët e idesë për ndërtimin e tempullit. Ai tha për..