Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veprimtaria e Zyrës Informative të Parlamentit Evropian në Sofje gjatë vitit 2010

Drejtoresha e Zyrës Informative të Parlamentit Evropian në Sofje Violeta Staniçiç
Foto: BGNES
Gjatë vitit 2010 Zyra Informative e Parlamentit Evropian në Sofje do të ndërmjetësojë komunikimin më të mirë midis deputetëve evropianë dhe qytetarëve bullgarë. Kjo u njoftua gjatë prezantimit të theksave kryesore të veprimtarisë së zyrës gjatë vitit 2010. Krahas kësaj planifikohet organizimi i 5 forumeve civile, në të cilët deputetët evropianë të komunikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me qytetarët. Më shumë hollësi sjell drejtoresha e zyrës Violeta Staniçiç:

“Katër nga forumet civile do të zhvillohen në qytete të ndryshme të Bullgarisë. Njëra prej tyre do të jetë me pjesëmarrjen e qytetarëve bullgarë dhe grekë. Në të banorët e qytetit të Bullgarisë Jugore Smoljan dhe të qytetit të Greqisë Veriore Ksanti do të shtrojnë problemet e rajonit para deputetëve evropianë. Ato kanë të bëjnë kryesisht çështje të infrastrukturës, investimeve, zënies së krahut të punës etj. Parashikojmë, që gjatë vitit 2010 të organizojmë një konferencë të madhe mbi problemet e energjetikës. Në lidhje me Ditën e Evropës – 9 maji planifikojmë një sërë veprimtarish. Gjatë tërë vitit 2010, do të organizojmë grupe nxënësish bullgarë, të cilat në Strasburg të marrin pjesë në sesionet e Parlamentit Evropian – “Evroshkolla”. Do të kualifikojmë gazetarë dhe do të organizojmë vizitat e tyre për sesionet e Parlamentit Evropian në Strasburg.”

Më 15 janar starton konkursi i tretë i gazetarisë organizuar nga Parlamenti Evropian. Çmimi jepet për botime të gazetarëve, të cilat kanë kontribut në shpjegimin dhe sqarimin e problemeve të ndryshme evropiane. Dekorata shpërndahet në katër dega – gazeta, radio, televizion, internet. Çdo shtet cakton fituesin e vet kombëtar në kategoritë e ndryshme. Zgjedhja në nivel evropian bëhet nga një komisioni, anëtar të të cilit janë nëpunësit e Drejtorisë “Komunikacione” të Komisionit Evropian dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian. Deri më 22 janar të vitit 2010 mund të prezantohen kandidaturat për çmimin “Karl Veliki”. Ky dallim jepet për të rinj, që hartojnë projekte lidhura me mirëkuptimin midis popujve të shteteve të ndryshme të BE-së.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD
Festa Monstruoze 2023

Festë "Monstruoze" në Kopshtin e Doktorit

Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..

botuar më 25-10-31 5.10.PD

U miratuan fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..

botuar më 25-10-30 8.28.PD