
theksoi: “Libri është jo vetëm akademik, por edhe është shkruar duke pasur parasysh bullgarin, i cili do të mësojë gjuhën shqipe. Vështirësitë, të cilët autori ka pasur duke mësuar këtë gjuhë e kanë motivuar t’i ndihmojë lexuesit e këtij libri. Ky është një libër, i cili për një kohë të gjatë do të mbetet një manual i vlefshëm për gjithçka të lidhur me gjuhën shqipe.” Prof. Petja Asenova gjithashtu paraqiti projektin e Akademisë flamande mbretërore të shkencës dhe artëve të Belgjikës për “Gramatika ballkanike me fjalor”. Ajo punohet nga një ekip ndërkombëtar me ekspertë nga të gjitha vendet ballkanike dhe çdo një prej tyre punon gramatikën në gjuhën e vet mbi bazën e të njëjtit koncept shkencor. “Qëllimi është të paraqitet një vizion të përbashkët të këtyre gjuhëve në plan krahasues. Çdo një prej këtyre gramatikave do të konspektohet në një studim përfundimtar nga prof. Liliane Tasmovski. Gramatikës do t’i shtohet një fjalor i gjuhëve ballkanike dhe për gjuhën baze do të shërbejë anglishtja.” – vuri në dukje prof. Asenova. Ky libër do të dalë në tregun e librave gjatë vitit 2010. 


Sesioni përfundoi me paraqitjen e projektit “Aspekte ndërdisiplinore të Ballkanistikës. Sigurimi metodologjik dhe informativ” nga doc. Rumjana Stançeva. Në kuadrin e këtij projekti janë realizuar ekspeditat e studentëve në Mandricë dhe në regjionin e qytetit Loveç. Një qëllim tjetër është katalogjizimi i librave të degës, shkëmbimi i ideve, pjesëmarrja dhe zhvillimi i projekteve të reja. Doc. Stançeva tregoi dhe për programin për gradën shkencore doktor me titull “Letërsitë e Evropës së Bashkuar”. Ideja e tij është të bëhen krahasime midis letërsive evropiane dhe hulumtimet të shkruhen në gjuhën franceze. Iniciativa i përket Universitetit të Bolonjës dhe në të janë bashkuar disa universitete të kontinentit të vjetër. “Për ne ky është një projekt me vlerë të lartë, sepse krahasohen 3-4 letërsi evropiane dhe në këtë rast ne mund të përfshijmë edhe letërsitë ballkanike. Ju e dini se literaturat ballkanike komunikojnë në hapësirën evropiane.” Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..