Zinxhiri i dyqaneve diskaunt do të pushtojnë në mënyrë të qëndrueshme tregun bullgar për tregti me pakicë gjatë vitit 2010, më në veçanti tek mallrat ushqimore, parashikojnë ekspertët në degë. Tek ne tanimë ka 3 zinxhire dyqanesh diskaunt për mallrat ushqimore - Kaufland, Plus dhe Penny Market. Të gjithë ata ndjekin strategjinë fillimisht të hyjnë në qytetet më të vogla të vendit, kurse pas kësaj të vendosen dhe në qytetet më të mëdhenj. Nga të tria vargjet kompania Kaufland tanimë ka zhvilluar një rrjet prej 26 hipermarketë, kurse dy të tjerat parashikojnë të dyfishojnë numrin e dyqaneve të veta në vend gjatë vitit 2010. Konkurrenti i tyre Lidl po kështu do të hapë objektet e veta të para tregtare në Bullgari gjatë vitit të ardhshëm, ku në këtë mënyrë forcoi konkurrencën midis dyqaneve tregtare për mallra ushqimore.
Për zhvillimin aktiv të dyqaneve diskaunt ndihmon dhe situata ekonomike globale, e cila stimulon që ekonomitë shtëpiake të kërkojnë mënyra të optimizojnë shpenzimet e veta. Një faktor i dytë është shkalla e ulët e depërtimit të diskaunt vargjeve në vend në krahasim me shtete të tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Kjo situatë ofron mundësi të mira për rritje të kompanive nga dega, për shkak të së cilës pritet që ata të vazhdojnë të ndjekin strategjitë e veta për zhvillim.
Sipas ekspertëve, pak nga pak do të afirmohet formati i “ritejll parqeve” dhe ai i atletëve, në të cilat kompani të mëdha të modës shesin koleksionet e veta nga stinët e mëparshme me ulje të mëdha. “Në një plan botëror këto formate grumbullojnë një popullaritet gjithnjë e më të madh, ku jo vetëm që mbeten të paprekur nga recesioni, por dhe regjistrojnë fitime. Vëllimet e arritura nga kompanitë e modës e bëjnë të logjikshëm zbulimin e formateve të ngjashme tregtare, që tërheqin një grup të gjerë klientësh. Shpresoj se, gjatë disa vjetëve të ardhshme këto formate do të hyjnë aktivisht në Bullgari, paralelisht me zhvillimin e formateve të qendrave tregtare”, komenton situatën Iglika Jordanova, menaxhere tregtare.
Gjatë vitit 2010 do të vëmë re dhe një tendencë tjetër - hapjen e dyqaneve të para të gjigantëve të rinj me famë botërore, të cilët do të propozojnë një zgjedhje më të madhe të veshjeve dhe aksesorëve të konsumatorëve bullgar. 3 qendra të mëdha tregtare do të hapin dyer në vend gjatë këtij viti, ku marka të njohura ndërkombëtare dhe botërore do të hapin dyqanet e veta. Mes tyre janë 5 nga dega e spanjolles Inditex Group e pikërisht Zara, Bershka, Massimo Dutti, Stradivarius dhe Pull and Bear, kompania mulltibrand gjermane Peek&Cloppenburg, kompania franceze për kozmetikë Sephora, vargu austriak për këpucë Humanic, firma amerikane për mallra të modës GAP. Kurse pranvera vizatohet si stina e zbulimeve të mëdha të qendrave tregtare. Pritet që gjatë muajit mars të hapin dyer 2 qendra të mëdha tregtare, njëra nga të cilat do të jetë më e madhja në Ballkan.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..
Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..