Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkitë do të përvetësojnë mjete evropiane nga programi “Lider”

Ministria e Bujqësisë miratoi projektet e 28 bashkive bullgare dhe 4 organizatave joqeveritare, me të cilët ato janë kandidatë për mjete nga programi evropian “Lider”. Ky program krijon mundësi për rimëkëmbjen e rajoneve fshatare të vendit, por nuk janë shumë bashkitë, që e dinë këtë. Programi në fjalë inkurajon rajonet fshatare të kërkojnë mënyra të reja që të bëhen më konkurrues, duke kapërcyer të gjitha sfidat si plakja e popullsisë, cilësia e ulët e shërbimeve, mungesa e mundësive për zënien e krahut të punës. Programi ka për qëllim të kontribuojë për përmirësimin e cilësisë së jetesës në rajonet fshatare jo vetëm të prodhuesve bujqësorë, por edhe të mbarë popullsisë.

Në thelbin e programit “Lider” është ideja e konsolidimit të partneritetit rajonal midis sektorit privat, autoriteteve bashkiake dhe organizatave joqeveritare. Për përvetësimin e mjeteve evropiane nga programi “Lider” formohen grupe iniciatore krahinore. Ata hartojnë strategji për zhvillimin e rajonit përkatës. 28 bashkitë e miratuara nga Ministria e Bujqësisë, paraqitën pikërisht programe strategjike për zhvillim. Programi “Lider” është pjesë e Programit Evropian për Zhvillimin e Rajoneve Fshatare deri në vitin 2013. Shuma falës që lëshohet nga BE për bashkitë fshatare në kuadrin e programit “Lider” është pothuajse 5 milion leva (2,5 milion euro). Ministri i bujqësisë dhe i ushqimeve Mirosllav Najdenov theksoi, para përfaqësuesve të bashkive, se mjetet duhet të përvetësohen në mënyrë transparente dhe shtoi:

“Bullgaria grumbulloi një përvojë të hidhur nga përvetësimi jo korrekt i mjeteve evropiane. Ekziston një praktikë e keqe të privohen bashki nga mjete të Programit për Zhvillimin e Rajoneve Fshatare, për shkak të çrregullimeve konstatuara në programin SAPARD. Kështu që mundësia e siguruar në kuadrin e programit “Lider” duhet të shoqërohet me përgjegjësinë e përvetësimit korrektë të mjeteve.”

Nadezhda Petrova është kryetare e shoqatës së organizatave joqeveritare në qytetin Lom (Bullgari Veriperëndimore). Në bashki hyjnë 10 fshatra, në të cilët papunësia është me përmasa të mëdha. Për këtë shoqatë ky nuk është projekti i parë, me të cilin përpiqet të përmirësohet jeta e njerëzve në rajon. Lidhur me këtë zonja Petrova shpjegon:

“Në kuadrin e projektit të parë, krijuam një qendër të rehabilitimit dhe integrimit social të fëmijëve dhe njerëzve me të meta. Punojmë në fushën e arsimit dhe ambientit rrethues dhe deri tashti realizuam 3 projekte transkufitare me partnerët tanë nga Serbia dhe Rumania. Vjet përfunduam një projekt në kuadrin e Programit Evropian “Kapaciteti administrativ”. Në partneritet me bashkitë, biznesin dhe ekspertët, kemi ndërmend t’u ndihmojmë fshatarëve të interesuar të arrijnë standardet evropiane të prodhimit. Kemi ndërmend t’u japim ndihmë teknike dhe do të krijojmë një strategji të tërësishme të zhvillimit rajonal.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prodhuesit ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Tradicional të Vjeshtës në Razgrad

Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..

botuar më 24-09-11 5.20.PD
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

24 bullgare nga 19 vende janë nominuar për "Bullgarja e Vitit"

Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..

botuar më 24-09-09 3.39.MD

Bullgaria veriore është më e kërcënuar nga përmbytjet

Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..

botuar më 24-09-08 10.15.PD