Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumica e bullgarëve nuk kanë dëshirë të ushtrojnë ndonjë sport

Foto: BGNES
Marrëveshja e Lisbonës, e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor të vitit 2009, i jap një rëndësi të madhe sportit dhe aktivitetit fizik për shëndetin dhe aftësinë punuese të qytetarëve të BE-së. Në nenin 124 sporti caktohet si një nga vlerat e BE-së. Një studim sociologjik bërë nga “Gallëp interneshënëll” me intervista direkte ndër 1000 bullgarë tregon, se pak janë përkrahësit e maksimës “shpirt i shëndosh – njeri i shëndosh”. Sipas rezultateve të studimit më se 80 për qind nga të anketuarit nuk ushtrojnë sporte për shkak të mungesës së dëshirës. Kjo në praktikë ripohon rezultatet e një anketimi tjetër për zakonet e popullsisë në vendin tonë për kalimin e kohës së lirë. Sipas tij bullgarët preferojnë të pushojnë në shtëpi para televizorit.

Në Bullgari aktualisht mezi 15 për qind nga njerëzit në moshën mbi 18 vjeç deklarojnë, se praktikojnë ndonjë sport, me gjithë edhe rrallë. Ndër ta më e madhe është pjesa e njerëzve në moshë nga 18 deri në 25 vjet që ushtrojnë ndonjë sport. Çdo njeri i dytë në këtë grup ndan kohë për ushtrime fizike. Prapë sipas këtij studimi burrat ushtrojnë ndonjë sport dy herë më shumë se sa femrave. Më aktiv në ushtrimet fizike janë ata bullgarë që udhëtojnë më shumë, flasin gjuhë të huaja dhe shfrytëzojnë rrjetin internet për ditë. Njerëzit me mundësi më të mëdha materiale janë më të prirë të bëjnë ushtrime fizike. Çdo i katërti me standard jetik mbi nivelin mesatar tek ne deklaron, se ushtron ndonjë sport. Sipas anketimit sporti me popullaritet më të madh ndër bullgarët është fitnesi. Një e treta prej të anketuarve deklarojnë, se bëjnë ushtrime fizike pikërisht në sallat për fitnes. Në klasifikimin e pestë sporteve më të preferuara janë futbolli, vrapimi, notimi, volejbolli. Sipas shumicës së të anketuarve sporti është një punë e vështirë. Për ta ushtrimi i ndonjë sporti duhet të fillojë në një moshë më të re me qëllim arritjen e rezultateve të larta. Ky qëndrim dallohet nga qëndrimi i njerëzve në shtetet me sport të zhvilluar masiv, ku sporti ushtrohet në çdo moshë për shëndet dhe kënaqësi. Çdo bullgar i katërt pranon se nuk ushtron ndonjë sport për shkak të mungesës së dëshirës ose kohës. Mezi 4 për qind nga qytetarët në vendin tonë nuk ushtrojnë asnjë lloji sporti për shkak të mungesës së impianteve sportive ose për shkaqe financiare.

Gjermania është një nga shtetet në mbarë BE-në, ku sporti masiv praktikohet gjerësisht. Sipas të dhënave të Konfederatës Gjermane të Sportit në vend ka më se 80 mijë asociacione me më se 27 milion anëtarë. Kjo tregon, se për gjermanët sporti është pjesë e pandarë e jetës së përditshme. Sportet më të preferuara janë vrapimi dhe çiklizmi.

Në një nga vendet e fundit të klasifikimit për ushtrimin e sporteve masive është Spanja, e cila është kryetare e rotacionit të BE-së nga 1 janari i vitit 2010. Mezi katër nga dhjetë spanjoll ushtrojnë ndonjë sport, por vetëm dy nga dhjetë veta e ushtrojnë sportin rregullisht. Si shkak për largimin nga sporti spanjollët tregojnë mungesën e kohës dhe interesit. Në Spanjë sporti më i përhapur është futbolli. Krahas kësaj popullaritet kanë edhe notimi dhe çiklizmi. Si një nga shkaqet për shëndoshjen e kombit tregohet interesi i dobët ndaj sporteve. Prandaj qeveria spanjolle trefishoi buxhetin për hartimin e programeve të ndryshme shëndetësore për prevencë të shëndoshjes dhe mos lëvizjes së kombit. Duke marrë parasysh se në Marrëveshjen e Lisbonës i kushtohet një vend special sportit dhe aktivitetit fizik, parashikohet që më 25 janar të këtij viti në Barcelonë të organizohet një takim i Asociacioneve Evropiane të Sportiit për koordinimin e politikës evropiane në këtë fushë. Parashikohet që gjatë majit në Bruksel të mbahet dhe një mbledhje e Këshillit Evropian mbi çështjet e sportit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD