Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tendenca në zhvillimin e tregut të pronave të patundshme

Foto: BGNES
Ekspert në sektorin e pronave të patundshme mendojnë se, pas mesit të vitit 2010 do të shkrihen projektet dhe çmimet dalë ngadalë do të nisin përpjetë. Sipas tyre, tani tregu ofron mundësi të mira për blerësit e banesave, të cilët mund të marrin një ofertë të mirë dhe si çmim dhe si cilësi.

Është fakt se gjatë gjysmës së vitit 2009 llogaritet një lëvizje e konsiderueshme në sektorin e pronave shtëpiake, të krahasuar me fillimin e vitit. Kjo u dedikohet ofertave më të mira si pasojë të korrigjimit të niveleve të çmimeve nga ana e ndërtuesve dhe të investuesve. Për lëvizjen në segmentin e banimit gjatë gjysmës së dytë të vitit 2009 kontribuuan dhe bankat. Pavarësisht dhe shumë ngadalë, ato ndryshuan politikën e vet në krahasim me gjysmën e parë të vitit dhe filluan të ulin përqindjen e kredive të hipotekave. Blejnë njerëz të cilët kanë nevojë për banesë dhe të tillë të cilët kanë nevojë për një banesë më të madhe. Mes blerësve janë dhe ata, të cilët kanë para në dorë dhe kanë gjetur oferta të mira. Blerje të banesave me qëllim investimi gjatë gjysmës së dytë të vitit 2009 pothuajse nuk ka. Kërkimi është në nivele nën 1000 euro metër katror dhe në të njëjtën kohë me shërbime suplementare, të cilat janë në marrëveshje me investuesit, si për shembull punime përfundimtare dhe të tjera. Si shembull ulja e çmimeve në lagjet më qendrore të Sofjes lëviz midis 19 dhe 23%, njëkohësisht mund të gjenden dhe oferta mjaft të mira për të cilat gjatë vitit 2008 duhet të paguhej mjaft më tepër. Nga kompania konsultative Colliers International e cila përgatit periodikisht raporte për gjendjen e tregut të pronave të patundshme, venë në dukje se, gjatë viti të kaluar ndërtimi i ri tek banesat është me 50% më pak në krahasim me vitin 2008. Tatjana Emillova, menaxhere në kompani, bën prognoza për gjendjen e tregut gjatë këtij viti.

“Çfarë presim të ngjajë gjatë vitit 2010? Siç e vëmë re, ka një kërkim të rritur, që i detyrohet kryesisht ofertave të mira, niveleve të ulëta të çmimeve, aftësisë së investuesve për bisedime dhe për ofrimin e shërbimit me një cilësi më të mirë si të ndërtimit, ashtu dhe sa i përket infrastrukturës. Presim një ulje suplementare të çmimeve, e cila do të jetë me ritme më të matura me 10% dhe pas kësaj një stabilizim të niveleve gjatë 12 deri më 18 muaj.”

Sa u përket shesheve tregtare, ky treg po vazhdon të rritet dhe të zhvillohet pavarësisht nga ulja e konsumit në kontekstin e krizës. Gjatë vitit të kaluar janë ndërtuar 10 mijë metra katrore sheshe tregtare dhe me to përmasa e përgjithshme e tyre në qendrat tregtare arrin 230 metra katrore. Gjatë vitit 2010 tregu i sipërfaqeve tregtare do të ndikohet prej 3 faktorëve, thotë Iglika Jordanova, menaxhere në Colliers International:

“Në vend të parë do të hapen qendra të mëdha tregtare në Sofje dhe në Varna. Si faktor të dytë do të tregoja zhvillimin e qëndrueshëm të tendencës për hyrjen e retail parqet (të cilat ofrojnë sipërfaqe më të mëdha dhe janë të vendosur në vende kyçe në qytetet) si dhe outlet qendrat (për mallra të firmave me çmime më të ulëta). Presim që kjo tendencë të forcohet gjatë këtij viti. Dhe në vend të tretë, ky është ekspansioni i diskaut dyqaneve për mallra ushqimore, të cilët startuan me sukses, dhe u pranuan shumë mirë dhe do të vazhdojnë të zhvillohen dhe gjatë vitit 2010 në çdo një segment nga tregtia, jo vetëm pjesa ushqimore. Si tërësi na pret një vit shumë interesant në këtë segment.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD