Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kultura muzikore bullgare jashtë shtetit

Hilda Kazasjan është ndër interpretuesit e xhazit më të dashur në Bullgari.
Foto: BGNES
Gjatë vitit të fundit këngëtarja Hilda Kazasjan dhe kavallxhiu Teodosij Spasov bënë disa turne jashtë shtetit. Koncerti i fundit ishte në Japoni, me ftesën e provincës Jamagata. Hilda Kazasjan është ndër interpretuesit e xhazit më të dashur në Bullgari. Trioja, me të cilën ajo vizitoi Japoninë, është prej muzikantësh të elitës bullgare të xhazit. Përveç muzikantit Teodosij Spasov, në formacion marrin pjesë pianisti Rumen Toskov dhe perkusionisti Hristo Jocov. Ata patën një sukses të madh në të katër koncertet që dhanë. Interesin e publikut e tërhoqën dhe shfaqjet e muzikantëve bullgarë në një nga klubet më të famshme të xhazit në botë – “Blue Note Club” në Tokio. Koncertet e muzikantëve tanë ishin pjesë e nismës që zhvillohet me mbështetjen e ambasadës së Japonisë tek ne. Ideja është që në Japoni të prezantohen muzikantë të njohur nga vendet pranë Danubit.
***
Në shkollat muzikore të Bullgarisë ka një traditë interesante – të paktën një herë në vit pedagogët japin koncerte para kolegëve dhe nxënësve të tyre. Një koncert i tillë me pjesëmarrjen e pedagogëve muzikorë bullgarë u mbajt në Nikozinë e Qipros. Shfaqja u organizua nga Bashkimi i bullgarëve në Qipro. Një fakt pak i njohur është se në krijimin e shkollës së sotme pedagogjike në këtë vend kanë marrë pjesë shumë bullgarë. Me një kontribut të madh është docentja Lidia Kuteva, e cila shumë vite ka punuar në Qipro. Sot muzikantët bullgarë vazhdojnë të marrin pjesë në jetën muzikore të vendit. Në koncertin në Nikozi u shfaq Miroslav Gospodinov – një dirigjent bullgar dhe pedagog këndimi në Akademinë Muzikore të Nikozisë. Ai është udhëheqës artistik i një grupi vokal fëmijësh me emrin “Zërat bullgarë”. Në Bullgari Miroslav Gospodinov udhëhiqte grupin e fëmijëve “Zilet e argjendta”.
***
Tani vonë në Institutin kulturor bullgar “Wittgenstein” në Vjenë dha koncert pianistja Ekaterina Vladigerova. Publiku dëgjoi pjesa të saj origjinale. Ajo është bija e kompozitorit Aleksandër Vladigerov dhe mbesa e kompozitorit tonë të madh Panço Vladigerov. Mbaroi Shkollën muzikore “Ljubomir Pipkov”, Akademinë muzikore “Panço Vladigerov” dhe Akademinë muzikore të Vjenës. Vitet e fundit punon në Vjenë, merret aktivisht me incizime dhe koncerte, merr pjesë dhe në programe dhome.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Tears Of Heaven"

Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..

botuar më 25-01-24 6.15.PD

"Engjëjt mes nesh" mbledh këngë të panjohura të këngëtares Vanja Kostova

Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...

botuar më 25-01-23 8.10.PD

Eksperimentuesit Kazuhisa Uchihashi dhe Frank Gratkowski hapin Festivalin Sofia Free Jazz

Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..

botuar më 25-01-23 6.10.PD