Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të marrë financim prej 5 miliardë eurove nga BE-ja

Foto: arkiv
Bullgaria do të marrë subvencionime prej 3,3 miliardë eurove, pasi Komisioni Evropian debllokoi mjetet e fondeve evropiane për dy programe operative, bëri të ditur kryeministri Bojko Borisov. Kështu nga programi operativ “Transport” vendi ynë do të marrë 2 miliardë euro, kurse nga programi “Konkurrueshmëri” – 1,3 miliardë euro. Këto mjete janë shumë të rëndësishme për biznesin e mesëm dhe të vogël në vend. Një ditë më parë Brukseli lejoi financimin dhe në kuadër të dy programeve të tjera – “Zhvillimi rajonal” dhe “Ndihma teknike”. Beneficientët kryesorë janë bashkitë, që do të kenë mundësi të përvetësojnë 1,7 miliardë euro. KE miratoi mënyrën e administrimit dhe pagimit të projekteve që kandidojnë për këto programe.

“Këto katër vlerësimet pozitive nga gjithsej shtatë programet na japin mundësi të punojmë me më shumë para. Na duhen dhe projekte më të mira. Kështu rritet reputacioni i Bullgarisë në KE – komentoi miratimin e Brukselit për debllokim të fondeve evropiane ministri i financave Simeon Djankov. – Kjo është aq e rëndësishme, sa dhe mundësitë e reja financiare, resursi që do të hyjë në ekonomi nga programet e ndryshme. Gjatë të 6-7 muajve të fundit Bullgaria u bë vendi me reputacionin më serioz për sa i përket disiplinës fiskale në BE. Tani duhet të fitojmë reputacionin e një shteti, në të cilin procedurat e programeve operative janë të tilla, siç duhet të jenë në BE.”

“Mjetet nga programi “Konkurrueshmëri” janë para reale që hyjnë në biznes për projekte konkrete. Kështu që biznesi duhet të jetë aktiv – tha ministri i ekonomisë Trajço Trajkov. – Letra nga KE-ja për debllokimin e fondeve është një lajm shumë i mirë, sepse hap rrugën e hyrjes së menjëhershme të resurseve financiare reale në ekonominë bullgare.”

Vlerësimi pozitiv për programin operativ “Transport” është një shenjë e qartë se kemi krijuar sisteme të sigurta të kontrollit dhe administrimit të mjeteve, komentoi ministri i transportit Aleksandër Cvetkov.

“Caku financiar i programit është 2 miliardë euro. Do të financohen projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme infrastrukturore në vend – ndërtimi i autostradave, rekonstruimi i vijave hekurudhore, përmirësimi i lundrimit në lumin Danub, metroja e kryeqytetit – shpjegoi ministri Cvetkov. – Fatkeqësisht deri në muajin gusht të vitit të kaluar nuk kishte projekte të gatshme dhe përvetësimi i mjeteve të këtij programi ishte 1,5%. Tani kemi shumë projekte, që tashmë finalizohen.”

Miratimi i sistemeve të kontrollit të katër programeve evropiane i jep mundësi Bullgarisë të shfrytëzojë 5 miliardë euro. Deri në mes të shkurtit priten vlerësimet për tri programet e tjera – “Mjedisi”, “Kapaciteti administrativ” dhe “Resurset njerëzore”.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD