Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi transmetimi online i televizionit të parë ortodoks

Foto: http://plovdivskamitropolia.bg
Më 11 shkurt në Plovdiv filloi transmetimi online i televizionit të parë ortodoks. Media e re përhapet nëpërmjet faqes së internetit të Mitropolisë së Plovdivit. Fillimi u vu me shërbimin e një liturgjie të shenjtë në kishën “Shën Haralampij” në qytetin Septemvri. Menjëherë pas shërbimit në Sallonin e Mitropolitit pranë kishës “Shën Petka” u paraqit zyrtarisht dhe sajti i ri i mitropolisë www.plovdivskamitropolia.bg

“Ky është televizioni i parë i Kishës sonë ortodokse”, shënoi drejtori i medias së re arkimandriti Arsenij në një intervistë për Radio Bullgarinë: “Televizioni i ri është pjesë e projektit të Mitropolisë së Plovdivit për dialogun e Kishës ortodokse me shoqërinë, tha ai. Ky dialog u fillua nga mitropoliti Nikollaj akoma me hyrjen e tij këtu para tre vjetësh. Ideja është që nëpërmjet televizionit sa më shumë njerëz të njihen me jetën e përditshme të klerikëve në Dioqezën e Plovdivit. Një prej ideve është që të lidhemi me të rinjtë, kurse interneti është lidhja më e shpejtë dhe më e përshtatshme me ta. Sajti do të jetë në një gjuhë të kuptueshme për çdo një vizitues, i cili interesohet nga tematika teologjike. Do të ketë tema interesante për të gjitha moshat dhe me ndihmën e Zotit do të shpresojmë të kemi sukses.”

Iniciativa e Mitropolisë së Plovdivit u prit me gëzim nga bullgarët jashtë, të cilët tashmë do të mund t’i ndjekin shërbimet në gjuhën amtare. Fillimisht programi i medias do të përfshijë transmetim online të shërbimeve të mëngjesit dhe të mbrëmjes në kisha të ndryshme. Çdo ditë do të ketë filma të serisë dokumentare “Tempujt dhe manastiret bullgare”. Ata do t’i njohin shikuesit e televizionit online me kohërat e krijimit të vatrave të jetës shpirtërore bullgare. Gradualisht skema e programit të televizionit do të mbushet me rubrika dhe programe të shkurtra, gjersa të arrihet deri në një transmetim prej 24 orësh. “Kuptohet, do të ketë fjalime edhe të mitropolitit të Plovdivit Nikollaj”, shënon arkimandriti Arsenij dhe shton:

“Ndoshta kjo nuk është e rastit dhe kështu Zoti ka vendosur që kjo të ndodhet mu para fillimit të Kreshmëve të Mëdha (15 shkurt). Kështu ekipi, i cili punon në televizion – teologë, entuziastë të rinj, priftërinj dhe gazetarë nën udhëheqjen e mitropolitit Nikollaj do t’i njohin të rinjtë me Kreshmët e Mëdha. Do të bëhet fjalë për mbajtjen e kreshmëve, do të sqarohet dhe kuptimi i tyre fetar. Në këtë mënyrë të gjithë ata, që mbajnë kreshmë, do të bëhen pjesë e jetës shpirtërore të Kishës ortodokse.”

Tani për tani ekipi i televizionit përbëhet prej 15 vetash, por pritet që numri i tyre të zgjerohet me rritjen e numrit të programeve. Do të ketë dhe një ekip prej priftërinjsh kompetentë dhe teologësh të mirë, të cilët t’u përgjigjen pyetjeve më të ndryshme të lidhura me kishën. Tani për tani programet do t’u përkasin temave më të mprehta teologjike. Në tempullin e mitropolisë “Shën Marina” do të ketë një ekip të posaçëm, i cili do të xhirojë shërbimet, që të mund t’i ndjekin në internet besimtarët. Kuptohet, këto transmetime nuk mund të zëvendësojnë praninë në tempull – nënvizon arkimandriti Arsenij:

“Njeriu mund të bëhet pjesë e fesë, pasi hyn në vetë tempullin, gjersa në internet ai mund të shohë shërbimin, por jo dhe thelbin e tij. Nëpërmjet kësaj medie ne përpiqemi ta njohim shoqërinë me të vërtetat e kishës ortodokse. Shpresojmë se kjo do të ndihmojë për arsimimin shpirtëror të të rinjve dhe se feja ortodokse do të vendoset si lëndë mësimore në shkollë”, tha në përfundim drejtori i televizionit të parë ortodoks online në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

22 Shtator 1908 – Dita kur u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..

botuar më 25-09-22 5.05.PD

Rrugët historike të Sofjes

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..

botuar më 25-09-17 6.15.MD

Panagjurishte mirëpret origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes

Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..

botuar më 25-09-16 5.05.PD