Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria duhet të bëhet shprehëse e vullnetit evropian për vendet nga Evropa Juglindore

Ministri i ri i punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov paraqiti ekipin, me të cilin do të punojë si edhe prioritetet kryesore të ministrisë.
Foto: BGNES
“Këtej e tutje një pjesë e madhe e punës sonë do të jetë jo vetëm realizimi i prioriteteve të politikës së jashtme të Bullgarisë jashtë, por edhe shpjegimi i tyre para shoqërisë bullgare”. Këtë e premtoi para gazetarëve ministri i jashtëm bullgar Nikollaj Mlladenov, duke paraqitur prioritetet e punës së dikasterit të tij. Para rreth dy javësh ai zuri vendin e Rumjana Zhelevës, e cila pas paraqitjes së saj të keqe gjatë dëgjimit për eurokomisare dha dorëheqje si ministre e jashtme e Bullgarisë. Ministri i jashtëm premtoi se pranë Ministrisë Bullgare të Punëve të Jashtme do të krijohet një qendër emergjente, e cila do t’i ndihmojë bullgarët në nevojë përtej kufirit. Ai deklaroi gjithashtu se ka për qëllim të bashkëpunojë me ministritë e tjera mbi disa prej çështjeve më të rëndësishme për vendin tonë: aderimi me Shengenin dhe Eurozonën.

Ja se çfarë tjetër tha Nikollaj Mlladenov për prioritetet e politikës së jashtme të vendit tonë: “Një prioritet kryesor në punën tonë do të jetë politika e vendit ndaj regjionit, në të cilin jetojmë. Ky është regjioni i Evropës Juglindore dhe Detit të Zi. Bullgaria ka pozita shumë të rëndësishme këtu në Ballkan dhe duhet të bëhet jo vetëm lider, por edhe shprehës i vullnetit evropian për vendet në regjionin rreth nesh. Nuk mund t’i mos kushtojmë vëmendje dhe një prioriteti tjetër politik. Ky është sigurimi i furnizimeve energjetike për vendin tonë. Politika e jashtme bullgare duhet të jetë përpara biznesit bullgar, duke krijuar mundësi për zhvillimin e kontakteve të biznesit në vende të treta. Ne duhet të sillemi si një vend anëtar i BE-së, që do të thotë se duhet të kemi mendime të qarta sa u përket proceseve të rëndësishme në Evropë, si strukturimi i shërbimit diplomatik bullgar dhe Marrëveshja e Lisbonës. Duhet të marrim pjesë në mënyrë aktive edhe në përpunimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s, i cili na prek në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nga i cili në një shkallë të madhe do të varet dhe sigurimi ynë. Dhe jo në vend të fundit nuk duhet të harrojmë se bota nuk është vetëm Evropa, Ballkani, SHBA-ja dhe Rusia. Duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe pjesës tjetër të botës.” Sipas ministrit Mlladenov vendi ynë duhet të aktivizojë politikën e tij edhe ndaj regjioneve, ku ka pasur interesa tradicionale në të kaluarën, si për shembull Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Çfarë konkretisht parashikon politika e jashtme bullgare sa i përket një prej prioriteteve të saj kryesore – regjioni në të cilin jetojmë?

“Politika bullgare ndaj regjionit duhet të jetë gjithmonë në kontekstin e prioriteteve të përgjithshme evropiane, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të formulojmë prioritete tona, të cilat të realizojmë – tha ministri Mlladenov. – Nëse do t’i realizojmë në mënyrë dypalëshe, ose nëpërmjet instrumenteve të politikës evropiane, kjo është çështje e një vlerësimi të ardhshëm. Do të fillojmë me një shikim shumë të vëmendshëm dhe të hollësishëm të marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe tërë regjionit. Mbi bazën e këtij shikimi do të kërkojmë zgjidhjen e problemeve konkrete. Menjëherë po ju jap një shembull. Aktualisht Bullgaria bën jashtëzakonisht shumë përpjekje të suksesshme në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mirëpo në shumë raste ky problem nuk është vetëm yni, por edhe problem i shumë shteteve të tjera. Nganjëherë këto rrjete kriminale kalojnë shumë lehtë përmes kufijve, sesa vetë shtetasit. Prandaj duhet të gjemë format e bashkëpunimit midis vendeve tona, që të mund t’i zgjidhim problemet së bashku. Çështja e dytë, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme, është perspektiva evropiane e vendeve nga Ballkani Perëndimor. Përveç kësaj me dy vendet tona fqinje Greqia dhe Rumania, me të cilat jemi në BE, kemi më shumë mundësi t’i shtrojmë së bashku çështjet, të cilat janë të rëndësishme, si për ne, ashtu dhe për to. Këto janë problemet infrastrukturore, për shembull korridori №4, i cili gjithashtu hyn edhe në kontekstin e Strategjisë për zhvillim të regjionit të Danubit. Prioritet është edhe përfundimi i ndërtimit të urës mbi lumin Danub pranë Vidinit. Kryeministri propozoi para disa ditësh fillimin e një praktike të mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të vendeve tona fqinje – anëtare të BE-së, që të njihemi më mirë dhe të formulojmë qartë prioritetet tona të përbashkëta. Në vend të parë ndoshta kjo do të ndodhet me Greqinë. Jam i sigurt se një ide e tillë do të miratohet edhe nga Rumania.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD