Mbase asnjë në Bullgari nuk do të verë nën dyshim popullaritetin e çiftit muzikor - këngëtarja Bogdana Karadoçeva dhe kompozitori Stefan Dimitrov. Të lidhur në një bashkim jetik dhe krijues, ata gëzojnë një sukses të madh dhe dashuri mes publikut. Të dy përcollën një vit të shkëlqyer, në të cilin festuan jubile. Fituan dhe njohje në një koncert grandioz në fund të muajit dhjetor të vitit 2009 me këngët më të njohura të Stefan Dimitrovit, si dhe të rejat nga albumi “Bejbi blu” - kulmi në punën e tij artistike.
Po të klikoni AUDIO mund të dëgjoni disa prej këngëve nga albumi “Bejbi blu”. Ju urojmë dëgjim të këndshëm!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..