Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza ekonomike ndikon mbi qëndrimin e bullgarëve ndaj refugjatëve

Sipas 44% nga bashkatdhetarët tanë refugjati është i detyruar të ikë nga vendi i tij për shkak të rrezikut për jetën e tij ose për shkak të rrezikut për jetën dhe sigurinë e familjes së tij.
Foto: Rumjana Cvetkova
Shoqëria bullgare ka kontakte shumë të rralla me refugjatët në vend, që çon deri në një njohje të dobët të problemeve të tyre dhe të formimit të stereotipave të caktuara negative. Ky është një nga konkluzionet bazë nga studimi sociologjik, realizuar në fund të muajit janar nga agjencia AFIS. Kjo është një pjesë nga kompania e informacionit të Agjencisë shtetërore për refugjatët dhe agjencia WEEKPRESS, e cila ka për qëllim të risë informimin e shoqërisë bullgare për njerëzit, të cilët kërkojnë strehë tek ne. Kompania bashkë financohet me mjete nga Fondi evropian për refugjatët. Rezultatet nga studimi tregojnë akoma se bullgarët bëjnë dallim midis refugjatëve dhe emigrantëve të tjerë tek ne. Sipas 44% nga bashkatdhetarët tanë ndryshimi bazë i ka rrënjët në faktin se, refugjati është i detyruar të braktisë vendin e vet, për shkak të rrezikut për jetën e tij ose për jetën dhe sigurinë e familjes së tij. Në të njëjtën kohë çdo një i tretë nga të anketuarit vlerëson motivet për migracion si një synim për popullimin në një vend me një standard më të lartë. Bullgarët kanë po kështu një përfytyrim të rritur fort për numrin e refugjatëve tek ne.

“Refugjatët përbëjnë një grup të vogël dhe të mbyllur, me kontakte relativisht të kufizuara dhe këto kontakte të rralla me qytetarët bullgarë janë premisë për ndërtimin e një pamjeje deri diku imagjinare dhe si mitologji të refugjatit - sqaron sociologu Stefan Gjeorgjiev nga agjencia AFIS. Kjo pamje përcaktohet mbi bazën e tregimeve të njerëzve të tjerë, të afërt, mbi thashethemet, tregimet e medieve, filmat artistik dhe dokumentar. Pjesa më e madhe e bashkatdhetarëve tanë mendojnë se, refugjatët tek ne vijnë nga vendet arabe dhe nga Lindja e Mesme, që në fakt nuk është dhe kaq larg nga e vërteta. Në vend të dytë studimi vë aksentin mbi një sërë indikatorë, të cilat pikturojnë sjelljen e popullsisë ndaj refugjatëve në një nivel të përditshëm, kam parasysh tregues si feja, synimi drejt suksesit, nderimi i traditave dhe kështu me radhë. 62% nga bullgarët mendojnë se, refugjatët janë në një pjesë më të konsiderueshme më fetar nga bashkatdhetarët tanë. Sipas popullsisë bullgare ekziston një gjendje shpirtërore të paraqitur qartazi, se në pjesën më të madhe të rasteve refugjatët kanë familje shumë anëtarësh. Ky është mendimi i 72% nga të anketuarit. Sa i përket indikatorit synim drejt suksesit, studimi nuk mundet të regjistrojë një tendence të shprehur qartë. Këtu të dyja mendimet kanë një vlerë të përafërt, me fjalë të tjera 30% nga të anketuarit mendojnë se, refugjatët synojnë relativisht më shpesh drejt suksesit nga popullsia bullgare. Në mendim të kundërt janë rreth 29% nga të anketuarit. Sipas afro gjysmës nga njerëzit, refugjatët janë më shpesh ata të cilët i nderojnë traditat, se sa bashkatdhetarët tanë.”

Në vetëdijen e shoqërisë bullgare gjetja e punës, marrja e statutit dhe dokumentet dhe gjetja e banesës janë të tria problemet bazë, përpara të cilave drejtohen refugjatët tek ne.
“Mbi 2/3 e njerëzve pranojnë se, duhet t’i ndihmohet secilit, i cili ka rënë në fatkeqësi, përfshi dhe në qoftë se është refugjat nga një vend tjetër - thotë sociologu. Në mendim të kundërt janë mezi 7% nga të anketuarit. Këta janë kryesisht meshkujt, punonjësit e zënë në punë dhe njerëz me të ardhura nën ato mesatare. Konkluzioni i tyre bazë është se, të gjithë refugjatët janë emigrant ekonomik, të cilët paraqiten si të persekutuar, që të mund të marrin mbrojtje nga shteti tonë. Frikësimet në këtë sferë janë të lidhura me konkurrencën për vendet e punës dhe për shfrytëzimin e fondeve sociale. Mes të anketuarve regjistrohen reagime të matura pozitive ndaj masave, të cilat mund të lehtësojnë vendosjen e refugjatëve në vend ose përfshirjen e tyre pa problem me mjedisin social. 46% janë dakord se, duhet të shkatërrohet barriera në komunikimin me njerëz të tillë dhe ata të integrohen me një sukses më të madh. Dominon dhe miratimi ndaj një masa konkrete hipotetike e pikërisht vullnetarë të angazhohen me ndihmën e refugjatëve të dalin nga izolimi, në të cilin fillimisht kanë rënë tek ne. Konkluzioni bazë është se, ndikimi i krizës ekonomike drejton frikësime më të mëdha, të lidhura me sigurinë sociale të qytetarëve bullgar, që forcon gjendjen negative të bashkatdhetarëve tanë kundrejt refugjatëve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD