Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria heq dorë nga hyrja në “paradhomën” e Eurozonës – ERM II

“Ne zyrtarisht heqim dorë të anëtarësojmë për Eurozonën në këtë moment, sepse me këtë deficiti nuk i plotësojmë kriteret për anëtarësim” - komentoi kryeministri bullgar Bojko Borisov (majtas).
Foto: Tanja Harizanova
Bullgaria refuzon gjatë këtij viti të anëtarësojë për të hyrë në “paradhomën” e Eurozonës – ERM II. Këtë e deklaroi ministri i financave Simeon Djankov në brifingun e jashtëzakonshëm në fund të javës së kaluar. Do të rikujtojmë se, ky ishte qëllimi ekonomik numër 1 për vitin 2010 të qeverisë bullgare dhe asaj i qe nënshtruar e gjithë politika financiare për mirëmbajtjen e një deficiti të ulët buxhetor. Shkaku për këtë vendim janë anekset financiare të pambuluara ndaj 150 marrëveshjeve në 13 ministri me vlerë 2,15 miliardë leva (rreth 1 miliardë euro), të cilat shteti duhet t’i paguar. Në këtë mënyrë vrima në buxhet shtohet dhe Bullgaria do të mund të kapërcejë pragun e deficitit të lejuar prej 3% - një nga kriteret për anëtarësi në Eurozonën.

“Ne zyrtarisht heqim dorë të anëtarësojmë për Eurozonën në këtë moment, sepse me këtë deficiti nuk i plotësojmë kriteret për anëtarësim” - komenton lajmin kryeministri Bojko Borisov.

Ministri i financave e ka informuar Komisionin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane se, Bullgaria do të bëjë revizim me datë mbrapa të buxheteve për vitet 2008 dhe 2009.
“Sipas vlerësimeve tona kjo do të thotë se, deficiti për vitin 2009 rritet nga 1.9 në 3.7 %, me fjalë të tjera pothuajse dyfishohet - sqaroi Simeon Djankov. Ky informacion është si pasojë e analizave të bëra, ku qëllimi është të dihet gjendja e vërtetë e buxheteve për vitet 2008 dhe 2009, që të mund Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane të njihen paraprakisht me këto të dhëna dhe të bëjnë ndryshime në qëndrimin e vet zyrtar mbi programin tonë konvergjent.”

Ky është programi për periudhën 2009-2012, i cili përmban treguesit kryesor për ekonominë bullgare dhe e cila duhej t’u dëshmojë vendeve nga Bashkimi Evropian se, Bullgaria mund të mirëmbajë një politikë stabile financiare dhe të plotësojë kriteret e Komisionit Evropian. Ky program do të shikohet gjatë kësaj jave nga ministrat e financave të Bashkimit Evropian. Çfarë do të thotë kjo?

“Kjo do të thotë dy gjëra. Së pari - ka mundësi pasi këto rezultate dihen nga partnerët tanë evropianë, drejt Bullgarisë të nisë një procedurë dënuese për një super-deficit për vitin 2009 - paralajmëroi Simeon Djankov. Kjo do të thotë monitorim, raporte në çdo 6 muaj, kurse kjo nga largon nga ERM-II dhe rruga drejt Eurozonës të paktën për këtë vit. Së dyti - cilat janë masat, të cilat i kemi marrë për buxhet 2010, që t’i shmangemi gjendjes të super-deficitit. Kjo po kështu do të hyjë në të dhënat e reja. Do të na duhen masa akoma më vendimtare dhe të shpejta për këtë vit, që të mundim të mirëmbajmë buxhetin 2010 siç e kemi vizatuar.”

Ministri i financave është kategorik se, Bullgaria ka një sistem stabil bankar dhe një politikë fiskale. Pavarësisht nga të gjitha, qeveria do të mundet të kryej buxhetin e vet për këtë vit. Ai përkrahu pohimet e veta me të dhëna për deficitin për muajin mars, që është më i ulët nga ajo që pritej. Sipas Simeon Djankovit tanimë po vihen re shenja për dalje nga kriza, Bullgaria ka tregues të mirë ekonomik në sfondin e vendeve të tjera në Bashkimin Evropian dhe është krejtësisht e mundur që vendi ynë të anëtarësojë zyrtarisht për Eurozonën në fund të këtij viti. Aq më tepër se, ky është qëllimi bazë i qeverisë bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB): Më të varfërit në Bullgari vazhdojnë të varfërohen, dhe kjo ndodh me ritme më të shpejta

Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..

botuar më 25-02-03 7.30.PD

Me një shkëmbim prej 12 miliardë eurosh Gjermania është partneri kryesor tregtar i Bullgarisë

Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..

botuar më 25-01-31 9.41.PD

Bullgaria, bullgarët dhe trazirat në botën e kriptomonedhave

Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon kriptomonedhën e tij, të quajtur $TRUMP. Një precedent që ngjall shumë pikëpyetje për arsyen e krijimit..

botuar më 25-01-31 7.20.PD