Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

20 vjet zhvillim i suksesshëm i sistemit bankar në Bullgari

“Sistemi bankar i Bullgarisë ka më shumë përvojë në krahasim me institucione të tjera financiare nga Evropa” deklaroi Emill Popov (në mes) gjatë kohës së konferencës shtypi për ekspozitën e vijueshme ndërkombëtare “Banka, investime, para”.
Foto: Tanja Harizanova
Vetëm para 20 vjetësh në Bullgari kishte tri banka. Ato ishin të mjaftueshme për shërbimin e sistemit të centralizuar financiar në epokën e socializmit. Roli kryesor ishte i Bankës Popullore Bullgare, e cila kontrollonte financat shtetërore. Shkëmbimi i jashtëm tregtar i vendit kishte një institucion të vet financiar, i cili ishte kurora e sektorit bankar, sepse kishte të drejtën e zhvillimit të operacioneve valutore. Në mes ishte vënë “pula e artë” – DSK (Arka Kombëtare e Kursimeve), e cila mbante kursimet e popullsisë dhe livronte kredi. Pse e quajtëm “pulë të artë”? Sepse ajo i bënte shtetit veza të arta. Në atë kohë ishte një praktikë shumë e përhapur të kursehen para për banesë dhe veturë, sepse ky luks arrihej pas dekadash pritjeje. Interesat bankare ishin simbolike, kurse shteti operonte me vite me mjetet e popullsisë. Pas ndryshimeve demokratike, gjatë vitit 1990 u themeluan bankat e para private tregtare, të cilat u shkëputën nga Banka Popullore Bullgare. Kështu në fakt gjatë 20 viteve të fundit në Bullgari lindi sistemi i ri bankar.

Sot në Bullgari ka 29 banka të regjistruara zyrtarisht, pa numëruar degat e tyre, sepse legjislacioni lejon që çdo bankë evropiane e regjistruar në BE, vetëm të informojë Bankën Popullore Bullgare se krijon degë të vet te ne, kurse zyrat e tyre mund të jenë 100, 200 e më shumë. Për fat të keq bankat bullgare janë vetëm pesë. Ata kanë një pjesëmarrje të kufizuar në treg – jo më shumë se 5 – 10 për qind.

Cilat janë momentet më karakteristike prej historisë së re të sistemit financiar?

“Gjatë tërë kësaj periudhe sistemi bankar në Bullgari evoluoi nga i papërgatitur për kushte tregu, përmes krizës së rëndë në vitin 1996-1997, deri në rrjet të rregulluar mjaftë mirë bankar, i cili nuk u prek nga kriza financiare botërore – përgjithësoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Emill Popov, kryetar i fondacionit “Banka, investime, para”. – Kjo tregoi se rregullimi në Bullgari është mjaftë më i mirë dhe më shpresëdhënës, edhe pse është më konservator, sepse në Evropën Perëndimore dhe në SHBA kishte një sektor tepër të liberalizuar bankar, i cili në fakt çoi deri në kolaps të ekonomisë botërore.”

Për 20 vjet sistemi bankar bullgar grumbulloi një përvojë të hidhur.

“Një faktor tjetër interesant është përvoja, që ka sistemi ynë bankar nga kriza financiare gjatë viteve 1996 – 1997 – tha Emill Popov. – Atëherë u mbyllën shumë banka, disa prej tyre falimentuan, nuk kishte aspak besim ndaj sistemit financiar. Kështu qe sistemi bankar i Bullgarisë ka më shumë përvojë në krahasim me institucione të tjera financiare nga Evropa dhe bota, të cilat kanë përjetuar kriza të tilla, ndoshta para 50 – 60, ose 100 vitesh.”

Çfarë tjetër përvojë disponon sistemi bankar në Bullgari, megjithë periudhën e shkurtër të punës në kushte tregu?

“Me të vërtetë kjo përvojë praktike për dalje nga kriza dhe rregullimi më i mirë, që ne kemi, nuk është gjithçka. Sistemi financiar te ne ka grumbulluar një përvojë të mirë edhe nga aplikimi i bordit valutor. Republikat baltike gjithashtu kishin bord valutor, por nuk i përballuan vështirësitë, siç duket bordi valutor te ne punon mjaftë më mirë. Kjo është një përvojë e vlershme, e cila Bullgaria duhet të ndajë me të gjitha vendet në një situatë të tillë, pavarësisht nëse hyjnë në bord valutor, ose tashmë janë hyrë, dhe t’i këshillojë se si ta udhëheqin, që të jetë në dobi të ekonomive të tyre.”

Sistemi bankar në Bullgari është më konservator dhe kjo na shpëtoi nga kriza financiare botërore. Ku po pozicionohemi në krahasim me “Evropën e vjetër”?

“Ndoshta kriza nga viti 1996 – 1997 na bëri vërtetë shumë konservatorë, sepse madje Anglia konservatore ishte mjaftë liberale sa u përket bankave të saj dhe ato pësuan dëme serioze. Kështu qe mendoj se sistemi financiar bullgar aktualisht zhvillohet shumë mirë, disponon një përvojë të mirë dhe pa dyshim ky është një lajm i mirë për sektorin financiar bullgar.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Allianz Trade”: Bullgaria do të jetë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore

Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..

botuar më 25-10-22 2.56.MD

Punësimi në Bullgari është ndër më të lartët në BE, por mbi 1 milion njerëz nuk punojnë

Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..

botuar më 25-10-22 11.12.PD

Bullgaria mbetet ndër vendet e BE-së me borxhin më të ulët

Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..

botuar më 25-10-22 9.33.PD