Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Djathi i bardhë i shëllirës - një produkt tradicional i tryezës bullgare

Foto: Darina Grigorova
Mbi 90% nga bullgarët blejnë djathë për ushqim, prej tyre 42% e konsumojnë çdo ditë, por 73% janë të mendimit se tek ne institucionet shëndetësore nuk ushtrojnë kontrollin e duhur mbi procesin e prodhimit të tij. Këtë e tregojnë të dhënat nga studimi i Agjencisë për studime sociale dhe të tregut “Market links”. Ato u shpallën gjatë hapjes së fushatës arsimuese kombëtare “Çdo gjë për djathin”. Qëllimi është të mund të rritet kultura e konsumit të bullgarit me një informacion të pranishëm për produktin tradicional të qumështit.

“Pjesa më e madhe prej bullgarëve janë të pakënaqur nga cilësia e djathit në rrjetin tregta r- thotë Dobromir Zhivkov, nga Agjencia “Market Links”. Njëkohësisht me këtë mbetemi me përshtypjen se shumë konsumatorë janë të bindur se dinë se çfarë duhet të përmbajë djathi i bardhë i vërtetë bullgar. Konsumatori është mjaft i vështirësuar dhe sa i përket treguesve të tij konkret. Nga njëra anë ai ka përfytyrimin se çfarë duhet të përmbaj djathi, kurse nga ana tjetër del se, ato nuk janë kaq afër me realitetin. Mund të themi po kështu se, markat e ndryshme të djathit luajnë një rol relativisht të vogël në zgjedhje. Të paktë janë bullgarët, të cilët orientohen mbi këtë se cilën markë të blenë. Një pjesë e madhe e njerëzve blenë djathë pa ditur se kush është prodhuesi dhe se çfarë përmban produkti i tij. Rreth 60-70% nga bashkatdhetarët tanë blejnë djathë në dyqanet, ku mund ta provojnë dhe të shijojnë vetitë dhe cilësitë e tij.”

Çdo një djathë ka konsistencën e vetë specifike. Djathi i bardhë i shëllirës karakterizohet me një strukturë të plotë e të ngjeshur dhe një shije specifike të qumështit, kurse kur thyhet, ka një pamje prej porcelani, sqarojnë ekspertët. Sipas fjalëve të profesorit Bozhidar Popov, kryetar i Shoqerisë për ushqimin dhe dietat, derisa nuk ka një Standart Shtetëror Bullgar, çdo një prodhues formon një standard të vet personal për dhjathin. Në këtë mënyrë përgjegjësia dhe kontrolli mbeten në duart e prodhuesit. Prapë së prapi ekzistojnë kritere të caktuara, të cilat përcaktojnë djathin tonë bullgar si unikal:

“Përbërja e qumështit tonë ndryshon nga përbërja e qumështit të freskët në gjerësitë e tjera gjeografike, pavarësisht dhe fqinje me ne-thotë profesori Popov. Unikalja në të është llaktobacilius bullgarikus, i cili përmbahet në kos dhe në djathin e bardhë të shëllirës. Prandaj duhet të luftojmë në Bashkimin Evropian që djathi tonë të patentohet si një produkt kombëtar bullgar, dhe jo vende fqinje me ne të prodhojnë djathëra të ngjashme dhe të kenë pretendime , se kjo është produkt i tyre. Siç dihet, kosi bullgar është një produkt bullgar, kështu duhet të dihet dhe për djathin bullgar të shëllirës, se është bullgar. Në kuadrin e 1-2 muajve duhet të përfundoi përgatitja e standardit bullgar për produktin. Me rëndësi është të krijohet dhe agjenci për parrezikshmërinë e ushqimeve, që të mund kontrolli të jetë më efektiv. Më tutje, që të mund të patentohet produkti ynë në Bashkimin Evropian si kombëtar, kërkohen dëshmi bindëse, që të mund të fitojmë emrin bullgar të produktit dhe të dihet se, kur flitet për djathin e shëllirës,bëhet fjalë për produktin bullgar”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD