Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë vitit 2010 pritet një rritje prej 5% në turizmin bullgar

Bullgaria është një destinacion relativisht i panjohur e cila zgjon interes mes turistëve dhe në ndryshim nga shumë shtete të tjera, të cilat tanimë kanë realizuar të gjithë potencialin e vet, turizmi bullgar ka mundësi të shumta për rritje.
Foto: Veneta Pavllova
Gjatë vitit 2009 mjaft të rëndë për turizmin dega po fillon pak nga pak të rimëkëmbet në një përpjesëtim botëror. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë, kurse prognozat për vitin 2010 janë për rritje prej 5%, i cili është pak mbi mesatarin, të prognozuar për Evropën. Kjo u bë e qartë në sesionin e hapur në Sofje të Komisionit për Evropën pranë Organizatës botërore për turizëm. Pjesëmarrësit bullgar dhe të huaj në takimin dyditor shqyrtuan ndikimin e krizës botërore mbi turizmin dhe mënyrat për dalje nga gjendja e rëndë.

Ekspertë nga Organizata botërore për turizëm shqyrtuan me kolegët e vet bullgarë domosdoshmërinë nga krijimi i një organizate kombëtare me pjesëmarrjen e shtetit dhe të bashkimeve të degës, e cila të marrë vendime për reklamimin e turizmit bullgar. Do të aplikohet dhe e ashtuquajtura “llogari satelite”. Ky është një sistem unik, i ndërmarrë prej shumë shteteve nëpër botë, e cila ndjek në rrugë elektronike çdo gjë e cila rastis në degë - numrin e hoteleve dhe fjetjet e turistëve, shpenzimet e tyre gjatë kohës së qëndrimit e kështu me radhë. “Ne do të donim të përkrahim turizmin bullgar me përvojën tonë, prandaj shqyrtuam masat praktike të cilat duhet të ndërmerren” - tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës botërore për turizëm Taleb Rifaj. Sipas tij pas vitit të vështirë 2009 për degën, tanimë po duket dritë në tunel, e cila nuk mund të errësohet bile nga dëmet, e shkaktuara nga bllokimi ajror mbi Evropën në mesin e muajit prill. Mbi 1,5 miliardë euro janë humbjet për industrinë botërore turistike, të shkaktuara nga reja irlandeze - tregojnë të dhënat paraprake të Organizatës botërore për turizëm. “Kjo goditje e rëndë financiare nuk do të ndikojë mbi vëllimin vjetor në sektor” - tha Taleb Rifaj dhe shtoi:

“Që të mund të fitojmë një përfytyrim të qartë për gjendjen në Bullgari, do të duhet të njihemi me këtë se si bota dhe për më tepër Evropa qe e prekur nga e gjithë kjo. Viti 2009 qe një nga vitet më të rënda të industrisë turistike botërore. Për herë të parë prej 30 vjetëve pas dekadave të rritjes industria turistike në një plan botëror u ul me 4%. Shumë seriozisht u prej Evropa në këtë numër dhe Bullgaria, si dhe shtetet mesdhetare të cilat pësuan dëme nga më të shumtat. Ulja në të gjithë regjionin arriti deri më 5% kurse në disa shtete u ul deri më 10-12%. Por nga fundi i vitit të kaluar po vëmë re një kthesë në këtë tendencë. Kurse gjatë 3 muajve të vitit 2010 tanimë ka një përmirësim të dukshëm. Bëhet fjalë për shenjat e para të një rritjeje të qëndrueshme në sektor. Kështu që Evropa po fillon të rimëkëmbet nga kriza dhe tanimë po shënon një rritje mesatare prej 3%, duke gjykuar në bazë të të dhënave nga 3 muajt e parë të vitit 2010”. Nga Ministria e ekonomisë, energjetikës dhe turizmit presin një vëllim prej 5% në degë gjatë vitit 2010. Mbështetemi më tepër tek turistët nga tregjet tradicionale për vendin tonë si Gjermania, Evropa Qendrore, Rusia dhe shtet fqinje ballkanike. Sipas vëzhguesve të huaj kjo prognozë optimiste në fakt është krejtësisht reale me qenë se Bullgaria është një destinacion relativisht i panjohur e cila zgjon interes mes turistëve dhe në ndryshim nga shumë shtete të tjera, të cilat tanimë kanë realizuar të gjithë potencialin e vet, turizmi bullgar ka mundësi të shumta për rritje.

“Në Bullgari gjatë vitit të kaluar kriza u ndje kryesisht në treguesin të ardhura - tha Trajço Trajkov, ministër i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit. Turistët kanë mbetur pothuajse në të njëjtin nivel, por të ardhurat në bazë të të dhënave të fundit janë pakësuar me 5,6%. Problemi është se turistët vijnë për më pakë ditë ose zgjedhin oferta më të lira, kurse ata të cilët propozojnë shërbimet, bëjnë lëshime të mëdha. Këto janë gjithë tendenca, të cilat ndikojnë jo mirë mbi degën. Por për vitin 2010 tanimë kemi prognoza më inkurajuese. Nga njëra anë rritja e rëndësisë të regjistrimeve “last minute” mbase do t’i anojë peshoret në favor të një rritjeje të njohur turistike. Në të njëjtën kohë kemi tanimë dhe shembuj nga disa vendpushime detare, ku regjistrimet e hershme shënojnë një vëllim prej 25% kundrejt vitit 2010.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u zbulua koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe

Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..

botuar më 24-11-29 6.15.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev (i dyti nga e majta) merr çmimin e partneritetit mediatik

BNR, BNT dhe BTA u vlerësuan për partneritetin më të mirë mediatik në mbështetje të turizmit në Bullgari

Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..

rinovuar më 24-11-27 10.39.PD

Euronews: Bullgaria është një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit me plazhet e saj të arta dhe majat e mbuluara me borë

Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..

botuar më 24-11-25 10.35.PD