Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tomisllav Donçev: “Bullgaria duhet të përshpejtojë përvetësimin e mjeteve evropiane”

Ministri bullgar për administrimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian Tomisllav Donçev
Foto: BGNES
Për herë të parë tema kryesore e debateve në BE nuk ishin kontrolli dhe lufta kundër korrupsionit, por si të garantohet qëndrueshmëria dhe efektiviteti i masave për përvetësimin më të mirë të mjeteve evropiane. Këtë e deklaroi në fund të javës së kaluar ministri për administrimin e mjeteve nga BE Tomisllav Donçev pas vizitës së tij të parë në Bruksel. Ai ishte zgjedhur gjatë marsit të këtij viti me detyrën për të përshpejtuar përvetësimin e fondeve dhe që pjesa maksimale e mjeteve evropiane të arrijë tek personat që kanë nevojë për to. Deri tani Bullgaria ka përvetësuar vetëm një pjesë të vogël prej 11 miliardë eurove për periudhën deri në vitin 2013 në kuadrin e shtatë programeve operative, të destinuara për vendin tonë. Në Bruksel ministër Donçev ka parashtruar mekanizmin e ri të koordinimit për përvetësimin e mjeteve të BE, të miratuar nga qeveria në mesin e prillit. Janë diskutuar gjithashtu hapat dhe planet për thjeshtimin e procedurave për programet operative, si dhe mundësitë për transferimin e mjeteve në programin operativ “Transport”. Gjatë këtij muaji në Bullgari vjen për vizitën e tij të parë dhe komisari evropian për politikën rajonale Johanes Han.

Sipas Tomisllav Donçevit, Bullgaria është në rrugën e drejtë, por duhet të përshpejtojë hapat. Ai vuri në dukje, se në krahasim me vitin 2009 aktualisht ritmet e pagesave në kuadrin e programeve operative janë rritur 7 herë, ndërsa ritmi i marrëveshjeve – me 1,5 herë. Gjatë këtij muaji qeveria duhet të miratojë amendamente në 2 vendime, të cilat do të thjeshtojnë dhe do të përshpejtojnë procedurat dhe do të kufizojnë presionin burokratik. Për shkak të burokracisë së tepërt tani një procedurë kërkon 44 nënshkrime, që i bën përshtypje Komisionit Evropian, por ato mund të bëhen 6, mendon Donçevi. Sipas ministrit Donçev, një prej detyrave kryesore që ishte diskutuar në bisedimet në Bruksel, është si të pakësohet diferenca midis mjeteve evropiane për të cilat është arritur marrëveshje, 28%, dhe atyre që janë të paguar, 3,7%. Tani për tani diferenca është 10 herë.

“Një relacion normal midis mjeteve për të cilat ka marrëveshje dhe atyre të paguara është në raport 2 me 1 – komentoi për Radio Bullgarinë Tomisllav Donçevi. Për shembull, një raport të tillë kemi në Programin për zhvillimin e rajoneve rurale. Atje mjetet e arritura me marrëveshje janë rreth 20 %, ndërsa mjetet e paguara janë rreth 10 %. Ky është një relacion po thuaj normal. Nëse deri tani kemi problem, ai ka të bëjë me nivelin e mjeteve të paguara. Niveli i pagesave është i ulët. Kjo do të thotë, se duhet t’i afrojmë maksimalisht këto dy shifra. Në KE ishte komentuar edhe çështja me bashkitë bullgare, të cilët janë përdoruesit kryesorë në kuadrin e dy programeve operative “Zhvillimi rajonal” dhe “Mjedisi”. Jemi të shqetësuar se ka bashki bullgare me kapacitet të vogël dhe përvojë të vogël në përgatitjen e projekteve, të cilat përfundojnë me parregullsi dhe shkelje. Ideja që parashtrova dhe e cila është konsultuar me Shoqatën kombëtare të bashkive është, se ne duhet të krijojmë kushte që bashkitë me përvojë të ndajnë eksperiencën e tyre me të tjerat. Kemi bashki me arritje të mira në përdorimin e mjeteve evropiane, ato kanë ekipe të përgatitura dhe duhet t’i ndihmojnë të tjerët.

Sipas ministrit Tomisllav Donçev ka edhe një gjë tjetër shumë të rëndësishme. “Bullgaria kategorikisht nevojitet për sinjale më të mira - si brenda vendit, ashtu edhe nga vet shtetet anëtare, nga institucionet evropiane – nënvizoi ai. Ne kemi problem me kapacitetin administrativ, me shpejtësinë e lëvizjes së gjërave, por problemi ynë kryesor ka të bëjë me imazhin. I lejuam vetës që Bullgaria të ketë një imazh jo të mirë në Evropë. Ky është një problem i madh në trajtimin e Bullgarisë nga ana e qytetarëve të vendeve anëtare, nga herë edhe nga administratat evropiane. Përveç masave që ndërmarrim për garantimin e ligjshmërisë në përvetësimin e mjeteve evropiane, duhet të tregojmë dhe shembujt e mirë, që kemi, ishte kategorik ministër Donçev.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD