Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekonomia bullgare është duke kapërcyer krizën

Kryetari i Qendrës së Zhvillimit Ekonomi Georgi Proharski
Foto: Tanja Harizanova
Sipas kryetarit të Qendrës së Zhvillimit Ekonomi Georgi Proharski, ekonomia bullgare është duke kapërcyer krizën. Parashikimet e ekonomistëve tregojnë, se me gjithë rënien e pritur gjatë gjysmës së parë, Bullgaria do të përfundojë vitin me rritje ekonomike nga 1 për qind. Që nga fillimi i vitit u shfaqën sinjalet e para, se ekonomia bullgare kapërcen momentet më të rënda të krizës dhe kërkon mundësi për dalje. Analizuesit tregojnë dy faktorë për përballimin e situatës së rëndë. Njeri është stabilizimi i ekonomisë së BE-së, tjetri janë masat e ndërmarra kundër krizës nga të gjitha subjektet ekonomike brenda në vend. Qendra e Zhvillimit Ekonomik regjistroi tregues të mirë për muajin prill. Dinamika e re në ekonominë bullgare i detyrohet kryesisht rritjes së eksportit. Dhe në se deri në vitin e kaluar eksporti kryesor i Bullgarisë ishte për vendet e BE-së dhe arrinte 64 për qind, nga fillimi i vitit 2010 shihet një pasurim i tregjeve. Vetëm për dy muajit e parë eksporti për vendet e treta u rrit me 40 për qind. Rritja e pritur e tregtisë botërore me 10 për qind gjatë këtij viti do të ndikojë në mënyrë të favorshme edhe mbi ekonominë bullgare. Lidhur me këtë Georgi Proharski shpjegon:

“Vendi filloi të dalë nga kriza. Mirëpo krahas kësaj shihen shenje për një krizë strukturore në ekonominë bullgare, gjë që nuk do të lejojë rritje. Kjo krizë arsyetohet nga struktura e ekonomisë bullgare, sidomos nga industria e saj. Krahas kësaj ka edhe probleme lidhura me biznes-klimën në vend dhe me një sërë çështjesh të pazgjidhura në tërheqjen e investimeve të huaja. Rritja ekonomike para disa vitesh realizohej kryesisht nga kontrata me pronën e paluajtshme dhe nga ndërtimi. Investimet private gjithashtu ishin në këtë drejtim. Tani një sfidë e madhe para ekonomisë bullgare është zhvillimi i prodhimit industrial, biznesi të gjejë prodhime dhe partneritete me kompani të huaja, të cilat të japin mundësi për rritjen ekonomike. Duhet të zhvillohet një politikë më agresive në fushën e inovacioneve me përkrahjen e hallkave të reja të ekonomisë, që mund të sigurojnë rritje.”

Për dy muajit e parë të vitit 2010 investimet e huaja në Bullgari përbëjnë 28 milion euro, gjë që është rezultati më i keq deri tashti. Shkaku janë projektet e vjetra dhe të reja të investimit që nuk u realizuan. Qendra e Zhvillimit Ekonomik parashikon, se deri në fund të këtij viti investimet e huaja të arrijnë afro 2.5 miliard euro. Inflacioni për tremujorin e parë është 1.4 për qind, ndërsa papunësia është nën 10 për qind. Lidhur me idenë e diskutuar për rritjen e tatimit të tërthortë, zoti Proharski komentoi, se kjo do të rritë inflacionin dhe do të ushtrojë presion suplementar mbi biznesin, do të kufizojë konsumimin dhe rritja do të jetë minimale. Sipas zotit Proharski buxheti do të balancohet, por rritje ekonomike nuk mund të realizohet. Sipas tij në vend duhet të shfrytëzohet euroja në mënyrë të plotë vlefshme. Lidhur me këtë ai thekson:

“Vënia e euros në shfrytëzim duhet të bëhet një nga detyrat kryesore të qeverisë. Prandaj duhet të kemi një deficit minimal brenda vitit dhe kushte minimale për inflacion. Ne jemi kundër balancimit të buxhetit nëpërmjet rritjes së tatimeve. Për arritjen e një deficiti të ulët duhet të kufizohen shpenzimet. Tendencat negative në të ardhurat vazhdojnë dhe në mesin e vitit buxheti duhet të korrigjohet me kufizimin e shpenzimeve. Rritja e tatimeve nuk mund të zgjidhë problemin. Nuk është e domosdoshme të bëhen shpenzime mbi bazë të borxheve. Bullgaria duhet të mbajë një përqindje të ulëta të kamatave, gjë që do të ndihmojë vënien e euros në qarkullim. Kjo është detyrë e dorës së parë të Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD