Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodij – nga alfabeti deri te identiteti i sotëm bullgar

Foto: Архив
Më 11 maj Kisha ortodokse bullgare nderon kujtimin e Vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij – krijuesit e alfabetit sllavo-bullgar. Deri në mesin e shekullit të XIX kujtimi i tyre nderohej veç – i Shën Kirilit me 14 shkurt, dhe i Shën Metodijt - më 6 prill. Gjatë vitit 1863 11 maji bëhet festa zyrtare kishtare – dita e Vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij. Pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane festa shpallet edhe për të gjitha shkollat në vend. Në vitin 1969 festimi i Vëllezërve të shenjte ndahet në festë kishtare – më 11 maj dhe në festë laike – më 24 maj. Sot kujtimi i vëllezërve nga Selaniku nderohet jo vetëm nga vendet ortodokse sllave, por edhe nga Kisha Rimo-katolike. Në vitin 1980 papa Gjon Pavel i dytë i shpalli mbrojtës të Evropës.

“Vëllezërit e shenjët Kiril dhe Metodij janë shenjtorët më të respektuar në Kishën ortodokse bullgare – tha prifti Kliment Harizanov nga kisha e Sofjes “Shpërfytyrimi i shenjtë i Zotit”.

“Kisha i nderon si apostuj. Ajo vlerëson veprën e tyre të përjetshme si përhapës të fesë së krishtere. Ata kanë jetuar në shekullin e IX, por atë që kanë bërë me krijimin e alfabetit dhe përkthimin e librave të shenjtë, është një heroizëm që përjetoi gjatë shekujve. Dy vëllezërit kanë meritën kryesore për këtë që ne sot të quhemi bullgarë dhe të krishterë ortodoksë. Pas krijimit të alfabetit dhe pas përkthimit të librave të shenjtë Bullgaria përjetoi një shekull të artë. Në saj të veprës së tyre Shën Kliment Ohridski arriti të përgatisë 3 500 nxënës në qytetin Ohër, ndërsa Shën Patriku Evtimij realizoi reformën e tij të famshme në shekullin e XIV. Fakti se ne arritëm ta ruajmë veten si popull gjatë shekujve të robërisë osmane dhe të fitojmë pavarësi kishtare i detyrohet pikërisht Vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij, veprës së tyre letrare dhe misionare.”

Sipas fjalëve të priftit Harizanov shekulli i IX ishte koha e përleshjes së parë serioze midis Lindjes dhe Perëndimit dhe kisha ende nuk ishte e ndarë në rimo-katolike dhe ortodokse. I pari, i cili u dha rezistencë orvatjeve dhe pretendimeve të Papës Nikollaj për epërsinë mbi tërë kishën, ishte Shën Patriku Fotij. Pikërisht ai ishte njeri prej mësuesve të Konstantin Folzofit, i cili pak kohe para vdekjes si murg mori emrin Kiril në Shkollën e njohur Magnaura. Prandaj edhe vepra e Vëllezërve të shenjtë u realizua nën shenjen e ortodoksisë së shenjtë. Të dy vëllezërit mbrojtën të drejtën e sllavëve të ushtrojnë fenë e krishtere në gjuhën e tyre amtare dhe u imponuan me urtësinë e tyre mbi përkrahësit e dogmës së tre gjuhëve, tha prifti Harizanov.

“Në fakt ky ishte njeri prej paragjykimeve më të rënda të shekullit të nëntë, se Zoti mund të lavdërohet vetëm në tre gjuhë – në latinisht, greqisht dhe hebraisht - shtoi ai. Por sipas mësimit kishtar, secili popull duhet të nderojë Zotin në gjuhë të kuptueshme, të lexojë Shkrimin e shenjtë në gjuhën e tij amtare. Për këtë arsye vepra e apostujve është jashtëzakonisht përparimtare dhe progresive, sepse ata i kanë hapur sytë e sllavëve për të vërtetat shpirtërore të Shkrimit të shenjtë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD