Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Privatizimi dhe stimujt për investitorët janë në thelbin e reformave në Ministrinë e ekonomisë

Shitja e pjesës shtetërore në kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike është pjesë e masave të qeverisë kundër krizës, deklaroi ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov
Foto: Tanja Harizanova
Shteti do t’ia shesë Bursës bullgare të fondeve pjesën e tij të shoqërisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, që furnizon me rrymë elektrike Bullgarinë Verilindore. Pjesa shtetërore në kompani, ku pronar mazhoritar është firma gjermane E.ON, është 33 %. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtypin ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov. Shitja e pjesës shtetërore në kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike është pjesë e masave të qeverisë kundër krizës. Privatizimi i pjesës së shtetit do të bëhet pas 5 muajsh dhe pritet një interes i madh nga ana e investitorëve. Fitimi neto i shoqërisë së shpërndarjes së energjisë elektrike E.ON për dy vjetët e fundit është 28 mln euro. Me pronarët mazhoritarë të dy shoqërive të tjera – ajo çeke ÇEZ dhe austriakja EBN, zhvillohen bisedime që të bëhen pronarë 100 % të kompanive, duke blerë pjesën e shtetit në to. Ministri Trajkov komentoi, se me E.ON do të bëhet testim i tregut , sepse këto 33 % janë një pjesë atraktive me fitime të garantuara.

Deri në fund të vitit pritet të zgjidhet blerës edhe për holdingun e duhanit “Bullgartabak”. Kompania tashmë ka 2, në vend të 9 fabrikave të prodhimit të cigareve, ndërsa pjesa e saj në tregun e vendit vazhdon të bjerë dhe aktualisht është 40%. Ministri Trajkov parashikon, se holdingu mund të shitet për 100 milionë euro.

Në lidhje me masat e qeverisë kundër krizës për pakësimin e shpenzimeve të buxhetit me 20 %, dikasteri ekonomik ka shënuar reforma të reja që kanë të bëjnë me shkrirjen e disa agjencive. Pjesë prej politikës së ministrisë përfshin edhe stimulim të inovacioneve në ekonominë bullgare.

“Tradicionalisht në Bullgari për inovacione përdoren rreth 0.5 % prej Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Në strategjinë “Evropa 2020” qëllimi evropian është 3 % - përgjithëson ministër Trajkov. Ja për se në kornizën tonë kombëtare 2020 kemi shënuar 2 % prej PBB. Gjysma do të financohet nga sektori privat, gjysma tjetër – me mjete publike dhe në kuadrin e fondeve evropiane. Kemi në plan të zgjerojmë funksionet, profilin dhe financimin e Fondit kombëtar të inovacioneve. Kjo është mënyrë edhe për rritjen e PBB dhe për pakësimin e intensitetit energjetik.

Ministria e ekonomisë parashikon të përmirësojë biznes-klimën me anën e stimujve të rinj për nxitjen e investimeve në Bullgari dhe me mundësinë për subvencionim të investitorëve.

“Aktualisht zhvillojmë bisedime me disa investitorë, të cilët zgjedhin cili të jetë projekti i tyre i ri ose në cilin vend të jetë kapaciteti i tyre i ri , në njerin prej rasteve konkurrenca është midis Bullgarisë dhe Anglisë. Do të thoni, me çfarë Bullgaria mund të jetë më tërheqëse në krahasim me Britaninë e Madhe? Biznesmenët mendojnë, se në plan afatgjatë investimet në Bullgari do të kenë rikthim më të mirë. Por aktualisht kompanitë nuk disponojnë mjaft mjete në dorë, për shkak të kreditimit të shtrënguar. Prandaj në këtë etapë është me rëndësi të ofrojmë një mundësi të tillë për subvencione. Kemi parashikuar p.sh. deri në 10 % prej investimeve në industrinë e përpunimit dhe deri në 50% në degën kërkimore-shkencore dhe të teknologjive të larta të rikthehen pas arritjes së një etape të caktuar të investimit – p.sh. pas 50 % prej volumit të caktuar minimal ose pas 3 vjetësh.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB): Më të varfërit në Bullgari vazhdojnë të varfërohen, dhe kjo ndodh me ritme më të shpejta

Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..

botuar më 25-02-03 7.30.PD

Me një shkëmbim prej 12 miliardë eurosh Gjermania është partneri kryesor tregtar i Bullgarisë

Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..

botuar më 25-01-31 9.41.PD

Bullgaria, bullgarët dhe trazirat në botën e kriptomonedhave

Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon kriptomonedhën e tij, të quajtur $TRUMP. Një precedent që ngjall shumë pikëpyetje për arsyen e krijimit..

botuar më 25-01-31 7.20.PD