Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekt për shpëtimin e gështenjave në Sofje

Gështenjat janë një prej simboleve të kryeqytetit bullgar.
Foto: Maria Dimitrova

Një prej pemëve më të bukura gjatë pranverës është gështenja e egër me lulet e saj të mëdha të bardha në formë shandani. Pak njerëz dinë, se gjenealogjia e këtij lloji peme është lidhur pikërisht me Bullgarinë. Gështenja e Stranxhës konsiderohet si paraardhësi i të gjitha llojeve të gështenjës së egër, kryesisht dekorative, që ekzistojnë sot në botë. Përsëri me rajonin e Ballkanit, me Maqedoninë fqinje është lidhur armiku më i madh i gështenjës së egër – mola e quajtur Ohridski, sipas emrit të qytetit maqedonas Ohër, ku është shfaqur për herë të parë para disa dekadash. Era shpejtë e ka përhapur në pjesën më të madhe të Evropës, ku gjethet e gështenjës fillojnë të zverdhen dhe të tkurren që në mesin e verës. Shumë shtete ndërmorën masa të shpejta dhe ndalën përhapjen e molave të rrezikshme nga Ohri. Por Bullgaria nuk ishte mes tyre. Në rrëmujën e problemeve të tranzicionit që u zgjatën më se 20 vjet, gështenjat e egra vazhdojnë të fishken. Doli se më të ndjeshëm ndaj problemit janë kryeqytetasit - të dashuruar në pemët e bukura, të cilët rrethojnë shumë bulevarde qendrore në Sofje.

Për to këndohet në këngën e dashur për disa breza bullgarësh “Bulevardi”, këngë e cila u kthye në himn të kryeqytetit. Një vjershë prej këtij shlageri “Lulëzojnë në rrëmujën gështenja” e ka marrë për moton fushata për shpëtimin e gështenjave, ngritur nga revista “Osem” (“Tetë”) dhe revista “Kopshtari juaj”.

“Në Sofje ka mbi 7 mijë pemë gështenje dhe të gjitha ato janë të prekura – deklaroi për Radio Bullgarinë Iva Todorova nga revista “Tetë”. Mola përhapet me erën dhe nuk mund të kufizohet areali i saj. Siç ka nisur para dekadash nga Ohri, ajo ka sulmuar gadishullin e Ballkanit dhe pas kësaj ishte përhapur në Evropë. Por atje me kohë e kanë nisur betejën kundër saj. Edhe tani në këto vende të Evropës gështenjat deri në fund të shtatorit janë me gjethe të gjelbra dhe të bukura. Ndërsa tek ne që në mesin e qershorit në gjethet e gështenjave duken njolla, gjethet fillojnë të zverdhin gradualisht sepse mola e rrënjosur në gjethet i ha nga brenda.”

Starti i fushatës për shpëtimin e gështenjave do të fillojë nga parku i dashur për të gjithë sofjanësit – parku i Borisit. Me Ivën biseduam nën njërën prej gështenjave atje, të cilat në pranverë ende janë të mrekullueshme – me gjethet e tyre të mëdha të gjelbra dhe lulet e bukura të bardha. Por kjo do të jetë akoma një muaj deri sa mola e fshehur në gjethet e thata të vitit të kaluar del nga vezët.

Si mund të ndalet insekti?

“Ka disa mënyra – përgjigjet Iva. Këto janë spërkatja me preparate kimike, vendosja e kurtheve me feromon, gjithashtu dhe groposja e gjetheve të rëna në vjeshtë. Ato mund edhe të digjen, por kjo nuk është shumë e mirë nga pikëpamja ekologjike. Gjëja më efikase është që të groposen në thellësi prej një pëllëmbe. Kështu lavrat që mbeten në gjethet, nuk mund të çelin në pranverë dhe në këtë mënyrë kufizohet zhvillimi i molës, e cila normalisht jep katër breza gjatë një vere.”

Për arsye financiare kurthet me feromon do të bëhen me dorë. 140 prej tyre do të varen në pemët nëpër shëtitoren qendrore të Parkut të Borisit.

“Kurthet tona janë më artistike, janë bërë nga shishe dylitroshe prej birrës, të cilat mbushen me ujë deri te gjysma dhe brenda varet një grep me feromonin e femrës, i cili tërheq me erën e vetë molën mashkull – shpjegon Iva. Ai futet përmes vrimave të vogla të shishes, dhe duke rënë brenda në ujë krahët e tij lagen dhe ai nuk mund të fluturojë më. Kurthi është plotësisht ekologjik, në të nuk ka helm ose lëndë kimike, vetëm feromon natyror. Pas periudhës së lulëzimit, kurthi varet në kurorën e pemës dhe ndërrohet 4 herë gjatë verës për të parandaluar daljen e moleve nga vezët. Ideja jonë është që të vendosim nga një kurth të tillë nëpër të gjitha gështenjat nëpër shëtitoren qendrore të parkut të Borisit dhe t’i mirëmbajmë gujatë verës.

Ne nuk mund të përfshijmë të gjitha pemët e gështenjave që janë 7 mijë në Sofje. Fushata jonë është më tepër simbolike dhe ne duam që të tregojmë, se zgjidhje për këtë problem ka.

“Ftojmë të gjithë banorët dhe miq të Sofjes të vijnë në Parkun e Borisit më 29 maj. Do të organizojmë pika të posaçme, ku do t’u tregojmë njerëzve si bëhen kurthet. Do të bëjmë një hepening me shumë muzikë, ku njerëzit jo vetëm se do të informohen si të zhvillojnë luftë kundër molave, por do të mund të dëfrehen. Ideja jonë është të tërheqim sa më shumë qytetarë dhe t’i nxisim të bëjnë kurthe dhe t’i vendosin nëpër pemët para shtëpive të tyre.”

Fushata zhvillohet nën patronazhin e kryebashkiakut të Sofjes zonja Jordanka Fandëkova. Organizatorët presin një mbështetje nga bashkia në drejtim të etapës tjetër të operacionit – groposja e gjetheve të infektuara.

“Gjëja më e rëndësishme është që në vjeshtë të mblidhen gjethet dhe të groposen – thotë Iva Todorova. Kjo është mënyra më e lehtë dhe e sigurt që praktikohet në të gjitha shtetet. Revista “Tetë” ka idenë që t’i drejtohet drejtorisë bashkiake “Sisteme të gjelbra” me kërkesë të dërgojnë urdhër të gjitha bashkieve rajonale në Sofje për mbledhjen dhe groposjen e gjetheve. Veç parashikojmë hapjen e një linje të nxehtë telefoni, ku qytetarët mund të sinjalizojnë për gjethet e pa mbledhura dhe të pa groposura. Nëse 5 vjet me radhë groposim këto gjethe, problemi do të zgjidhet dhe do të shpëtohen gështenjat e Sofjes.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Supa më e shijshme e peshkut” dhe vera do të ofrohen në një festival në Burgas

Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..

botuar më 24-09-05 6.10.PD
Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..

botuar më 24-09-04 7.07.MD

Regjisori Elenko Kasalijski me një film për ditët përtej kufirit dhe jetën në bazën bullgare në Antarktidë

Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të..

botuar më 24-09-04 7.05.PD