Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marta Radeva- “Mësuese e vitit”

Marta Radeva është mësuese e gjuhës dhe letërsisë bullgare në Shkollën fillore “Hristo Smirnenski” të qytetit Provadia (Bullgari Verilindore). Kohët e fundit ajo u dallua me titullin “Mësues i vitit 2010” në kategorinë “Disiplina humanitare”. Kur e mori çmimin, ajo ua kushtoi të gjithë kolegëve të saj, të cilët punojnë në mënyrë të devotshme. Për vetveten zonja Radeva thotë, se e percepton rolin e mësuesit sipas kritereve të Rilindjes – të jetë lider dhe iluminist i ndërgjegjes shoqërore. Si mësuese e gjuhës dhe letërsisë bullgare ajo nuk mund të pranojë në heshtje, se misioni i mësuesit bullgar sot gjithnjë e më shumë po humb rëndësinë e vet.

“Nuk bëhet mjaft për mesazhet individuale gjatë orëve mësimore – thotë mësuesja. – Për arsye të shkaqeve financiare bëhen klasa me më shumë nxënës. Kjo duhet të ndryshohet. Detyra e mësuesve të gjuhës dhe letërsisë bullgare është me përgjegjësi të madhe. Përveç të japim dituri, ne duhet të punojmë për krijimin dhe zhvillimin e sistemit të vlerave.”

Sipas Marta Radevasë mësuesit vazhdimisht kanë nevojë për kualifikime, por fatkeqësisht sistemi i arsimit nuk i mbështet në mënyrë të mjaftueshme.

“Mësuesi i mirë jo vetëm se i edukon të tjerët, por edhe vazhdon të ndjekë të rejat në profesionin e vet. Po shpresoj që do të ketë më shumë kushte për mësuesit bullgarë, që të vazhdojmë të kualifikohemi. Për mua qëllimi kryesor i disiplinës gjuha dhe letërsia bullgare në shkollën tonë është të krijojë dhe të edukojë lexues, sepse lexues të tillë do të kenë sistem të vlerave edhe drejtim në jetën e vet.”

Për Marta Radevanë nxënësi nuk është objekt, por subjekt i arsimit. Për këtë arsye me përjashtim të metodave tradicionale, ajo i edukon nxënësit e saj edhe nëpërmjet lojërave letrare. Sipas modelit të lojës televizive “Kush do të bëhet Milioner?” ajo krijon lojën “Kush do të bëhet nxënës i shkëlqyer?”. Nëpërmjet saj terë klasa përfshihet në garën për dituri. Kompjuteri gjithashtu e lehtëson punën e saj.

“Në çdo një klasë të shkollës sonë ka kompjuter, ndërsa në shumica prej sallave ka edhe ekran të madh plazma – shpjegon Marta Radeva. Përpiqem ta kthejë kompjuterin në një ndihmës në rrugën tek libri. Jo vetëm unë, por edhe disa kolegë të mi vazhdojmë të jemi mësues edhe jashtë klasave të shkollës. Unë bisedoj nëpërmjet programit Skype me shumë prej nxënësve, të cilët dëshirojnë. Si mësuese e gjuhës dhe letërsisë bullgare redaktoj tekstet e tyre, që më dërgojnë. Ashtu marrim pjesë në konkurse. Çdo muaj botojmë një gazetë shkollore, në të cilën përfshijmë tekstet më të mira të nxënësve.”

Angazhimi i saj i vazhdueshëm ndikon pa tjetër edhe mbi jetën e vet personale, megjithë se Marta përpiqet të arrijë një balancë dhe të mos cenojë familjen e vet.

“Dua t’i falënderoj fëmijët e mi që më kanë duruar gjatë këtyre viteve, kur ata kanë rritur dhe kanë pasur nevojë ndoshta nga përkujdesja e nënës së vet – thotë Marta Radeva. – Biri im është gazetar, ndërsa vajza – regjisore. Shpresoj se i kam dhënë gjithçka të nevojshme, megjithatë të më vjen keq për disa momente të bukura e të humbura. Nxënësit e mi janë në moshën 12-15 vjeç në të ashtuquajturën “moshë të vështirë”. Ata kanë problem me vetveten dhe për këtë arsye shpesh herë janë të hutuar ose në konflikte njeri me tjetrin. Por unë kuptoj se kur janë të prapë, ata në fakt vetëm kërkojnë vëmendje. Për mua fëmijët janë mësues të mëdhenj. Siç e ka thënë dhe Nënë Tereza – po vazhdoj të edukohem nga fëmijët, të cilët i mësoj.”

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook /Tempulli

Kisha e Shën Athanasit në Gorni Llozen po përgatitet për festën e saj, pritet edhe patriarku Daniil

Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..

botuar më 25-01-17 3.10.MD
Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD