Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza preku dhe sektorin e mediave

“Është me një rëndësi të madhe për mediat publike të disponojnë me mjete të mjaftueshme, të cilët t’u lejojnë të përgatisin transmetime të rëndësishme, të cilat të jenë në dobi të shoqërisë”, deklaroi Allën Xhouns (majtas) – përfaqësues i Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve, gjatë kohës së tryezës së rrumbullakët, e cila u zhvillua në Radion Kombëtare Bullgare.
Foto: arkiv
Analizatorët janë kategorikë se për vit të tetë të radhës vihet re një kufizim i lirisë së fjalës nëpër botë, në këtë numër dhe në vendet nga Bashkimi Evropian. Sipas raportit të organizatës joqeveritare Freedom House për vitin 2009 Bullgaria është në vendin e 76 së bashku me Indinë nga përgjithësisht 196 shtete për nga liria e mediave. Kriza ekonomike thelloi problemet në sektor. Si ndikon kriza mbi dialogun midis punëdhënësve dhe nëpunësve në mediat publike në Bullgari? Këto çështje u shqyrtuan gjatë kohës së tryezës së rrumbullakët gjatë javës së kaluar, mikpritës i të cilit qe Radioja Kombëtare Bullgare. Në debat morën pjesë dhe përfaqësues të Komitetit Evropian për një dialog social në sektorin audiovizual, që bashkon përfaqësues të organizatave më të mëdha të punëdhënësve dhe të sindikatave në Evropë.

Kriza ekonomike preku mjaft seriozisht sektorin e mediave në Bullgari dhe për më tepër botimet e shtypit. Për shkak të ngushtimit të tregut të reklamës gjatë një viti e gjysmë të fundit, shumë prej tyre ranë në një gjendje mjaft të rëndë financiare. Botimet prijëse, të cilat vite të tëra gëzonin një auditor të shumtë në numër lexuesish, u mbyllën, kurse të tjerë qenë të detyruar të ngushtojnë mjaft personelin e vet dhe të fillojnë të punojnë me qarkullime më të ngadalta. Gjendja me radiot dhe me televizionet në vend fare nuk është më e mirë.

Por në Bullgari asnjë nuk e di se kush i tërheq penjtë e mediave private gjatë 20 vjetëve të fundit. Burimet jo të qarta të financimit të tyre i bëjnë më të nënshtruara presionit ekonomik dhe politik, më në veçanti në kushtet e krizës ekonomike. Por fare nuk qëndrojnë kështu gjërat me mediat publike, të cilat financohen nga buxheti shtetëror dhe synojnë të japin një informacion të drejt dhe objektiv auditorit të vet, duke u kthyer në një diçka si kolektiv shoqëror. Asgjë e çuditshme se Televizioni Kombëtar Bullgar dhe Radioja Kombëtare Bullgare gëzojnë një besim të lartë shoqëror. Në të njëjtën kohë si rezultat të krizës financiare, buxhetet e këtyre mediave u pakësuan seriozisht. Në lidhje me këtë Allën Xhouns nga Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve, i cili mori pjesë në takimin e Radios Kombëtare Bullgare, tha:

“Në sektorin publik ka një kërcënim serioz, të lidhur me buxhetet e kufizuara të Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar. Sepse është me një rëndësi të madhe për mediat publike të disponojnë me mjete të mjaftueshme, të cilët t’u lejojnë të përgatisin transmetime të rëndësishme, të cilat të jenë në dobi të shoqërisë. Në fakt kjo është sfida më e madhe përpara së cilës është drejtuar media aktualisht. Por në një situatë të ngjashme janë dhe pjesa më e madhe e mediave elektronike në Evropë. Të gjithë ata kanë nevojë prej kuadrove të përgatitura mirë, puna krijuese e të cilëve të mbrohet me të drejtat e autorit. Këta gazetarë duhet të ndihen të qetë për vendet e tyre të punës, që të mund të krijojnë transmetime, të cilat gëzojnë një besim të lart shoqëror.”

Ekspertët nga Komiteti vvropian për një dialog social në sektorin audiovizual vizituan vendin tonë, që të ndajnë përvojën e vet në fushën e mediave të lira. Iniciativa është një pjesë nga projekti për përfshirjen e 6 vendeve të reja anëtare të Bashkimit Evropian ndaj praktikave të mira të demokracive evropiane me një përvojë më të madhe në këtë drejtim. Rezultatet nga tryezat e rrumbullakëta të realizuara në këto shtete do të përgjithësohen në fund të muajit shtator në një konferencë të posaçme përsëri në Sofje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD

Muzeu i parë i arit investues hap dyert në Plovdiv

Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..

botuar më 25-11-16 8.20.PD

“Caritas” u zgjat dorën të varfërve, njerëzve të vuajtur dhe atyre në nevojë

Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..

botuar më 25-11-15 8.00.MD