Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përpjekjet e Këshillit të Lartë Gjyqësor meritojnë vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian

Kryetarja e këshillit Anelija Mingova
Foto: BGNES
Këshilli i Lartë Gjyqësor hapi dy herë më shumë procedura disciplinare kundër magjistratëve në krahasim me këshillin e mëparshëm. Që nga fillimi i mandatit, muajin tetor të vitit 2007 deri tashti, këshilli i lartë gjyqësor shqyrtoi 127 procedura disciplinare, ndryshe nga ai i mëparshëm, i cili gjatë mandatit trevjeçar hapi 70 procedura. Në të njëjtën kohë këshilli i tanishëm pushoi nga puna 17 magjistratë për mos zbatimin e detyrimeve zyrtare ose për dëmtimin e prestigjit të pushtetit gjyqësor. Vetëm për krahasim këshilli i mëparshëm pushoi vetë, 10 magjistratë. Kjo është vetëm një pjesë prej evidencës së organit suprem të pushtetit gjyqësor në Bullgari për punën e kryer që nga hyrja në fuqi. Ndër punët më të rëndësishme është programi për administrimin e proceseve në gjykatat. Kryetarja e këshillit Anelija Mingova theksoi, se analiza e punës së tërësishme të këshillit ka për qëllim të vlerësohet reforma e deritanishme gjyqësore dhe roli i organit suprem gjyqësor në kontekstin e strategjisë së re për reforma të mëtejshme dhe për rikthimin e besimit të bullgarëve ndaj sistemit gjyqësor. Ky raport ka lidhje të drejtpërdrejtë edhe me misionin e ardhshëm të Komisionit Evropian në vendin tonë gjatë muajit qershor të këtij viti. Ai ka të bëjë me hartimin e raportit vjetor për përparimin e Bullgarisë në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, që realizohet në kuadrin e mekanizmit për bashkëpunim dhe kontrollim. Tashmë Këshilli i Lartë Gjyqësor plotësojë pyetësorin special, hartuar posaçërisht nga Komisioni Evropian. Lidhur me këtë zonja Mingova thekson:

“Përgjigjet më japin arsye të konkludoj, se përpjekjet e institucioneve të lidhura me pushtetin gjyqësor do të vlerësohen pozitivisht. Ajo që mungon në sistem është bashkëveprimi institucional, gjë që patjetër duhet të përmirësohet. Kjo gjithashtu ndikon mbi besimin e shoqërisë ndaj sistemit gjyqësor. Rikthimi i besimit të njerëzve do të jetë një proces i ngadaltë, i gjatë dhe i ndërlikuar. Atë që bëmë deri tashti është vetëm hapi i parë. Dhe të gjitha institucionet e sistemit gjyqësor duhet të punojnë me konsekuencë dhe këmbëngulje për arritjen e këtij qëllimi.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Për" ose "kundër" celularëve - një çështje e hapur në shkollën bullgare

Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, lindi ideja e ndalimit të plotë të celularëve në shkollë. Arsyet kryesore për një vendim të tillë janë shkalla e ulët e suksesit në shkollë, shpërqendrimi i nxënësve dhe mbi të gjitha pasojat e..

botuar më 24-09-19 6.10.PD

"Rregullat e lojës" të energjisë së gjelbër në planin e BE-së të Mario Draghit

Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ngarkoi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrin italian Mario..

botuar më 24-09-18 2.16.MD

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD