
“Bullgaria do të shënojë praninë e vet të fortë në etapën kyçe të kalimit midis pjesës së parë dhe të dytë të Strategjisë së Danubit – theksoi Maria Nedelçeva. – Në vazhdim të pesë muajve në të gjitha 14 vendet pjesëmarrëse kishte diskutime dhe forume publike. Në Bullgari u zhvilluan aktivitete të tilla në të gjitha qytetet dhe bashkitë në rrjedhën e lumit Danub. U dëgjuan idetë dhe problemet e tyre dhe u mblodhën projektet e tyre. Deri tani janë mbledhur rreth 300 projekte. Për ne është e rëndësishme të dëgjojmë mendimin KE-së para se të fillojmë seleksionimin e fundit të projekteve, kështu që ato të jenë në përputhje me kërkesat e Komisionit për financim.”
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Fotografitë janë dorëzuar nga Partia Popullore Evropiane/ GERB
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..