Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Yje botërore në skenën e festivalit të xhazit Bansko 2010

Solomon Burke, i quajtur “mbreti i muzikës soul dhe rok”
Foto: BTA
“Asgjë nuk është e pamundur” (“Nothing is Impossible”) këndon Solomon Burke, i quajtur “mbreti i muzikës soul dhe rok”. Para disa ditësh muzikanti i madh ishte në skenën e qytetit Bansko para publikut të festivalit të 13-të ndërkombëtar të xhazit.

Sipas traditës nga 8 deri më 13 gusht çdo vit vendpushimi i njohur malor tërheq emra të mëdhenj nga skena botërore e xhazit, si edhe mijëra adhurues të kësaj muzike. Ndër yjet e edicionit të sivjetshëm të festivalit ishte dhe Solomon Burke. “Mbreti” mbërriti bashkë me grupin e tij, në të cilin ka përfaqësues të familjes së tij të madhe. Përveç me zërin e tij të jashtëzakonshëm, të paprekur nga vitet, Burke është i njohur me një varg faktesh interesante. Ai është at i 21 fëmijëve dhe gjysh i 90 nipërve. Pesha e tij është rreth 260 kg, lëvizet në skenë me karrocë dhe kjo kërkon një organizim të posaçëm. Një nga kushtet që përfshihen në marrëveshjen për pjesëmarrjen e tij është që në skenë të ketë 100 trëndafila të kuq. Gjatë koncertit ylli ua dhuroi këta trëndafila fëmijëve dhe grave. Shumë prej tyre morën dhe gjerdane shumëngjyrëshe – kujtim nga përjetimi i jashtëzakonshëm të dëgjosh Solomon Burke në koncert. Jo më pak emocionuese ishte pjesëmarrja e grupit më të suksesshëm britanik “Incognito”. “Zakonisht prezantojmë në koncertet tona diçka të re, diçka të vjetër dhe lëmë kohë për improvizime” – tha Jean Paul “Buey” Maunick, lideri i “Incognito”.

© Foto: BGNES

Grupi britanik “Incognito” në skenën e festivalit

“Zakonisht të kujtohen gjërat më të rëndësishme kur shkon diku – tha ai. – Këtu, tek ju, atmosfera është shumë speciale, ndiejmë miqësi. Mendoj se kur ishim në Bullgari për herë të parë, nuk kishte shumë grupe si ne. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë të këndojmë para një publiku që na kishte pritur shumë kohë. Tani jemi në Bullgari për herë të tretë, por jemi për herë të parë në Bansko.”

Bluey tha akoma se i ka bërë një përshtypje të madhe programi i festivalit, kurse takimin me gazetarët bullgarë do ta mbajë mend si konferenca e shtypit më e përzemërt dhe më e jashtëzakonshme, në të cilën ka marrë pjesë.

Themeluesi dhe organizatori kryesor i festivalit të Banskos, d-r Emil Iliev, arriti edhe sivjet të ofrojë një program interesant. Sipas specialistëve bullgarë dhe të huaj ky është edicioni më i mirë i festivalit. 15 vende kishin përfaqësues të vet. Në dy skenat e mëdha dhe katër klubet e festivalit u shfaqën rreth 30 grupe dhe orkestra. Të gjithë muzikantët prezantuan interpretimin e vet të “muzikës së njerëzve të lirë”. Në programin e pasur muzikantët bullgarë zunë një vend të denjë. Interpretimet e këngëtarëve Jëldëz Ibrahimova, Kamelia Todorova, Vasil Petrov ishin një ngjarje e vërtetë për adhuruesit e xhazit. Si edhe projekti Percussion Impact, që u pranua me interes të madh nga publiku. Në të bateristët Hristo Jocov dhe Stojan Jankulov marrin pjesë bashkë me pianistin Milen Kukosharov.

Në festivalin e Bankos ishte dhe Benny Golson nga SHBA – një nga figurat prijëse në skenën botërore. Kompozitor, autor tekstesh dhe aranzhimesh, ai ka krijuar shumë standarde në xhaz.

“Tradita është diçka e mirë – është i bindur Benny Golson. – Por aventura të zbulosh është në natyrën e krijimtarisë. Po të bëjmë vetëm gjërat që i njohim, kurrë nuk do të zbulojmë diçka të re. Kur imagjinata punon, ecën përpara. Unë dua të jem aventurist, të eci përpara. Trupi është i vjetër, por mendja është e re. I dua shumë muzikantët e rinj, gjithmonë mësoj diçka të re nga ta.”

Steve Hacket – një nga emrat e mëdhenj në skenën botërore, gjithashtu ishte në Bansko. Ish kitaristi i grupit “Genesis” prej vitesh punon me grupin hungarez të stilit “fusion” – “Djabe”.

“Për herë të parë jam në Bullgari. Më pëlqen aq shumë, se do të kërkojë mënyra të kthehem. Dua të vijë këtu përsëri dhe përsëri. Festivali është shumë i mirë, prezanton stile të ndryshme. Gjithkund tingëllon muzika – njerëzit bëjnë prova, interpretojnë. Unë isha këtu vetëm për dy ditë dhe nuk dëgjova një pjesë prej programit, por këtë që dëgjova ishte interesante dhe para së gjithësh e pazakonshme.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD