Në Bullgari ka 35 male më të mëdha dhe më të vogla me relief të ndryshëm dhe me florë dhe faunë të ndryshme. Dhe secili prej këtyre maleve ka majat e veta piktoreske. Ideja e organizatorëve të nismës “Pushtues i 10 majave në Bullgari” është që pjesëmarrësit të hipin në majat më të larta të disa maleve tona shumë të njohura. Pushtimi i majave regjistrohet në pikën më të afërt turistike me vulë në një librezë të posaçme. Po të pushtoni të gjitha 10 majat, merrni dhe një çmim. Nisma gëzon interes të madh më shumë se katër dekada. Bëhet fjalë jo vetëm për turistë bullgarë, por edhe të huaj, më tepër nga vendet ballkanike, për të cilët malet bullgare janë një sfidë e madhe. Në vitet 90 në këtë nismë përfshiheshin 7 maja të larta bullgare. Me lehtësimin e regjimit kufitar në listë u përfshinë dhe tri maja të tjera që ngrihen në kufijtë tanë perëndimorë me Serbinë dhe Maqedoninë. Këto janë maja Ruj (1706m) në malin Ruj, maja Gocev vrëh (2212m) në malin Slavjanka dhe maja më e lartë në malin Belasica – Radomir (2029m). “Tetë nga majat janë me lartësi mbi 2000m dhe kërkojnë më shumë përvojë”, shpjegon Georgi Karpaçev nga Bashkimi Turistik Bullgar dhe shton: 
© Foto: Rumjana Cvetkova

© Foto: Rumjana Cvetkova
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..