Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushatë evropiane informacioni për fermerët e rinj

Një nga qëllimet e fushatës “Politika bujqësore për të rinjtë” është, përveç të informojnë fëmijët, dhe t’i motivojnë të merren me bujqësi dhe të mbeten në vendet e lindjes.
Foto: Rumjana Cvetkova
Nuk janë të nevojshme studime të thelluara që të shohim se fshatrat bullgare shpopullohen gjithnjë e më shumë, kurse përqindja e të rinjve që merren me bujqësi është shumë e ulët. Të dhënat statistikore tregojnë se në periudhën e paraaderimit të vendit tonë në BE fermerët e rinj në moshë deri në 40 vjeç te ne kanë qenë mezi 5%. Dhe megjithëse gjatë viteve të fundit vërehet një rritje e numrit të fermerëve të rinj, ata ende janë pak në krahasim me vendet e tjera evropiane, ku përqindja e tyre është 30-40.

Një nga shkaqet është informacioni i pamjaftueshëm për mundësitë që jep Politika e përgjithshme bujqësore e BE-së. Agjencia STRATEGMA në partneritet me Institutin Evropian dhe Portalin Evropa filloi një fushatë informative “Politika bujqësore për të rinjtë”. Projekti do të zgjatet një vit dhe është me vlerë 157 mijë euro. Gjysma e mjeteve jepet nga Drejtoria e përgjithshme “Bujqësia dhe zhvillimi i rajoneve fshatare” pranë KE-së. Objekt i fushatës janë të rinjtë që studiojnë për bujqësi. Organizatorët kanë zgjedhur 14 gjimnaze profesionale në fushën e bujqësisë që ndodhen në rajone më të larguara. Një nga qëllimet është, përveç të informojnë fëmijët, t’i motivojnë të merren me bujqësi dhe të mbeten në vendet e lindjes. Në Bullgari ka rreth 100 shkolla të tilla, por faktet tregojnë se pak nga nxënësit pastaj punojnë në fushën e bujqësisë.

“Disa fëmijë shkojnë në këto shkolla vetëm me qëllim të marrin leje drejtimi, sepse kursi nuk paguhet – shpjegon Tihomira Trifonova, ekspert në agjencinë STRATEGMA. – Por ka dhe fëmijë që shfaqin interes ndaj lëndëve mësimore. Problemi është se për shkak të mungesës së informacionit, ata nuk janë motivuar të shfrytëzojnë mundësitë për zhvillimin e tyre profesional. Dëshira jonë është që t’u tregojmë se profesioni i fermerit hap perspektiva të mëdha, është interesant dhe në vende të tjera evropiane njerëzit krenohen me të.”

Në kuadër të projektit do të zhvillohen seminare me nxënësit nga shkollat profesionale dhe debate me studentë. Parashikohet që nxënësit të krijojnë filma që tregojnë lidhjen e Politikës së përgjithshme bujqësore me krahinën e tyre. Do të ketë dhe një konkurs për fotografi me temë “Bullgaria – fshati dhe bota”. Fushata informative do të zhvillohet dhe në internet, në adresë http://cap.europe.bg, ku të rinjtë mund të ndjekin lajmet e fundit, analiza dhe informatë të dobishme për Politikën e përgjithshme bujqësore.

“Në Bullgari mundësitë që ofron Politika e përgjithshme bujqësore realizohen nga programi “Zhvillimi i rajoneve fshatare” – shpjegon Stanka Delçeva, drejtore programore e agjencisë STRATEGMA. – Programi financon krijimin e ekonomive bujqësore, blerjen e teknikës, zgjerimin e fermave. Politika e përgjithshme bujqësore ka për qëllim gjithashtu të zhvillohet infrastruktura në rajonet fshatare, të rritet cilësia e jetesës atje, të krijohen qendra informative. Kështu që qëllimi është jo vetëm të zhvillohet bujqësia, por gjithashtu infrastruktura, ekologjia, ruajtja e mjedisit, shumëllojshmëria biologjike, domethënë gjithçka që të krijohet një mjedis për një standard të lartë të jetesës në rajonet fshatare, që të mund të rinjtë të zhvillohen atje.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Dimri i breshkave - ekipi i Qendrës së Shpëtimit pranë fshatit Banja kujdeset për mbi 200 banorë të saj

Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..

botuar më 25-02-06 7.20.PD
Foto: “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” (arkiv)

Vesella Rajçinova: Bullgarët gëzojnë një reputacion shumë të mirë në Izrael

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..

botuar më 25-02-05 7.15.PD
Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD