Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja dhe Moska shpejtojnë projektin “Rryma jugore”

Në kohën e vizitës së tij në Sofje drejtori i Gazprom-it Segrej Miler njoftoi, se “Rryma Jugore” do të fillojë të furnizojë gazin rus për Evropën deri në fund të vitit 2015.
Foto: BGNES
Bullgaria dhe Rusia arritën një përparim serioz në bisedimet për gazsjellësin “Rryma jugore”. Këtë e tha shefi i kompanisë ruse “Gazprom” Aleksej Miler, i cili ishte për një vizitë njëditore në Bullgari. Shpejtimi i projektit “Rryma jugore” ishte tema kryesore e takimeve të tij me ministrin e ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov dhe kryeministrin Bojko Borisov. Gjatë nëntorit do të krijohet një kompani e përbashkët midis Holldingut Energjetik Bullgar dhe “Gazprom”, e cila do të jetë operator i pjesës bullgare të projektit. “Shpejtimi i projektit “Rryma jugore” është me interes të përbashkët, tani shënuam një përparim të madh në disa drejtime”, komentoi ministri i energjetikës Trajço Trajkov. U arrit kompromis për formimin e shoqërisë së ardhshme me pjesëmarrje të barabartë të dy vendeve me 50%. Kryetari i bordit do të jetë bullgar, Bullgaria do të ketë dhe mazhorancë në Këshillin e Drejtorëve të kompanisë së ardhshme. Gjatë ditëve të vijueshme do të nënshkruhet marrëveshje për arsyetimin teknik dhe ekonomik të pjesës bullgare të projektit. Pritet të fillojë një studim parainvestues, nga i cili do të bëhet i qartë çmimi i trasesë bullgare të “Rrymës jugore”, si edhe pjesëmarrja financiare e Holldingut Energjetik Bullgar. Planet e monopolistit rus “Gazprom” parashikojnë që “Rryma jugore” të vihet në eksploatim gjatë vitit 2015 me kapacitet 15,6 miliardë metra kub gaz për vit. Po këtë vit pritet të fillojë eksploatimi i projektit konkurrent evropian “Nabuko”. Deri tani në projektin rus për gazsjellës janë përfshirë Bullgaria, Serbia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Greqia dhe Austria. Me këto vende Moska ka nënshkruar marrëveshje ndërqeveritare. Pritet që vlera e “Rrymës jugore” të tejkalojë 10 miliardë euro.

Në fakt shefi i “Gazprom” mbërrin për herë të dytë në Bullgari. Vizita e tij e parë ishte gjatë shkurtit të këtij viti, kurse ajo e tanishme u bë një ditë pas vizitës së tij në Rumani. Atje Aleksej Miler nënshkroi memorandum për përgatitjen e arsyetimit tekniko-ekonomik për kalimin e gazsjellësit “Rryma jugore” nëpër territorin e Rumanisë. Po të japë studimi një rezultat pozitiv, dy vendet mund të nënshkruajnë një marrëveshje ndërqeveritare për projektin qysh në fillim të vitit 2011. Mediat ruse prej kohe spekulojnë me këtë temë, duke theksuar se “Gazprom” mund ta zëvendësojë Bullgarinë me Rumaninë për trasenë. Pozita zyrtare e monopolistit rus është se Bukureshti mund të përdorë një degëzim të gazsjellësit. “Rumania do të ketë dobi nga “Rryma jugore”, komentoi ministri bullgar i ekonomisë Trajço Trajkov, ajo ka mundësi të përdorë gaz nga tri vende fqinja – Bullgaria, Serbia ose Hungaria, pavarësisht nga do të kalojë gazsjellësi.” Para dhjetë ditëve Bullgaria dhe Turqia arritën marrëveshje të ndërtojnë një lidhje midis sistemeve të tyre për transportim të gazit, e cila do të jetë një pjesë e projektit evropian “Nabuko”. Mediat ruse shkruajnë se pikërisht marrëveshja midis Sofjes dhe Ankarasë është shkaku për vizitën e Aleksej Milerit në Bullgari – qëllimi është aktivizimi i projektit “Rryma jugore”. Bisedime të ngjashme “Gazprom” ka zhvilluar dhe në Maqedoni. Fillojnë studime për rritjen e furnizimeve me gaz rus, përfshi nëpërmjet ndërtimit të një degëzimi të “Rrymës jugore” drejt Maqedonisë. Në qoftë se llogaritjet teknike dhe ekonomike janë pozitive, është i mundur nënshkrimi i një marrëveshjeje ndërqeveritare dhe me Maqedoninë.

A nuk i detyrohet aktiviteti i “Gazprom” në regjion humbjes së pozitave në Evropë? Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë tregu evropian i gazit po rimëkëmbet, kurse monopolisti rus fillon të mbetet prapa në konkurrencën me lojtarët e tjerë në Kontinentin e vjetër. Një nga shkaqet është dëshira e Evropës të krijojë një politikë të përbashkët energjetike të tregjeve të 27 vendeve anëtare të BE-së me qëllim të parandalohen deficitet e befasishme të gazit. Shkaku tjetër është ndërtimi i terminaleve për gaz të lëngëzuar dhe i shumë lidhjeve midis sistemeve të transportimit të gazit të vendeve anëtare. “Gazprom” madje e paralajmëroi BE-në se me reformat e tij në tregun e gazit mund të lëkundë stabilitetin e furnizimeve, sepse monopolisti rus mund të rritë eksportin e gazit për në regjionin aziatik. Kompania ruse, e cila furnizon një të katërtën e gazit natyror në Evropë, i krahasoi masat e BE-së me “ndërtim të një muri kinez” për gazin rus. Estonia, Lituania, Hungaria dhe Kroacia tashmë krijuan një bashkim energjetik me qëllim t’i kundërvihen varësisë energjetike nga Moska. Pas krizës së gazit gjatë dimrit të vitit 2009, Bullgaria gjithashtu bën gjithçka të mundur që të pakësojë varësinë e saj nga furnizimet ruse me gaz nëpërmjet diversifikimit të burimeve, përfshi dhe nëpërmjet ndërtimit të lidhjes me sistemin e gazit të Greqisë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në fund të dhjetorit, klima e biznesit në vend përmirësohet

Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..

botuar më 24-12-31 10.45.PD

Dimitër Gllavçev: Në mes të janarit Bullgaria do të përmbushë kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë

Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-12-23 4.17.MD
Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva bëri thirrje për rritjen e të ardhurave dhe uljen e deficitit

Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..

botuar më 24-12-20 9.27.PD