Sipas regjisorit të ri Josif Astrukov rruga e çdo një krijuesi është një varg momentesh kthese. Arsimi i tij është në fushën e fizikës. Ka studiuar dramaturgji në kursin e parë eksperimental në Akademinë Kombëtare të Artit Kinematografik dhe Teatral, ku më vonë mbaroi në fushën e regjisurës. Ka bërë dy ekspozita fotografike, është autor i dhjetëra filmash me metrazh të shkurtër, ka edhe shumë ide për skenarë, libra, ekspozita.
“Momenti i parë i kthesës në jetën time ishte kur nganjëherë fillova të shkruaj – tha Josif Astrukovi. – Ndjeva në mënyrë shumë të çuditshme. Kurrë nuk kam menduar se do të bëhem shkrimtar. Mendoj se arti i vërtet lind pikërisht në momente të tilla të impulseve të papritura. Fillova me shkrimin e tregimeve të shkurtra, i mblodha në një libër me titull “Vakuumi” dhe e botova, duke financuar tirazhin vetë. Kisha edhe ide për skenarë. Dalëngadalë u grumbulluan më shumë vepra të shkurtra. Ata nuk kanë rimë, mirëpo kanë ritëm. Nuk i quaj vjersha, mirëpo vetëm vepra të shkurtra. Para 1-2 vjetëve mblodha të gjithë veprat e mia hajku. Kisha dëshirë të botojë një libër tjetër, mirëpo tani për tani kjo nuk është e mundshme. Për këtë arsye e botova në variant elektronik. Mendoj se ndoshta ky është varianti më i mirë.”
Një vit para fillimit të studimit të tij në fushën e regjisurës, Josif Astrukovi krijoi filmin e vet të parë. Autori i skenarit për këtë film ka qenë vetë Josifi, aktorët ishin miq të tij. Sot ai mendon se projekti i tij i parë ka shumë dobësi dhe në se në të ardhmen ka mundësi të bëjë një version të ri, filmi do të ketë shumë ndryshime. Ekspozitën e vet të parë fotografike Josifi e cilëson si ekspozitë eksperimentale. Ajo bashkon fotografi dhe disa prej vjershave të tij hajku.
“Hajku është një formë letrare, që kohët e fundit u bë shumë e përhapur në Perëndim sepse gabimisht mendohet se autori nuk ka nevojë për aftësi të veçanta për ta krijuar – mendon Josif Astrukovi. – Në se njerëzit kanë mundësi të dëgjojnë si tingëllon një hajku në gjuhën japoneze, ndoshta jo aq shumë autorë do të bëjnë eksperimente në këtë zhanër. Sipas Josifit ky zhanër ka disa lloje. Një prej tyre i ngjan shumë fotografisë. Poezia hajku mban përshkrime plus emocione dhe duket si një fotografi. Tani kur kthehem tek ekspozita ime e parë e kuptoj se këto ishin fotografitë e mia të para të suksesshme. Dhe publiku i pëlqeu. Natyrisht disa nuk më pëlqejnë sepse janë disa nivele nën aftësitë e mia tani, mirëpo mendoj se kjo është normale. Njeriu zhvillohet. E mira në këtë ekspozitë ishte se u bashkuan dy lloje artesh – fotografia dhe poezia. Dhe unë kisha mundësi të shikojë si një vepër pranohet në mënyrë subjektive – tha Josif Astrukovi. Disa njerëz i perceptojnë më lehtësisht fotografitë, të tjerët përqendrohen mbi fjalët e shkruara. Asociimet që i bëjnë gjithashtu janë të ndryshme. Gjatë ekspozitës projektova gjithashtu diapozitiva. Në fund tregova disa diapozitiva me mbishkrime qesharake që i kisha fotografuar në vazhdim të disa vjetëve nëpër rrugët. Duke shikuar diapozitivat njerëzit u argëtuan shumë dhe atëherë lindi ideja për ekspozitën time të dytë. Ajo ishte tematike – vetëm me fotografi të “mbishkrimeve qesharake”.
Shumica e fotografive të Josif Astrukovit tregojnë histori të veta. Në një varg fotografish ai e ka regjistruar vallen e trupit. Interesi i tij ndaj vallëzimit gjithashtu ka lindur në një prej momenteve të kthesës të jetës së tij:
“Mund të thuhet se kjo u ndodh në mënyrë të papritur. Kisha një shoqe, e cila merrej me vallëzim bashkëkohor. Kështu u gjeta veten në ambientin e kërcimtarëve dhe fillova t’i fotografoja. Aktualisht punoj me disa ekipe kërcimtarësh. Ata bëjnë shfaqje të veta dhe unë merrem me ndriçimin.”
Mund të thuhet se gjatë viteve të fundit hapësira e internetit vodhi shumë prej shikuesve të teatrove dhe kinemave dhe vizituesve të sallave ekspozimi. Mirëpo pikërisht në ‘skenën virtuale’ një fotografi mund të shikohet në detajet e saj më të vogla. Për këtë arsye Josif Astrukovi preferon të botojë fotografitë e veta në
internet.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..