Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisma evropiane “Rinia në lëvizje”

Përmirësimi i aksesit të evropianëve të rinj te tregu i punës, te sigurimi i arsimit, që u përgjigjet nevojave të tyre dhe te rritja e informimit të tyre për mjetet falëse të BE për mobilitet me qëllim arsimim, stazh ose punë vullnetare në çdo një shtet tjetër, janë objektivat kryesore të nismës “Rinia në lëvizje”. Ajo zhvillohet në të gjitha vendet anëtare, përfshi Bullgarinë, dhe është me ide të KE si pjesë e strategjisë për një rritje inteligjente, të qëndrueshme dhe bashkuese “Evropa 2020”.

Sipas informacionit të Komisionit, me fillimin e krizës financiare dhe ekonomike numri i të rinjve evropianë që kërkojnë punë është shtuar nga 4 në 5 milionë, ndërsa niveli i papunësisë rinore në BE aktualisht arrin tashme 21 %. Sipas të dhënave të Eurostatit Bullgaria është ndër vendet, ku të rinjtë janë prekur më pak nga papunësia. Me anën e veprimeve konkrete të rinjtë do të ndihmohen në marrjen e dijeve, aftësive dhe përvojës, prej të cilave kanë nevojë për ta gjetur punën e tyre të parë. Te ne starti i iniciativës “Rinia në lëvizje” ishte vënë në mënyrë atraktive me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme rinore muzikore dhe valltare, me interpretime të DJ të rinj, me konkurse për vizatime me akuarel, për përgatitjen e skulpturave të vogla dhe shumë lojërave të tjera. Çfarë mundësi konkrete hap nisma para evropianëve të rinj, shpjegon zëvendësministrja e arsimit Petja Evtimova:

“Parashikohet një pako prej 10 masash, ndër të cilat më interesantet janë këto – krijimi i portalit internet për akses tek informacioni për mundësitë për arsimim dhe punë të njerëzve të rinj në kuadrin e shteteve evropiane. Një masë tjetër është krijimi i projektit pilot me emrin “Puna jote e parë me EURES”. EURES është rrjeti i zyrave publike evropiane të punësimit. Projekti pilot aktualisht po përpunohet nga Drejtoria e Përgjithshme “Arsimi, kultura dhe çështjet e rinisë” pranë KE, kështu që mundësitë për të do të bëhen të njohura pak më vonë. Projekti do t’u ofrojë njerëzve të rinj mundësi për gjetjen e punës së tyre të parë në kuadrin e BE, duke shfrytëzuar rrjetin e zyrave publike evropiane të punësimit. Një masë tjetër është krijimi i mekanizmit të përbashkët evropian për dhënien e kredive studentëve. Mekanizmat që aktualisht ekzistojnë janë të ndryshme në secilin shtet anëtar dhe studentët duhet t´u përgjigjen kushteve të ndryshme. Shpesh herë këto kredi jepen vetëm brenda shtetit përkatës, ndërsa ambiciet e KE janë që të krijohet një mekanizëm, nëpërmjet të cilit studenteve do t’u jepen kredi pavarësisht nga fakti në cilin vend anëtar studenti ka dëshirë të vazhdojë arsimin e vet.”

Parashikohet gjithashtu përgatitja e kartës individuale “Rinia në lëvizje” sipas emrit të nismës, kartë e cila do t’u sigurojë të rinjve përparësi dhe lehtësime. Do të bëhet edhe pasaportë evropiane e aftësive, e cila do të ofrojë mundësinë të përshkruhen aftësitë në mënyrë të qartë dhe të krahasueshme dhe të përdoret nga evropianët e rinj në kërkimin e punës. Mekanizmi i ri i mikrofinancimit Progress i KE do t’u japë ndihmë financiare sipërmarrësve të rinj në hapjen dhe zhvillimin e biznesit.

Sipas zëvendësministres së arsimit Petja Evtimova, Bullgaria bën hapa suplementarë në mbështetjen e njerëzve të rinj në vendin tonë. Si shembull ajo përmendi projektin “Bursa dhe çmime studentore”, që po realizohet nga Ministria e arsimit, rinisë dhe shkencës në kuadrin e programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Faza e parë e projektit, qe tashme ka përfunduar, ishte me buxhet 19,5 mln euro, por tashmë janë miratuar 23 milionë euro të reja. Nëpërmjet këtyre bursave dhe çmimeve inkurajojmë studentët që kanë arritje të larta në mësim ose arritje të veçanta në drejtimin profesional”, shpjegoi zëvendësministrja Petja Evtimova.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD