Kompaktë, ekonomikë, ekologjikë – të tilla janë automobilat idealë për mjedisin urban, të lëvizur nga rryma elektrike. Në disa vende të BE-së ato mjete transporti prej kohe shfrytëzohen. Për pronarët e tyre ka një sërë lehtësimesh si parkim falës, tatime të ulëta, korridore speciale të lëvizjes. Në Sofje gjithashtu mendojnë në këtë drejtim. Ky është qëndrimi i zëvendëskryetarit të Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit Martin Zaimov. Ai e mbrojti këtë tezë në një diskutim kushtuar inkurajimit të transportit elektrik në kushtet urbane. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave, Dhomës Ekonomike Bullgare, Klësterit Industrial “Elektromobilë” dhe Këshillit Bullgar të Ndërtimit të Qëndrueshëm. U prezantuan propozime konkrete, projekte dhe ide për transport alternativ ekologjik. Gjatë vitit të ardhshëm bashkia e kryeqytetit planifikon masa konkrete për inkurajimin e transportit elektrik në kryeqytet. Lidhur me këtë zoti Zaimov shpjegon:
“Do të sigurojmë parkim falës i elektromobilëve në qendrën e kryeqytetit. Do të përkrahim të gjithë ata, që do të krijojnë infrastrukturën për karikimin e mjeteve elektrike transportuese. Mendohet, që edhe administrata bashkiake të pajiset me automobila elektrikë. Transportimi i mallrave në qytet ndikon jo vetëm mbi trafikun, por edhe mbi mjedisin, duke e ndotur. Prandaj do t’u ndihmojmë të gjithë kompanive, që janë gati të zëvendësojnë kamionët me mjete të tjera transportuese, që lëvizen me rrymë elektrike.”
Mungesa e stacioneve të karikimit është një nga pengesat, që admiruesit e transportit ekologjikë të heqin dorë nga motorët e benzinës dhe naftës. Kështu që një nga detyrat e Ministrisë së Transportit është krijimi i stacioneve të tilla, në varësi të numrit të automobilave elektrikë në vend. Tani për tani ato janë mezi 50. Sipas ekspertëve për ndërtimin e një stacioni i karikimit të elektromobilëve nevojiten 500 mijë euro. Për krijimin e stacioneve të vogla në kuadrin e pikave ekzistuese të karburantit do të nevojiten 25 mijë euro. Stacioni elektrik për kushte shtëpiake kushton afro 2000 dollarë. Mbushja standarde zgjatet 8 orë. Kur në vend do të ndërtohen stacione speciale, pronarët e elektromobilëve do të karikojnë automjetet për nja 15 minuta. Çmimi për kalimin e një kilometri është më i ulët se sa 2 stotinka. Në etapën e tanishme në elektromobilët shfrytëzohen bateri me litium, që kushtojnë nga 7000 deri në 10000 euro. Duhet të zgjidhet çështja me sistemin energjetik të vendit, i cili do të ngarkohet suplementarisht me karikimin e automobilave elektrik. Mendohet edhe një variant, që një pjesë e energjisë së prodhuar nga burime përtëritëse energjetike të shfrytëzohet për karikimin e elektromobilëve.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..