Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asen Nakov për jetën në skenën e baletit

Në vitin 1999 Asen Nakovi mori çmimin prestigjioz të Bashkimit të muzikantëve dhe valltarëve “Lira e kristaltë”, i cili jepet për “arritje në artin e valleve”
Foto: arkiv personal
Po të pasionohesh njëherë pas baletit, nuk mund të kthehesh prapa. Ky është mendimi i njërit prej solistëve të baletit “Arabesk”, Asen Nakov. Që nga mosha 18 vjeç ai është në trupën, e cila vuri fillimin e shprehjes provokuese në artin e baletit në Bullgari. Tani vonë u mbajt debuti i tij si koreograf me spektaklin “Durueshmëria e nevojshme”. Në botën e baletit Asen Nakovi hyri qëkur ishte fëmijë.

“Ati im ishte valltar dhe në një mënyrë krejt të natyrshme më drejtoi te baleti – rrëfen Asen Nakovi. – Në Shkollën kombëtare të vallëzimit hyra në klasën e katërt. Në këtë moshë fëmijët ende nuk e dinë me çfarë do të merren në të ardhmen dhe çfarë i pret. Kurse tensioni fizik dhe më tepër ai psikik është shumë i madh. Në shkollë mësuam balet në vazhdim të nëntë vjetëve. Kishte dhe valle të tjera – moderne, popullore, xhaz, madje step. Mësonim dhe një teknikë të posaçme dueti. Por etapa më e rëndësishme është kur valltari fillon punë. Atëherë fillon arsimi i tij i vërtetë. Para kësaj ai thjesht merr bazën, mbi të cilën do të formohet si valltar.”

Në vitin 1999 Asen Nakovi mori çmimin prestigjioz të Bashkimit të muzikantëve dhe valltarëve “Lira e kristaltë”, i cili jepet për “arritje në artin e valleve”. Ai hyri në trupën e baletit “Arabesk” si nxënës në klasën e dhjetë. Për balerinin e ri kjo është jo vetëm një njohje, por edhe një shans të mësojë nga valltarët më të mirë në artin e baletit. Gjatë asaj kohe trupa punonte me koreografë të huaj me famë botërore. Disa nga solistët u larguan nga vendi dhe gjetën pinë në teatro të mëdha në botë. Megjithëse Aseni shumë herë ka marrë ftesa për të punuar jashtë shtetit, jeta e tij artistike mbetet e lidhur me Bullgarinë. Përveç udhëtimeve të shumta me baletin “Arabesk” në pothuaj të gjitha vendet evropiane, përjetimi i tij i vetëm artistik jashtë shtetit është qëndrimi i tij njëvjeçar në Spanjë. Bashkë me tre kolegë të tjerë nga trupa, Asen Nakovi punoi në një teatër privat spanjoll. Megjithëse ishin të kënaqur nga kushtet e punës dhe të zhvillimit profesional atje, kërcimtarët vendosën të kthehen në Bullgari. Këtu përveç se është balerin dhe koreograf në “Arabesk”, Asen Nakovi është pedagog në Shkollën kombëtare të vallëzimit dhe në një shkollë tjetër për valle. Aseni është shumë pozitiv dhe si shikues i spektakleve të huaja të baletit.

“Shumë rrallë nuk më pëlqen ndonjë spektakël. Në valle gjithmonë ka ide. Unë nuk ngul sytë mbi gabimet, shikoj idenë. Në vallen moderne ne nuk merremi me cilësinë e interpretimit. Kuptohet se kjo është e rëndësishme, por shpesh herë vetë dramaturgjia dhe skenografia personifikojnë idenë e spektaklit. Pikërisht për këtë shkak arti ynë quhet “teatër i valleve”.

Reagimet e publikut zakonisht i frymëzojnë artistët dhe i motivojnë në skenë. Por ndonjëherë është e nevojshme më shumë kohë që të mund publiku të kuptojë ndonjë ide avangarde.

“Për shembull me kolegun tim Kristijan Bakalov para tetë vjetëve bëmë një spektakël shumë interesant, në të cilin vallëzohej në miell. Atëherë publiku e fishkëlleu spektaklin – kujton Asen Nakovi. – Po ta bëjmë tani këtë spektakël, mendoj se do të kemi sukses. Publiku, megjithëse e kuptoi idenë, atëherë nuk e pranoi mënyrën e shprehjes. Ndoshta ishte shumë frapante për shikuesit.”

Megjithëse nuk ka shumë kohë të lirë jashtë punës, Asen Nakovit i pëlqejnë takimet me miqtë. Atëherë nuk flitet për punë dhe balet. Miqtë e tij kanë profesione të ndryshme. Aseni është vetëm 34 vjeç, por në balet kjo është një moshë, kur valltarët tashmë kanë grumbulluar mjaft përvojë dhe fillojnë të mendojnë për kohën, kur shfaqjet e tyre në skenë nuk do të jenë kaq shumë.

“Kur mbushin 33-34 vjeç, valltarët fillojnë të kalben fizikisht, prandaj unë fillova të merrem dhe me koreografi – shpjegon Asen Nakovi. – Unë qëkur isha fëmijë, kisha fantazira. Gjatë viteve të fundit ato filluan të zbehen dhe ndoshta për këtë shkak iu drejtova koreografisë. Kështu stimuloj diçka që nuk dua të humbas.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD