Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të ndryshohet harta e gazit në Bullgari

A do të ndryshohet harta e furnizimeve të gazit në Bullgari? Kur dhe si do të diversifikohen burimet e gazit natyror te ne? Më 4 nëntor u bë e qartë se 15% të gazit që përdoret në Bullgari do të jetë nga burime vendëse. Në këtë datë simbolikisht u vu fillimi i furnizimeve të gazit nga burimet në Kaliakra dhe Kavarna, pranë Detit të Zi. Kompania skoceze Melrose Resources mori koncesionin për të nxjerrë gaz. Resurset vlerësohen në 2,5 miliardë metra kub. Kaq është konsumimi vjetor i gazit në vend. 10% të gazit të nxjerrë do të ruhet në depon në fshatin Çiren. Investimet e kompanisë në dy sheshet e reja gjatë vitit 2010 janë me vlerë 75 milionë dollarë. “Ky është një hap i vogël, por i sigurt drejt diversifikimit dhe dëshirës së Bullgarisë të mos jetë e varur nga një burim i gazit natyror”, tha ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov.

“Hyrja në eksploatim e këtyre dy burimeve do ta ndihmojë tregun dhe furnizimet e gazit natyror”, komentoi Hristo Kazanxhiev, ekspert i kërkimit dhe nxjerrjes së naftës dhe gazit me përvojë të madhe më këtë fushë nga Bullgaria, Siria dhe Libia. Tri projekte kyçe do të çojnë në diversifikimin e furnizimeve të gazit në Bullgari, mendon Hristo Kazanxhiev.

“Projekti i parë, i cili do të realizohet shumë shpejt, është ndërtimi i lidhjes midis sistemeve të transportimit të gazit të Bullgarisë dhe Turqisë – saktësoi Hristo Kazanxhiev. – Në fillim të këtij viti për projektin është depozituar propozim investues nga një kompani turke. Ky është një projekt që mund të realizohet në një plan afatshkurtër dhe vëllimi i furnizimeve mund të arrijë 1 miliard e 500 milionë metra kub. Kjo do të thotë më se 50% të konsumimit në Bullgari.”

Projekti i dytë sipas Hristo Kazanxhievit është me një potencial të madh për diversifikim të furnizimeve dhe është shumë perspektiv.

“Ky është projekti për ndërtim të një terminali të gazit në bregun e Egjeut, në Greqi, i cili mund të furnizojë me gaz jo vetëm Bullgarinë, por nëpërmjet sistemit bullgar të transportimit të gazit edhe të gjitha vendet ballkanike – shpjegoi eksperti. – Domethënë ky terminal mund të luajë një rol kyç për sigurinë e furnizimeve në tërë regjionin e Ballkanit. Përveç kësaj ky terminal është në kuadër të BE-së dhe mund të ndërtohet me ndihmën financiare të KE-së.”

Projekti i tretë perspektiv është “Nabuko”

“Fatkeqësisht një nga pengesat për realizimin e projektit është mungesa e sasisë së mjaftueshme të gazit në rajonin e Kaspikut dhe Lindjes së Mesme – tregoi për problemet e këtij projekti Hristo Kazanxhiev. – Kjo mungesë vështirë do të kapërcehet, po të mos zgjidhen një varg çështjesh politike, posaçërisht me Iranin, Turkmenistanin dhe vende të tjera. Në këtë situatë realizimi i projektit “Nabuko” është i pacaktuar në kohë, pavarësisht nga prognozat optimiste të shumë politikanëve nga BE-ja”, mendon Hristo Kazanxhiev.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

AFP: Infrastruktura e keqe zvogëlon përfitimet e Bullgarisë nga Shengen

Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..

botuar më 25-01-02 9.57.PD

BNB lëshon monedha ari "Nëna e Shenjtë e Zotit - Molla e Artë"

Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...

botuar më 25-01-02 8.25.PD

Çmimi i gazit rritet me 7,97 për qind

Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..

botuar më 25-01-01 6.16.MD