Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petja Ivanova – bletarja numër një në Bullgari

Foto: Darina Grigorova
Ajo është nëna e dy fëmijëve, është e re dhe duket mirë. Ajo është Petja Ivanova nga fshati Ostrov, nga rajoni i qytetit Vraca. Çfarë është ajo që e bën të ndryshme? Ajo është mbajtësja e titullit “Bletar numër një” në Bullgari për vitin 2010 të gazetës “Bleta dhe koshere”. Ajo është gruaja e parë, e cila i prish paragjykimet se burrat janë liderë në këtë zanat. Për këtë se Petja është bletarja më e mirë në Bullgari janë të njëzëshëm edhe në Klubin e bletarëve. Ajo merret me bletari tashmë 15 vjet. Para dhjetë vjetëve ajo dhe burri i saj blinin një rimorkio për transportimin e koshereve në vende të përshtatshme për kullotje. Kështu ata përdorin maksimalisht mundësitë për kullotje në rajonin e tyre dhe prodhojnë 10-12 tonë mjaltë për vit.

“Ndodhemi afër lumit Danub, ku ka kushte të përshtatshme për prodhimin e shumë llojeve mjalti – mjaltë akacie, luledielli, polifloral, etj. Rajoni është shumë i pasur dhe për këtë arsye merremi me bletari mobile tashmë 10 vjet. Filluam me katër familje bletësh dhe tani ato janë më se 700. Kushtet në rajonin tonë janë shumë të mira për rritjen e bletëve dhe kjo na stimulon të merremi me bletari. Tashmë kemi në dispozicion dhe një ndërtesë – kështu u lehtësua shumë puna për nxjerrjen e centrifugimin e mjaltit.

Në punë ndihmojnë të gjithë anëtarët e familjes – bashkëshorti i Petjas – Lëçezar, djali – Milen dhe vajza 11 vjeçare – Iva. “Tashmë 3 vjet prodhojmë edhe pjalm mjalti - ky është një produkt specifik, për tharjen e të cilit ka nevojë për kushte të posaçme dhe teknologji specifike, kështu që të ruhen cilësitë e tij të vlefshme. Tashmë kam përvojë të madhe, në sajë të së cilës po i përballoj vështirësitë e shumta në rritjen e një numri të madh të bletëve. Në stinën aktive na ndihmojnë disa punëtorë. Përveç me prodhimin e mjaltit merremi edhe me tharjen dhe paketimin e pjalmit. Për ne stina fillon gjatë prillit, kur çelin bimët e para për kullotje.”

Që nga viti 2006 Petja Ivanova merr pjesë në shumë ekspozita të bletarisë në tërë vendin, prej të cilave ka shumë çmime dhe njohje. Në sajë të këtyre ekspozitave ajo ka tërhequr shumë klientë nga tërë Bullgaria. Në vitin 2010 ajo mori pjesë edhe në ekspozitën e bletarisë në Monpelie, Francë. “Bletaria është një shkencë e madhe. Kur merresh me bletari duhet të kesh shumë dituri për shembull për përpunimin e drurit ose për kontabilitet. Bletët vuajnë nga shumë sëmundje dhe nëse nuk kesh përvojë edhe me to, bletët nuk do të mbijetojnë gjatë.”

Me shijen e jashtëzakonshme të mjaltit dhe me cilësinë e lart të tij Petja Ivanova vazhdon t’u përgjigj kritereve të larta të klientëve. Ajo pohon se për të dhe për familjen e saj kriza ekonomike nuk ekziston.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD