Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse dhe si Bullgaria po del nga recesioni

Pse dhe si po dalim nga recesioni. Përgjigja është e qartë. Eksporti i rritur gjatë muajve të fundit e tërhoqi ekonominë bullgare nga fundi. Ekspertët në këtë degë tashmë me guxim flasin për rritje. Ekonomia bullgare, që është e vogël, me treg të brendshëm të kufizuar, është në varësi të madhe dhe shumë e ndjeshme ndaj gjithçka që ndodhet rreth nesh. Një tendencë pozitive vihet re në prodhimin industrial. Rol kryesor luajti stabilizimi i ekonomisë në Gjermani, ku kompani bullgare realizojnë prodhimin e tyre. Një element pozitiv i eksportit bullgar gjatë 10 vjetëve të fundit është eksporti i produkteve të teknologjive të larta. Me gjithë se zë një pjesë të vogël në eksportin e përgjithshëm, ai u rrit nga 4 në 8 për qind. Produktet e teknologjive të larta janë nga pak produktet që në kohën e recesionit kanë shënuar rritje. Eksporti ka edhe nuanca negative. Pjesa më e madhe e eksportit bullgar është lidhur me resurset natyrore që janë në varësi për nga çmimi dhe volumi nga koniunktura e tregut. Këto janë metalet me ngjyrë, bakri etj. Çfarë po ndodh me investimet e huaja. Rënia e tyre është e konsiderueshme, por tendencat janë të përgjithshme si për vendet tona fqinje, ashtu edhe për ekonomitë e zhvilluara.

Cilat janë mundësitë dhe idetë për zhvillimin e ekonomisë bullgare?

“Në vend të parë – stimulimi i investimeve cilësore në prodhimet e teknologjive të larta – po përvijon faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë zëvendësministri i ekonomisë dhe energjetikës Evgeni Angellov. Gjatë 10 vjetëve të fundit investimet ishin përqendruar kryesisht në pronat e patundshme, institucionet financiare, tregtinë dhe në një pjesë jo të madhe të kapaciteteve produktive. Fakt i rëndësishëm është krijimi i vendeve “të gjelbra” të punës, sepse ne kemi tradita në prodhimin e pajisjeve elektrike dhe në sistemet energjetike, por ekonomia jonë ende po harxhon shumë energji. Këto tendenca për kapacitetet prodhuese që kursejnë energji elektrike janë pjesë e strategjisë për zhvillimin deri në vitin 2020. Tendenca e dytë është stimulimi i inovacioneve, kemi parasysh jo vetëm teknologjitë informative, por edhe inovacionet në po thuaj çdo një sektor. Rritja e kualifikimit të krahut të punës është prioritet, i cili është gërshetuar në shumë sektorë. Çfarë do qofsh politika ekonomike dhe sektorë prioritarë të krijojmë, ne si bazë duhet të kemi parasysh tre gjëra ku duhet të investohet vazhdimisht. Këto janë arsimi, infrastruktura, institucionet.”

Kohët e fundit flitet për nevojën e një modeli të ri të zhvillimit ekonomik. Evgeni Angellov mendon, se 4 gjëra janë me rëndësi vendimtare dhe duhet pa tjetër të bëhen pjesë e këtij modeli.

“Njëra është rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve të teknologjive të larta – shpjegoi ai. Në vend të dytë është rritja e vlerës së shtuar në industritë tradicionale, që bazohen mbi resurset natyrore dhe krahun e lirë të punës. Faktori tjetër është rritja e investimeve të huaja në industri, këtu kemi një avantazh, sepse pjesa e madhe e industrisë së rëndë në Evropën Perëndimore kalon në vendet e rajonit tonë. Dhe në vend të katërt – ta shndërrojmë Bullgarinë në një derë hyrëse për flukset e mëdha tregtare që vijnë në BE. Këtu kemi një sërë përparësish. Në këtë drejtim janë edhe bisedimet me partnerët tanë kinezë, sepse edhe për ta kjo është me leverdi të madhe.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kufiri i varfërisë në vitin 2025 do të jetë 638 leva /326.2 euro/

Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..

botuar më 24-09-27 6.01.MD

Fluksi më i madh i investimeve drejt Bullgarisë është nga Holanda

Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...

botuar më 24-09-20 6.31.MD

Qeveria lejoi furnizimin e mallrave dhe teknologjive nga Rusia për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..

botuar më 24-09-18 6.26.MD