Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë këngëtaren e xhazit Gergana Velinova

Foto: arkiv personal
Gergana Velinova është këngëtare e stilit xhaz, pedagoge dhe dirigjente. Emri i saj në Bullgari është i njohur ndër një rreth të kufizuar interpretuesish – prej shumë kohe Gergana banon përtej oqeanit.

Ajo ka lindur në Sofje, ka mbaruar kitarë klasike. Disa vite ka qenë anëtare e grupit të njohur muzikor për fëmijë “Pim Pam”, me të cilin ka udhëtuar në botë që në fëmijërinë e saj të hershme. Ka mësuar këndim të stilit xhaz në Los Anxhelos, pas kësaj ka mbaruar për master në Boston. Atje ka mësuar njëkohësisht në dy programe muzikë klasike dhe xhaz. Më vonë ka mësuar te këngëtarja e madhe bullgare e operës Stefka Evstatieva në Nju Jork. Ja më shumë hollësi nga biografia e saj për të cilat na tregoi vetë Gergana:

“Jam në Kanada tashmë 5 vjet. Për herë të parë u nisa nga Bullgaria në vitin 1993, si studente. Aktualisht banoj në Viktoria – Kanada. Kjo është pjesa më e ngrohtë e vendit. Është afër Siatël dhe Vankuvër, është shumë e bukur. Jam pedagoge në konservatorin e Viktoria (Jazz Department Faculty of the Victoria Conservatory of Music) në fakultetin për xhaz. Jam dirigjente e ansamblit vokal të xhazit këtu, kam një studio të madhe dhe mjaftë punë në konservator. Ndërkohë punoj me grupin tim, me të cilin japim koncerte dhe realizojmë projekte të ndryshme. Marr pjesë në kurse të specializuara për këngëtarë profesionalë, si dhe për amatorë.”

Deri përpara pak kohe Gergana udhëhiqte një prej koreve më të mëdha gospël në Viktoria. Ajo është krijuese gjithashtu e një prej koreve bullgare për fëmijë dhe e një shkolle pranë tij në Nju Jork. Aktualisht kori dhe shkolla vazhdojnë punën e tyre me dirigjent të ri.

“Gëzohem shumë për këtë album – thotë Gergana, sepse për herë të parë paraqitem si kompozitore, autore orkestrimesh dhe autore tekstesh. Kur isha në Bullgari në vitin 2004, me ndihmën e prindërve të mi dhe të një fotografi shumë të mirë arrita të botoj vargje të mia në anglisht dhe fotografi të mia. Shkruaj poezi që si fëmijë. Fillova të shkruaj në anglisht në vitin 2001. Titulli “The Thief” më pëlqeu për tekst të një kënge. Në album janë përfshirë 10 tituj. Shtatë prej tyre janë krejtësisht vepër të mi.

Në albumin “The Thief”, Gergana paraqitet bashkë me disa kolegë të saj, një ekip ndërkombëtar, në të cilin ka disa emra të njohur. “Për herë të parë pata mundësinë të ftoj disa kolegë të mi, të cilët respektoj dhe pëlqej shumë. Çdo verë në konservator zhvillohet një festival, ku japim mësime, bëjmë koncerte. Vijnë njerëz nga SHBA-ja, Kanadaja. Unë jam ndër pedagogët dhe interpretuesit në këtë festival. Tre prej muzikantëve, me të cilët incizuam diskun, vijnë në Viktoria vetëm për festivalin. Incizimet i realizuam vetëm brenda tri ditëve. Pas kësaj bashkë me producentin Joby Baker, i cili erdhi nga Londra, i përfunduam back vokalet. Pianisti është Misha Pjatigorski – rus për nga origjina, muzikant i njohur në Nju Jork, mbajtës i çmimit (“Thelonious Monk”), është pedagog në Manhattan School of Music. Perkusionisti është Willard Dyson – instrumentist me një biografi të pasur. Basisti është Neal Swanson – i cili është një legjendë në Kanada. Në fakt tërë ekipi është shumë i mirë dhe isha shumë e lumtur për të punuar me ta.”

Po të klikoni AUDIO do të dëgjoni disa pjesa prej albumit të ri të Gergana Velinovës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare fillon një turne në vend

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..

botuar më 25-02-26 6.00.PD

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD